Zyrtaret H1N1 jo aq i rrezikshem sa pandemia e vitit 1918

Zyrtarët: H1N1, jo aq i rrezikshëm sa pandemia e vitit 1918

Nancy Cox, zyrtare në Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha të premten se shkencëtarët nuk kanë gjetur të njëjta gjene në gripin e tanishëm, i cili ka shkaktuar vdekjen e 15 personave në Meksikë dhe të një personi në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Barak Obama shprehu optimizëm se virusi do të mbahet nën kontroll por ai shtoi se mbetet shumë për të bërë.

Numri i rasteve të konfirmuara të virusit H1N1 po rritet në të gjithë botën. Epiqendra e këtij gripi, Meksika thuajse është paralizuar e tëra në përpjekje për frenimin e sëmundjes.

Autoritetet meksikane njoftojnë për qindra raste të tjera ndërkohë në Shtetet e Bashkuara numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 141. Të premten, Franca, Danimarka dhe Hong Kongu konfirmuan rastet e tyre të para duke iu shtuar edhe 9 vendeve të tjera të cilat kanë pasur pak raste të prekjes nga sëmundja.

Autoritetet në Meksikë thonë se virusi H1N1 duket se është i lehtë për t\'u trajtuar me ilaçe antivirale nëse mjekimi bëhet menjëherë.

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë mbyllur kufirin me Meksikën por po i këshillojnë njerëzit të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në vendin fqinj. Të njëjtin rekomandim kanë bërë edhe vende të tjera.



Voa

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama