Veshje te zjarrta

Veshje të zjarrta
Jo vetëm stilisti Valentini ka zbritur në pasarelat botërore me të kuqen e tij të famshme. Edhe emra të tjerë si Versace apo Blugirl kanë stiluar mbi copat e zjarrta.Për të gjitha ato që kanë karakter të vendosur, këshilla është vetëm një: e kuqe brilante, e dukshme, e ndezur. Kush pëlqen tonet më neutrale mund të synojë të kuqen e fikur. Ndërsa ato që duan t’i japin look-ut një prekje ngjyrash, mund të zgjedhë aksesorët e kuq nga koka tek këmbët: këpucë, doreza, çantë apo edhe flokë në nuancë të kuqe që tërheqin me një shikim.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama