Rimeli më Praktik
Për të aplikuar sa më mirë rimelin është e rëndësishme të mos e lëkundni dorën dhe aplikimi do të jetë më i lehtë edhe për duart jo shumë eksperte.
Rimeli i Përkulur
Shumë make up artistë këshillojnë që para se të aplikoni rimelin, përdorni kthyesen e qerpikëve. Sepse nëse qerpikët janë të kthyer nga sipër duken sikur janë të lyera me rimel.
Rimeli Voluminoz
Rimeli, pasi thahet, shpesh herë duket i zymtë. Përdorni rimel që ruan dritën dhe që u jep syve një efekt të dukshëm dhe brilant.
Rimeli i Përshtatshëm
Nëse qerpikët janë të krehura mirë dhe të ndara nga njëri tjetri, rimeli përshtatet shumë lehtë në çdo qerpik. Duhet të aplikoni rimel që ka një furçë të dendur që zgjat dhe ndan qerpikët tuaj.
Rimeli shumë Voluminoz
Qerpikët e hollë dhe jo shumë të dendur kanë nevojë për një produkt më specifik. Specialistët këshillojnë se në të tilla raste aplikoni rimel voluminoz që kanë dy baza ngjyrash, një e bardhë, që iu jep qerpikëve një efekt voluminoz dhe të padukshëm dhe nga ana tjetër baza e zezë që i zgjat.
Rimeli më në Mode
Tendencat e fundit në botën e makiazhit këshillojnë që t’iu japim qerpikëve ngjyra, mbi të gjitha tek majat. Ngjyrat që rekomandohen janë lejlaja për sytë me ngjyra të errëta dhe jeshile për sytë me ngjyra më tropikale.
Rimeli që Zgjat Qerpikët
Për të pasur qerpikë më të gjatë duhet të përdorni rimel që krijon një efekt zgjatues rreth qerpikëve me furçë që përhap në mënyrë perfekte produktin.
Rimeli më i Kompletuar
Nëse doni të dendësoni, volumizoni dhe të zgjasni qerpikët ju duhet një rimel me shumë funksione dhe me një furcë elastike, të shpeshtë që përhap produktin në çdo qerpik.
Rimel Permanent
Nëse preferon të lyesh qerpikët e poshtëm, por ke frikë se mbas disa orësh bëhet i zymtë, përdor një produkt me funksion ëater proof (kundra ujit).
Rimeli Kurues
Dhe qerpikët dobësohen. Për t’i forcuar duhet një rimel i pasur me vitamina dhe ekstrakte bimore.
Bluetooth











