- Në vend të kremrave të shtrenjtë, për kujdes ndaj lëkurës më mirë është që të përdorni tonik – thotë Roulou. Toneri largon nga fytyra shtresimin e kripës, mineraleve dhe klorit që mbetet pas larjes me ujë të ujësjellësit. Ai po ashtu mundëson që kremi ushqyes të depërtojë thellë në lëkurë. Është e nevojshme që ta veni menjëherë pas tonikut. Pilingun duhet bërë menjëherë pas vendosjes së tonikut. Pilingu duhet bërë 2-3 herë në javë.
Alergjia ndaj aromave artificiale
Produktet për lëkurë që përmbajnë alkool e thajnë lëkurën, prandaj do të duhej t’i evitojmë. Aromat sintetike, të shënjuar me emrat “fragance” apo “parfum”, janë shkaktarët kryesorë të reagimeve alergjike, thotë Roulou.











