Gjatë intervistës që ka zgjatur rreth 70 minuta Fazlliç ka dekalruar gjithashtu se do të vazhdojë miqësinë e tij me shefin e qeverisë Berisha dhe politikanët e tjerë shqiptarë, ndërsa ka deklaruar se ka një pasuri për 50 milionë. Fazlliç ka mohur çdo akuzë të ngritur ndaj tij në shqtypi shqiptar dhe ka ka folur për kompanitë e tij në Tiranë. Pas intervsitës bisznemeni Serbo -Boshnjak ka shmangur mediat duke u larguar nga prapa ndërtesës së televizionit Klan. Ai është nisur menjëherë në Rinas, duke mos u takuar me asnjë gazetarë apo zyrtar tjetër në vend. ai ëshët shoqëruar deri në Rians nga gazetajra e klanit Desada Metaj.
Biznesmeni Serbo -Boshnjak Fazlliç akuzohet per shantazh financiar dhe kryerejen e nje serë veprimesh të paligjshme në vendin tonë, për të cilat do të thotë variantin e tij në këtë intervistë. Prezenca e tij në Tiranë vjen në një moment kur politika e ka kthyer ndalimin e tij në çështje dite duke akuzuar drejperdrejt kryeministrin e vendit, Sali Berisha si te implikuar familjarisht në çështje korruptive.
Ndërkaq, ai ka deklaruar se është i gatshëm të paraqitet në Prokurori sapo kjo e fundit të kërkojë fletë-thirrjen. Më tej, Fazlliç ka thënë se e gjithë pasuria e tij është 50 milionë euro si dhe raportet me kryeminsitrin Berisha dhe minsitrin e Jashtëm Lulzim Basha, ndërkohë që ky i fundit është shpjeguar nga opozita se ka favorizuar ngritjen e bizneseve të Fazlliç në kohën kur drejtonte Ministrinë e Transporteve.
OraNews











