Luana si nis dita jote, si mbyllet?
Unë zgjohem në 07:00 të mëngjesit. Këtë periudhë jam dhe shumë e angazhuar me shkollën duke qenë se jam në vit të katërt të gjimnazit. Më pas vazhdoj me provat e fiksit. Pastaj merrem me aktivitete të tjera që mund te kem në axhendën ditore ose mund të shkoj në shtëpi të merrem me mësimet. Në orën tetë bëj regjistrimet reale të programit në “Top Channel”.
Kafe, palestër, vrap?
Kafe, palestër, vrap nuk ka në ditën time.
Velinë e “Fiks Fare” dhe imazh i “Digitalb”. Si ndihesh?
U bënë dy vite si velinë e “Fiks Fare” dhe si imazh i “DigitAlb”. Ndihem mirë. Në “Fiks fare” e ndiej veten si në shtëpinë time, stafi më ka bërë të ndihem si pjesë e familjes. Ndërsa si imazh marr kënaqësinë e televizionit. Të dyja i bëj me qejf, janë bërë tashmë pjesë e imja. Gjithashtu, e besoj që ka qenë fat televizioni për mua, e për ta ruajtur këtë fat duhet aftësi.
Një velinë nga një imazh, ku ndahen dhe ku bashkohen tek Luana?
Janë dy gjëra të ndryshme nga njëra-tjetra, pasi si imazh unë përfaqësoj një kompani prestigjioze siç është “Digitalb” dhe përveç paraqitjes rol të rëndësishëm luan dhe komunikimi. Ndërsa të qenit velinë je më shumë në rolin e një kokete. Pastaj ka dhe gjëra të tjera që e plotësojnë si kërcimi.
Ti dhe Livia jeni të vetmet velina që keni rezistuar kaq gjatë në “Fiks fare”. Pse?
Nuk e di arsyen e vërtetë, mbase publiku e di më shumë. Megjithatë, na erdhi e papritur oferta e dytë nga drejtuesit e programit. Di të them që ishte surprizë e bukur për ne.
Komunikimi jashtë emisionit me Saimirin dhe Doktorin cili është?
Do t’i quaja vëllezërit e mëdhenj. Shkëmbejmë shumë batuta, dhe na bëjnë të qeshim pa fund. Por mbi të gjitha janë një mbështetje e madhe për ne. Po ashtu të të duan kolegët, që ke afër është treçereku i punës për ta bërë punën me qejf.
A je kthyer ndonjëherë në “incident” për shembull të vonohet emisioni për shkakun tënd?
Çdokujt nga ne i ndodh, por përveç faktit që gjithka kthehet në batutë asgjë tjetër s’ndodh.
A mund ta përshkruash veten më tej?
Eee, në fakt nuk jam fare e zonja për të përshkruar veten. Por duke ia lënë vlerësimin Marinës sepse është dhe njeriu që më njeh më mirë le të themi “Mistrecja e shtëpisë”. (qesh)
Brenda kësaj vajzës mistrece çfarë fshihet dhe çfarë dominon?
I them vetes që ajo që nuk duhet të më mungojë është ambicja, sidomos në Shqipëri dhe në kohën që jetojmë kur konkurrenca është shumë e fortë. Ka momente që bëhem egoiste, por vetëm për gjërat që kanë lidhje me mua.
Egoiste për gjërat e tua, për shembull?
Po ja se fundmi kam marrë një mace në shtëpi, dhe jam aq xheloze për të sa s’dua të ma prekë asnjë nga motrat. (qesh)
E kthejnë djemtë kokën kur kalon në rrugë, dhe si të flasin?
Epo normal që ndodh kjo pasi edhe nëse nuk je velinë djemtë shqiptarë do të të flasin. Ndihem mjaft mirë kur hedhin komplimente që janë vlerësuese ndaj meje.
Kurioziteti i shtyn të gjithë të dinë nëse jeni e dashuruar?
Të them të drejtën nuk më pëlqen aspak ta ndaj jetën time private me të tjerët duke qenë se është diçka e imja intime. Megjithatë për të shuar kureshtjen mund t’ju them që Luana është e lumtur dhe jashtë studiove të “Top Channel”.
Çfarë bën për të mbajtur trupin në formë?
Asgjë. Ha gjithçka që dua. Më lart thashë që palestrën nuk e frekuentoj. Besoj më ndihmon metabolizmi që kam dhe mbi të gjitha faleminderit Zotit!
Për cilët tipa meshkuj mendon se je e preferuar, tërheqëse…?
Këtë akoma nuk e kam zbuluar por s’besoj se duhet të më pyesesh mua për këtë pyetje…
Po ty cilët tipa të pëlqejnë?
Nuk është se mendoj gjithmonë atë idealin, ashtu siç përgjithësisht në gjithë mendjet e vajzave krijohet. Kjo tek unë nuk ndodh.
Ke vendosur për degën ku do ndjekësh studimet?
Më pëlqen ekonomiku, dega e administrim-biznesit, por akoma s’e kam vendosur përfundimisht më duhet të konsultohem përsëri me Marinën.
E pyet familjen për vendimet që merr?
Eshtë shumë e rëndësishme për mua.
Të tremb jeta, e ardhmja jote kështu?
Normal që nuk më tremb. Madje mund të them që mezi po pres ta jetoj atë deri në fund dhe të shoh ç’më ka rezervuar e ardhmja...
Një velinë e ngre zërin?
Kur i shkelet e drejta.
Një velinë nuk kërcen kurrë?
Në asnjë vend që nuk është studio e “Fiks fare” (qesh)
Një velinë nuk mund të buzëqeshë?
Si gjithë të tjerët..kur është në kulmin e nervave.
Një velinë mendon se politika....?
S’ka lidhje me të.
Një velinë e ndien krizën ekonomike..?
Po e ndien se dhe ne marrim rroga…
Një velinë kur rrëzohet çfarë bën?
Ngrihet shpejt
Një velinë ka respekt për velinat?
Normal, i njoh disa prej tyre dhe kam respekt për to.
PanoramaPlus











