E trashe dhe seksi

E trashë dhe seksi
Pa marrë parasysh se a keni 5, 15 apo 25 kg më shumë, përzgjedhja adekuate e rrobave intime, menjëherë do t’ju bëjë që të dukeni më e hollë, thotë Rejd. Brekët e stilit të Brixhit Xhonsit edhe pse jo të hijshme dhe paksa qesharake, ndikojnë në ngushtimin e ijeve, e shtrëngojnë barkun dhe e definojnë belin. E njëjta gjë arrihet edhe me sutienët “me tel”, të cilët i ngrehin gjinjtë dhe i forcojnë ata, duke i dhënë trupit formën e orës së rërës. Hapi tjetër deri te pamja seksi, janë çorapet formësuese të najlonit. Ato i ngrehin vithet, duke i bërë të duken më të vogla dhe më të ngushta, duke e ofruar pamjen kah dimensionet e dëshiruara. Përpos rrobave intime që përshtaten me vijat e trupit, rrobat me numër adekuat i “shkrijnë” edhe 5 kg të tjerë.

Mos vishni rroba tepër të ngushta apo tepër të gjera, meqë do të dukeni edhe më e trashë sesa që jeni. E njëjta gjë vlen edhe për rrobat me motive të luleve, dhe me vija të tërthorta. Për këtë shkak, kombinimet njëngjyrëshe të toneve të errëta janë gjithmonë zgjidhja më e mirë. Përpos që do të dukeni më e gjatë dhe më e zhdërvjelltë, do të keni edhe një stil të lartë, duke qenë se rrobat e tilla është lehtë që t’i kombinoni dhe përshtatni me detaje të ngjyrave të kthjellëta, si psh me shalle dhe stoli adekuate. Përcaktohuni për tonet që përshtaten me ngjyrën e flokëve dhe të tenit, si psh tonet e gështenjta për leshkuqet, apo ato të kaltra për bionde.


  • Rripi i hollë bën që trupi juaj të ketë formë të orës së rërës, kurse rripi i gjerë (në formë të korsesë), për një pamje fëmijërore.
  • Rrobat me grykë në formë të shkronjës “V” e tërheqin vëmendjen nga ijët dhe beli i trashë.
  • Qaforet dhe byzylykët e mëdha me ngjyra intensive e tërheqin vëmendjen nga beli dhe barku. Vathët varës e zgjasin vizualisht qafën.
  • Për dallim nga vijat e pjerrëta, që na bëjnë të dukemi më të trashë, shkencëtarët nga Nju-Jorku thonë se vijat horizontale e ngushtojnë figurën, përkundër mendimit të mëparshëm se ato na bëjnë të dukemi më të trashë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama