Financial Times zbulon arsyet e vizites se Berluskonit ne Tirane

Financial Times zbulon arsyet e vizitës së Berluskonit në Tiranë
Një projekt i madh energjetik që përfshin një faturë të madhe është në tavolinë për tu nënshkruar kur Silvio Berluskonoi Kryeministër i Italisë të takojë nesër në Tiranë Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Kriza energjetike kronike në Shqipëri dhe ambicia e zotit Berisha për të ngritur një park energjetik në qendër të Europës, por në një shtet të varfër, ka hapur një treg të ri për shumë kompani italiane. Një arsye tjetër urgjente për zotin Berisha janë zgjedhjet elektorale të qershorit 2009-të. Shiptarët të lodhur me “black out” mund ta shohin si zgjedhje projektin e parkut energjetik. Po kështu Z. Berisha ka bërë edhe një ftesë joshëse për investitorët “Shqipëria një euro”. Zoti Berisha po ofron kushte tërheqëse për investitorët por njerëzit e përfshirë në projekte, thonë se firmat e huaja mund të përballen me vështirësi. Ata japin paralajmërimin se vendi është i përfshirë nga korrupsioni, mungesa e transparence në procedurat e aprovimit, mosmarrëveshje për tokën dhe rezistencë nga ambjentalistët shqiptarë.

Programi sipas ministrit të Energjetikës Genc Ruli është për të firomosur dy projekte energjetike me vlerë 1 dhe 1.5 miliard euro duke kontraktuar Falcone group dhe Micanden, firmë ndërtuese siciliane. Këtu kosnsiston edhe vizita e Berluskonit në Tiranë për nënshkrimin e dy kontrateve. Njëra me vlerë 1 miliardë euro, kontratë që shkon për grupin Falcone të Italisë për ndërtimin e një uzine rigazifikimi pranë Fierit dhe një tubacion gazi nën det për në Itali. Marrëveshje e dytë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane me vlerë 1.5 miliardë euro shkon për Mocandën, firmë ndërtuese siciliane për projektin e prodhimit të energjisë me anë të erës, në gadishullin e Karaburunit si dhe një kabëll energjie që do të shkojë nga Adriatiku në Itali. Projekti për sigurimin e energjisë me anë të erës nga Moncada do të përfshijë 260 turbina duke e bërë këtë një nga projektet më të mëdha në Europë. Defiçiti energjetik i Italisë dhe problemet ndërkombëtare e bëjnë Shqipërinë një opsion atraktiv për burimet energjertike. Por pritet që Mocanda energji të përballet me rivalin ASG Poëer dhe me Sëiss-based, kompani që 75 për qind të aksioneve i ka një shqiptar i Kosovës me emrin Agim Gjinali.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama