Brunilda Telefonata e fundit me Kosten

Brunilda: Telefonata e fundit me Kostën

Dëshmia

Dhe pse në një gjendje tejet të rëndë psikologjike, grupi i hetimit ka mundur t’i shkëpusë pak fjalë bashkëshortes së të ndjerit Trebicka. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, dëshmia e Brunildës është siguruar në orët e vona të së premtes. Pyetjet e oficerëve janë përqendruar në komunikimin e fundit të Brunildës me bashkëshortin e saj dhe nëse ka qenë në dijeni të udhëtimit të tij në Korçë.

Sipas burimeve mësohet se Burnilda ka konfirmuar udhëtimin e parashikuar të Trebickës për gjah në këtë zonë dhe sipas saj, gjuetia ishte një ndër pasionet e tij. “Kosta vinte herë pas here për gjah në këtë zonë, ndërsa unë nuk e di nëse ka qenë me njerëz të tjerë”,-mësohet të ketë thënë ajo për grupin hetimor. Nga ajo sa ka rrëfyer bashkëshortja e Trebickës mësohet se gjatë ditës së premte, ajo ka komunikuar dy herë në telefon me të shoqin: fillimisht në mëngjes dhe për herë të fundit, pak kohë përpara aksidentit fatal.

“Gjatë paraditese kam telefonuar mbi 10 herë, por me thënë të drejtën nuk kam qenë në merak, sepse e dija qënë këto zona nuk ka valë telefoni. Ka qenë Kosta ai që më ka marrë gjatë drekës, pasi kishte parë telefonatat e mia. Komunikuam normalisht dhe më tregoi si i kishte shkuar dita. Nuk më tha asnjë që të më bënte merak”-mësohet të ketë thënë Brunilda për grupin e hetimit. Burime të grupit të hetimit bëjnë të ditur se bashkëshortja e Trebickës nuk ka dëshmuar për ndonjë presion të kohëve të fundit ndaj të shoqit. Qëllimi i udhëtimit të Trebickës, sipas saj ka qenë vetëm gjahu dhe kaq. Ndërkohë që për miqtë e të ndjerit, vdekja misterioze mbetet e pashpjegueshme, po aq sa edhe udhëtimi i Kosta Trebickës, i pashoqëruar nga askush në këto anë.


Gazeta: Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama