Parasysh merren të gjithë, që nga ato sportive nga pambuku deri tek modelet e mbrëmjes nga sateni. Sa është i popullarizuar mes të famshmëve, dëshmuan shumë ujë të cilat e veshën madje edhe në tepihun e kuq të ngjarjes më të madhe të modës në SHBA. Nëse koncepti i kombinezonit iu pëlqen, atëherë sigurisht do të gjeni model për vete. Këtë sezon sidomos janë të popullarizuar kombinezonet dimi që i përcjellin trendin e pantallonave, e mund të kaloi si në variant ditor ashtu edhe të mbrëmjes. Kombinezoni do t’iu ndihmojë ta zgjatni trupin, sidomos nëse bëhet fjalë për model me V prerje dhe nëse e vishni me taka të larta.
Modelet me këmbëza të shkurtra do të duken për mrekulli me këtë sezon, sandale gladiatore. Nëse kombinezoni iu duket monoton dhe jo praktik, duhet të shtendoseni dhe t’ia lejoni vetës pak më shumë imagjinatë. Me pak detaje të modës kjo pjesë ‘të gjitha në një’ mund të jetë shumë joshës. Një ditë, shami, një ditë stoli..kombinimet janë të shumta, vetëm e guxoni të eksperimentoni.
/GazetaExpress/











