Edi Paloka Martohet per te dyten here dhe pret femijen e dyte

Edi Paloka Martohet për të dytën herë dhe pret fëmijën e dytë
Pas një lidhje mbi tre vjeçare me të dashurën e tij Dasara Mema ai ka zyrtarizuar lidhjen e tij dhe madje pak ditë më parë është kthyer nga Viena, ku kanë kaluar “Muajin e Mjaltit”.

HISTORIA

Fushata zgjedhore e gjen me impenjime familjare deputetin e PD-së, Edi Paloka. Për më pak se një muaj bashkëshortja e tij do të sjellë në jetë fëmijën e parë të tyre. Ndërsa ai do të bëhet baba përsëri, pas vajzës 17 vjeçare që ka nga martesa e parë. Një lidhje dashurie që ka shkuar mirë për të këtë herë.

Dasara, është 25 vjeç dhe ka mbaruar studimet në Universitetin e New York-ut në vitin 2007. Edi e ka mbajur gjithmonë larg publikut por tashmë lidhje e tyre është zyrtarizuar. Edhe pse ai komentohet si një njeri që mban lidhje të shkurtra në një interivstë para pak kohësh ka pohuar se “dua të kem një lidhje të gjatë dhe të përjetshme mundësisht. Por duke parë se është disi e vështirë të krijosh lidhje të tilla pasi gjithmonë krijohen probleme, jam stepur”. Por këtë herë ka ndodhur ndryshe. Dasara, vajza brune e diplomuar për filozofi duket se i ka kthyer besimin tek martesa dhe lidhjet e gjata.

Në fakt Edi nuk kishte bërë asnjë plan por gjërat kanë rrjedhur në të tillë mënyrë që e kanë çuar këtë lidhje drejt hapit të madh. Nuk kanë bërë ndonjë festë të madhe gjithçka është kaluar me qetësi, por çifti ka realizuar një Muaj Mjalti në Austri, vend prej të cilit nuk kanë pak që janë kthyer. Në fakt marrëdhënia e tyre e nisur qysh kur Dasara ka qenë studente ka pasur ngritjet dhe uljet e veta. Megjithatë të dy ndihen shumë mirë tashmë dhe janë mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin. I kufizuar në daljet publike paparacëve nuk u ka shpëtuar një nga rastet e vetme që Edi merrte me vete Dasarën në koncertin e grupit të madh “Deep Purple”, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, foto që edhe po e servirim.



Bluetooth

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama