Nëse i keni flokët e shkurtër duhet që të jeni vetvetja dhe të ndiheni sa më mirë me një vizion të përshtatur me tendencat e reja të modës për flokët e shkurtra. Duhet që prerja e flokëve të jetë vërtet shumë profesionale dhe e përshtatur me një ngjyrë perfekte. Duhet të jenë të pranishme ngjyrat e forta sepse prerjet e shkurtra i pranojnë këto ngjyra. Stilimi i flokëve me prerje të shkurtër duhet të jetë gjithashtu me tendencat vjeshtë - dimër 2006-2007, që i dedikohet një look-u modern dhe shumë të freskët për mbrëmje festive. Por mund të bëni një ndryshim ekstrem duke dalë në një mbrëmje me “look” totalisht të paimagjinuar për ata që ju njohin. Falë teknologjive të reja, të bëni një zgjatje të flokeve tuaj (extension), dhe të jeni vërtet në qendër të vëmendjes duke përshtatur dhe një stilim me shumë sharm dhe klas siç janë tendencat për "First class". Imazhi do të jetë perfekt me flokë të gjatë me një grim të pasur ku këtë vit dominojnë pluhurat e ngjyrës platin dhe ato në ngjyrë floriri. Tonet e syve duhet të jenë të nxehta dhe të shkëlqejnë, por që shkojnë përgjithësisht me një bizhu të vetme.
Po nëse e kam flokun të gjatë, cilat janë modelet me klas për një mbrëmje të veçantë?
Nëse ke flokë të gjatë natyralë duhet të arrijmë në një look sa më të përshtatshëm me të gjithë imazhin, që duhet të jetë në harmoni me karakterin dhe rrethin shoqëror të personit në fjalë. Por mundet që edhe këtu të krijojmë një pamje tërësisht të re nëpërmjet një prerjeje shumë të fortë të flokëve dhe duke arritur t’i shkurtojmë ato në mënyrë të ndjeshme. Por edhe stilimi i tyre në një mënyre të re dhe moderne do të bënte që të ndihej fort prezenca e dikujt në një mbrëmje festive. Edhe lyerja e flokëve me një variacion të ri dhe me ngjyrat më të reja. E rëndësishme është që mënyrat janë të pafundme në varësi edhe të personit.











