Një incident i rëndë në një nëndetëse ruse ka shënuar 20 persona të vdekur, ndërkohë që aksidenti nuklear kujton tragjedinë e Kurskut. Incidenti sipas burimeve mbetet misterioz, pasi nuk dihet ende saktësisht se çfarë ka ndodhur. Zëdhënësi i marinës, Igor Dygalo, është limituar vetëm në informimin e ngjarjes se “gjithçka ndodhi gjatë një testi për kapacitet e motorrit në një nëndetëse ruse. Pas kësaj ndodhi një defekt në sistemin e shurajes së zjarrit në bord”. Bilanci sipas tij, janë më shumë se 20 të vdekur. Sipas komnadës ruse, nuk ka asnjë lloj rreziku nuklear, pasi nuk ka pasur rrjehdje të lëndëve radiokative në ujërat e detit. Ndërkohë që ekuipazhi është transportuar në një tjetër anije në Paqësor, ndërkohë që 21 të tjerë që mësohet se janë lënduar nga shpërthimi janë shoqëruar në drejtim të bazës për të marrë ndihmën mjekësore.
Mbetet i dyshimtë fakti se si nuk ka funksionuar sistemi për shuarjen e zjarrit. Sipas disa ekspertëve, zjarri në amibete të tilla të mbylluar në nëndetëses mund të jetë vëretë me pasoja për jetën, dhe për ta shuar atë nevojitet shkuma kimime, që mund të jetë edhe toksike, por jo aq sa të shkaktojë vdekje të tilla. Dyshues mbetet edhe testi që po bëhej në nëndetëse. Mësohet se në bord kanë qenë 208 personave, nga të cilët vetë 81 ushtarakë: të tjetër me shumë gjasa kanë qenë inxhinierë dhe teknikë të kantierit.
Megjithëse emri i nëndetëses nuk është bërë zyrtarisht i ditur mësohet se bëhet fjalë për një tip “Nerpa”. Pas kësaj, është njoftuar me urgjencë presidenti Dmitry Medvedev, i cili ka urdhëruar hapjen e një hetimi dhe ndihmën për familjet e viktimave. Aksidenti me i rende i ketij lloji qe ka ndodhur ne Rusi eshte ai i 12 gushtit 2000, kur nga mbytja e nendeteses “Kursk” gjeten vdekjen 118 marinare.
Gazeta: Shekulli











