5 deshirat e make up

5 dëshirat e make up
Shtoi pak çmenduri make up-it. Guxo pak më shumë. Zgjidh një ngjyrë të fortë për buzët. Vendos rimelin ashtu siç nuk ke provuar më parë... Do të jesh e parezistueshme

Vetullat në pah

Dizenjojnë vetullën kështu: jo shumë të trasha, natyrale dhe jo shumë të harkuara.

Si realizohen

Me një laps kafe të errët, asnjëherë të zi, bëhen vijëzime në drejtim të qimeve dhe pastaj krihen me një furçë. Për të fiksuar gjithçka përdoret një hijezues i së njëjtës ngjyrë mbi vetulla. Pluhuri e fikson më shumë lapsin.

Një ide më shumë

Nëse kërkoni një efekt të shumuar dhe natyral në vend të lapsit është më mirë të përdorni një eye shadow në formë pluhuri dhe aplikojeni pjerrtas me një penel.Dizenjojnë vetullën kështu: jo shumë të trasha, natyrale dhe jo shumë të harkuara.

Si realizohen

Me një laps kafe të errët, asnjëherë të zi, bëhen vijëzime në drejtim të qimeve dhe pastaj krihen me një furçë. Për të fiksuar gjithçka përdoret një hijezues i së njëjtës ngjyrë mbi vetulla. Pluhuri e fikson më shumë lapsin.

Një ide më shumë

Nëse kërkoni një efekt të shumuar dhe natyral në vend të lapsit është më mirë të përdorni një eye shadow në formë pluhuri dhe aplikojeni pjerrtas me një penel.


Qerpikë të tufëzuar

Duke parë sfilatat, si ato të modeleve në pasarelë si ato të yjeve të Hollywood-it mbi tapetin e kuq, ai që bën ligjin është rimeli: i zi edhe për biondet, veçse i aplikuar në një tjetër mënyrë.

Si realizohen

Pasi të keni krehur qerpikët, vendoset shtresa e parë e rielit. Pastaj pritet një minutë sa të thahet mirë dhe më pas kalohet mbi qerpikë furça e ngjyer mirë me produkt. Por jo mbi gjithë gjatësinë, vetëm tek majat.

Një ide më shumë

Nëse e keni ekzagjeruar me rielin, nuk ka nevojë të përdorni furçën. Mjafton të përplasni sytë pesë-gjashtë herë dhe kështu produkti do të shpërndahet në mënyrë uniforme.

Buzë transparente

Kjo verë e vë theksin mbi buzë. Me një një make-up sysh në tonet pastel, ato që bëjnë diferencën janë buzët, falë ngjyrave që variojnë nga e purpurta tek portokallia fosforeshente.

Si realizohen

Në fillim vizatohet me një laps konturi dhe më pas me të ngjyrosen edhe buzët. Më pas vendoset buzëkuqi, që këshillohet të jetë i së njëjtës ngjyrë me lapsin. Për t’i bërë buzët më seksuale në fund vendoset një gloss transparent.

Një ide më shumë

Që buzëkuqi të zgjasë më shumë, vendosni në fillim mbi buzë pak fondëtintë, që krijon një shtresë mbrojtëse dhe e bën grimin të zgjasë më shumë.


Flokë “Let it go”

Po bëhet gjithnjë e më shumë i pranishëm. Modeli me tufëzat anësore kornizojnë fytyrën dhe nxjerrin në pak vështrimin.

Si realizohen

Kjo prerje e re flokësh quhet “Let it go”: realizohet në flokët e gjatë dhe të drejtë. Formohet një vizë e drejtë në mes dhe krijohen dy onde me pjastër.

Mollëza prej kukulle


Është momenti i look-ut romantik. Të paktën për faqet është e domosdoshme roza me efekt Barbie. Nuanca ideale për të ëmbëlsuar fytyrën dhe për t’u dukur edhe më femërore.

Si realizohen

Sekreti për të përhapur blush-in me efekt kukulle është të qëndrosh para pasqyrës të buzëqeshësh dhe pastaj ta aplikosh pikërisht në zonën ku faqet tërhiqen. Vendos pak produkt dhe përhape të kahun orar

Një ide më shumë

Ky lloj truku u shkon veçanërisht atyre që kanë fytyrë ovale. Nëse fytyra është në formë rrumbullake, produkti duhet të aplikohet me një penelatë që nis në qendër të faqes dhe zgjatet në drejtim të veshëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama