Avionet braziliane gjejne pjese te A330

Avionet braziliane gjejne pjese te A330
Edhe pjesa më e madhe e forcave të armatosura franceze nuk kanë më asnjë dyshim për origjinën e copave të avionit të gjetura në Oqean. Ky pohim është deklaruar sot në Paris, nga burimet zyrtare, të cilat shtojnë gjithsesi "nuk ka hapësira për dyshime, edhe pse është ende e nevojshme të bëhet konfirmimi formal".

Ndërkaq, në Brazil janë caktuar 3 ditë zie kombëtare në kujtim të 228 viktimave të tragjedisë ajrore. Ministri brazilian i mbrojtjes Jobim, ka siguruar se pjesët e gjetura në largësi 1000 km nga brigjet braziliane janë ato që kërkoheshin. Sipas listës së shpërndarë nga Air France, në bord kishte 216 pasagjerë të 32 kombësive të ndryshme, mes të cilëve 61 francezë, 59 brazilianë, 26 gjermanë, 10 italianë. 12 të tjerët ishin pjesë e ekuipazhit, prej të cilëve 11 ishin francezë dhe 1 brazilian.


Ansa



Zyrtaret: Kutite e zeza mund te mos gjenden kurre

Zyrtaret e aviacionit francez thone se kutite e zeza te avionit qe u rrezua ne Atlantik ndoshta nuk do te gjenden me kurre. Megjithate ata premtuan se hetimet do te vazhdojne por rrethanat e ketij rasti jane shume te veshtira. Avioni i nisur prej Rio drejt Parisit me 228 persona ne bord u rrezua gjate udhetimit duke perfunduar ne Oqeanin Atlantik. Deri me tani jane gjetur disa ndenjese dhe objekte metalike, per te cilat nuk ka dyshim se jane te Airbus te kompanise Air France. Zyrtaret franceze thane se raporti paraprak mbi kete aksident ajror pritet te publikohet ne fund te qershorit.



Top Channel

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama