Në një intervistë për gazetën "Shqip", vetëm 24 orë përpara përkujtimit të ditës, kur themeluesi i Partisë Demokratike u ekzekutua barbarisht vetëm pak metra afër selisë së forcës politike, që themeloi së bashku me një grup studentësh dhe intelektualësh, ai nuk ka ëmëshirëë për askënd që ka luftuar në të gjallë dhe në të vdekur ish-shefin dhe mikun e tij. Edhe pse ai përfaqëson një shoqatë që mban emrin e emblemës së partisë, që aktualisht është në pushtet, nuk druhet në asnjë fjali për të hedhur ësiluraë, jo vetëm mbi ëlakenjtë e PD- sëë, që jo vetëm se kanë dashur Azemin në të gjallë, por e kanë luftuar dhe përdorur emrin e tij edhe pas vdekjes. Gjithashtu po aq ë i pamëshirshëmë, Gryka është edhe ndaj ëgjysmësë tjetër të spektrit politik shqiptar: të majtët. Sipas tij, të dy krahët janë njësoj përgjegjës për vrasjen e Hajdarit dhe mos zbardhjen përfundimtare të ekzekutimit të tij. ëJanë dënuar vetëm ushtarët që realizuan vrasjen dhe jo ideatorët dhe urdhëruesin, të cilët janë mes dy krahëve politikëë. Pasazhe interesante në këtë rrëfim të Grykës, janë edhe ato kur ai rrëfen për kohën përpara atentatit fatal: mesazhet dhe telefonata kërcënuese me jetë edhe nga njerëz të PD-së, apo sesi Berisha dhe lidershipi i PD- së, ka përdorur pas vdekjes së Azemit, familjen e tij dhe bashkëshorten, duke i premtuar për ta kandiduar si deputete në Shijak dhe mashtruar gjithmonë...ë
Pyetje - Zoti Gryka, ju prej 10 vjetësh jeni kryetar i shoqatës ëAzem Hajdarië. Por njiheni edhe si një nga njerëzit më të ngushtë të tij, deri në ditën e atentatit fatal, natën e 12 shtatorit 1998. Ka ngelur vetëm një ditë që na ndajnë nga 10-vjetori i vrasjes së themeluesit, ish-kryetarit dhe deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit. Dhe jo vetëm nga institucionet evropiane është kërkuar rihapja e ëështjesëë
- Faktikisht ëështja është duke u rihapur. Dhe këtë gjë nuk po e kërkon vetëm Bashkimi Evropian si një nga pikat-kusht për anëtarësimin e Shqipërisë aty, në këtë familje, por edhe ne si shoqatë, familja e Hajdarit, madje edhe të akuzuar si ekzekutorë e bashkëpunëtorë në vrasjen e Azemit. Kjo sepse ngjarja është trajtuar dhe është ëmbyllurë, pa nxjerrë në shesh gjithë të vërtetën. Në vrasjen e Azemit, tashmë e quajtur si ëe shekullitë për vendin tonë, ka kontribuar politika. Dhe kjo tashmë, dihet. Nuk mund të prehet i qetë Azemi i vdekur vetëm me dënimin e disa ushtarëve pjesëmarrës në këtë ngjarjeë
Pyetje ë Kontributi ië Azem Hajdarit për demokracinë në përgjithësi dhe për PD-në në vecanti tashmë dihet dhe njihet. Por figura e tij është shfrytëzuar fuqishëm edhe pas vdekjes. Dihet sesi përfundoi ceremonia e varrimit të tij në 14 tetor 1998ëPor edhe gjatë fushatave të Partisë Demokratike në 8 vite opozitë, emri, vepra, familja e tij, kanë qenë tejet të anonëuar nga lidershipi i PD-së. Tani kjo parti është në pushtet prej më shumë se tri vitesh. Nuk ka pasur asnjë sinjal, të paktën të bërë publik, për të rihapur ëështjen dhe ëuar përpara drejtësisë urdhëruesit e vrasjes, sië edhe është premtuar përpara marrjes së pushtetit.
- është e vërtetë. Janë plot 8 vjet që gjatë qëndrimit në opozitë lidershipi i Partisë Demokratike dhe veëanërisht vetë kreu i saj z. Berisha bënë akuza tejet të forta ndaj të majtës, lidhur me vrasjen e Azemit. Ato u intensifikuan deri në ekstrem, duke u përmendur edhe emra konkret të lidershipit të PS-së, në atë kohë kur ishte në pushtet. Gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005, që e sollën edhe në pushtet, Berisha premtoi se një nga gjërat e para që do të bënte kur të ishin ulur në karriget që ka ende sot, do të ishte rihapja e ëështjes ëHajdarië. Këtu jemi, pas tri vitesh. Nuk e bëri një gjë të tillë. Por jo vetëm kaq, se ajo ngjarje një ditë do të zbardhet dhe sëka rëndësi nga kush, por ai u tregua shumë i pamoralshëm nga ana tjetër, sepse sa herë që i ka interesuar dhe i intereson, e përdor emrin e Azem Hajdarit për kredite personale brenda partisë dhe elektoralit, por edhe për show politik. Duket se ka ëharruarë, se në kohën kur z. Theodhori Sollaku ishte Prokuror i Përgjithshëm, deklaroi me bindje të plotë se: nuk mund të zbardhet vrasja e Azemit me të tillë prokuror që janë pjesë e sajë Tani gjërat kanë ndryshuar. Prokurorin e Përgjithshëm nuk e kontrollon më e majta. Po themi që është e pavarur. Pyes, përse nuk e nxit dhe inkurajonë!
Pyetje: Ka dy vjet që është përfunduar monumenti i Azem Hajdarit. Qeveria vendosi të vendosej në qendër të Parkut Rinia, por bashkia e bllokoi. Në këtë përvjetor të vrasjes ka ndonjë sinjal se mund tëi gjendet një vend monumentit të Hajdarit në Tiranëëë
- Fillimisht, qeveria Berisha vendosi që monumenti i Azemit të ishte në qendër të parkut ëRiniaë, fare afër një kumarxhoreje gjigande. Zoti Rama, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, gjoja kundërshtoi duke e bllokuar vendosjen e monumentit. E gjithë kjo maskaradë, ishte një lojë e trashë e gjithë atyre që e sulmuan Azemin dhe e vranë. Kryeministri sëu ndie më për këtë ëështjeë Ideatorët janë përsëri në të dy kampet. Rezultatië. Edhe tani që komunikojmë bashkë, monumenti i krijuar nga një prej skulptorëve më të njohur shqiptar, dergjet mes pluhurit, në magazinat e atyre që morën fondet për krijimin e tij.
Pyetje- Dakord. është një skandal. Po ju si shoqatë e vetme që përfaqësoni veprën dhe emrin e Azem Hajdarit, ëfarë keni bërë për ta zhbllokuar këtë situatë.
- Shoqata jonë që në fillim kundërshtoi fort, duke bërë të qartë se busti duhet të vendoset në sheshin e Qytetit Studenti ose pranë Parlamentit, aty ku Azemi mori plumbat. Duket, dhe në fakt është e sigurt, se sëka asnjë shans që edhe në këtë përvjetor, ai të vendoset në një nga sheshet e Tiranës. Të paktën aty ku kontribuoi për lindjen e pluralizmit me bashkëstudentët, apo aty ku derdhi edhe gjakun.
Pyetje- Keni informacion nëse Partia Demokratike, do të organizojë aktivitete me rastin e 10-vjetorit të vrasjes së themeluesit të saj
- Jo nuk duket asnjë shenjë, përveë ndonjë dokumentari të sponsorizuar nga Ministria e Kulturës. Besoj se do të bëjnë ndonjë formalitet banal, sië kanë ëdo do vit më 12 shtator. Do ëojnë ca buqeta e kurora te busti i tij, të cilin e kanë vetëm 10 metra afër zyrave të tyre luksoze, te selia e PD-sëëKy lidership i PD-së, nuk e ka dashur Azemin edhe kur ishte gjallë, jo më ta respektojë tani. Ndryshon puna kur të nisin fushatën elektorale. Sëkanë për të lënë rast pa e përmendur. Përveë atyre që thamë më lartë, eksponent të kësaj partie dhe deputetë të saj, arrijnë deri aty (është injorancë dhe turp i paprecedentë), saqë të guxojnë të më dërgojnë mesazhe kritikuese mua si kryetar i shoqatës, për faktin se pse ne i dërguam familjes së Dritan Hoxhës ngushëllimet e shoqatës, pas aksidentit tragjik. Jo të gjithë por ata që ëbëjnë ligjinë, aty aktualisht, Azemin e kanë përzënë nga selia e partisë që vetë themeloi, vetëm pak kohë para se ta vrisnin. Por jo vetëm kaq. E përjashtuan nga PD -ja dhe ia hoqën imunitetin. Mbaj mend që u detyruam të merrnim me qira një zyrë të vogël te Piaca asaj kohe.
Pyetje- Përveë faktit që kreu i PS-së dhe i bashkisë Edi Rama, ka bllokuar vendosjen e monumentit të Azem Hajdarit, ju si shoqatë prisni më shumë nga ai ( Rama), si një nga njerëzit e parë të bashkuar me lëvizjet demokratike në fillim të viteve 90.
- Natyrisht. Dhe do ishte normale nëse kthehemi prapa në kohë, përsa i përket pozicionimeve dhe aktivitetit të Edi Ramës, në periudhën kur Azemi drejtonte studentët por edhe më vonë. Z. Rama si dhjetorist duhej të distancohej nga klanet e implikuara nga e majta dhe duhej të kontribuonte për rihapjen e ëështjes ëHajdarië, e cila nga ana tjetër mund të ishte një armë e fortë kundër mazhorancës. Por po vepron njësoj si ata të tjerët që mbajnë ëvrasjen e shekullitë mbi shpinë. Përse, të paktën në rolin e kryetarit të opozitës, qoftë edhe për të bërë fushatë, nuk ja kujton Berishës se përse i ka ëharruarë pretendimet dhe premtimet për zbardhjen deri në fund të vrasjes së Azemitë. Përse nuk i kujtojnë (Berishës) që të urdhërojë policinë për të gjetur autorët e hedhjeve me tritol të memorialeve të Azem Hajdarit, në Lazarat dhe Memaliasë. Sëka ndonjë sekret të madh pas gjithë kësaj. Edhe kjo heshtje, është pjesë e paktitë.
Pyetje - është përfolur shumë këto ditë për një vizitë të Berishës në vendlindjen e tij Tropojë, (përpara katër ditësh në Shkodër e pohoi edhe publikisht) por edhe në ështëpinëë e Azem Hajdari, pas 11 viteshë
- Berisha duhet të shkojë me patjetër në vendlindjen e tij, Tropojë, dhe ndoshta shkon se ka 11 vjet që i është shmangur këtij udhëtimi, që kur e ëuan djemtë demokratë të Shkodrës. Dhe ai e di mirë që për atë është një kosto e madhe kjo shmangie. Qoftë politike, qoftë morale. Në Tropojën e Azem Hajdarit, Berisha nuk ka armiq por miq, ashtu si edhe në Lazarat e në gjithë Shqipërinë. Nëse nuk shkon në këto dy vende që vetë i ka etiketuar si djepe të demokracisë, atëherë problemi është i tiji personal dhe jo i popullit demokrat të Tropojës. Por edhe nëse shkon, nga pikëpamja fizike, atij sëka për tëi hyrë asnjë gjemb në këmbë. Ai e di vetë se nga ëfarë ka frikë në Tropojë. Ka frikë nga pyetjet për vrasjen e Azemit. Ka frikë të ëjapë llogarië se kush e urdhëroi vrasjen e tij dhe se përse autorët e vërtetë nuk shkojnë përpara drejtësisë tani që i ka të gjitha në dorë.
Pyetje - Po marrëdhëniet e shoqatës suaj me Berishën si kanë qenë këto 10 vjet?
- Nuk ekzistojnë, dhe këtë situatë e ka vendosur vetë ai të jetë kështu. Shoqata jonë ka bërë memorialë të Azemit në të gjithë Shqipërinë dhe z. Berisha nuk ka marrë pjesë në asnjë inaugurim, kur dihet se ai nuk mungon për të prerë shirita edhe mbi një grumbull ëakull. Ka dërguar sa për sy e faqe lakenjtë e tij, të cilët për vite të tëra e sulmuan Azemin me të gjitha mënyrat e mundshme. Në Kongresin e Shoqatës erdhi vërtet por nga zori apo halli. Asnjëherë sëna ka ofruar ndihmë, qoftë edhe morale. Askujt nga shoqata nuk i është ofruar të paktën një punë, edhe pse në radhët tona ka qindra intelektualë të përgatitur në fushat e tyre, të cilëve në kongresin tonë në vitin 1999, ju tha: ju jeni PD-ja e vërtetë. Erdhi në pushtet më në fund, por anëtarët e ëPD-së së vërtetëë vazhdojnë të jenë pa punë.. Përkundrazi, ka sot shumë punonjës të Partisë së Punës, të cilët janë bërë shefa policie apo punojnë në sektorë të tjerë të rëndësishëm të shtetit, gjatë qeverisjes së PD-së. Janë ata, që edhe pse e luftuan Azemin, morën shpërblimin duke qenë sot deputetë të PD-së. Janë po ata me të cilët u përleshëm te stadiumi ëDinamoë dhe nëpër Gjykata në gjyqet e Sindikatave. Dalja e Azemit në krye të Sindikatave atëherë, ju prishi punë të dy kampeveë politike, të majtë dhe të djathtë, sepse të dyja palët kishin dorë në vjedhjen e pronave të Sindikatave. Gjithashtu edhe z. Bamir Topi, sot President i Shqipërisë, duhet tëë kontribuojë për zbardhjen përfundimtare të ëështjes ëAzem Hajdarië ( E falenderojmë si shoqatë për dekorimin që i bëri dje me urdhrin Gjergj Kastrioti)), jo vetëm se ka qenë miku i tij,(Azemi i qëndroi pranë kur PD-ja, e hodhi jashtë nga partia), por edhe si president i së djathtës dhe kryetar i KLD - së. I vetmi personalitet në këtë vend ish- Presidenti Moisiu, u tregoi shqiptarëve se Azemi mund të ketë vetëm një emër, ëNderi i Kombitë dhe kjo u bë e mundur pasi Shoqata jonë ia kishte kërkuar disa herë këtë gjë. Ne më pas organizuam një vizitë të tij në Lazarat, ku u prit si asnjë politikan tjetër, por edhe zoti Moisiu e mbajti fjalën që ju dha lazaratësve, për dritat, ujin dhe rrugët. Gjatë kësaj vizite inauguruam edhe memorialin e Azemit.
Pyetje - Kemi parë që bashkëshortja e Azem Hajdarit, Fatmira, duket se ka hequr dorë përfundimisht nga ambiciet politike, por edhe nga PD-ja (përveë rasteve kur e thërrasin në mitingje elektorale me gjithë fëmijët)?
- Jo nuk është kështu realiteti. Nuk ka hequr dorë znj. Fatmira, por e ka lënë jashtë lidershipi i PD-së, të njëjtit që luftuan edhe Azemin.ë Znj. Fatmira Hajdari mund të ishte deputete e parlamentit shqiptar, jo vetëm se është e veja e të ndjerit Azem Hajdari, por kur shikon me keqardhje përfaqësues tëë Parlamentit, disa deputetë me nivel zero, mendoj se znj. Hajdari mund ta përfaqësonte shumë më mirë dhe mund të ëonteë përpara ato ideale që Azemi sëarriti dot tëi bënte dot realitet. Berisha e ka gënjyer disa herë për ëështjen e kandidimit. Ndërkohë, kur ishte në opozitë, nuk linte rast pa e marrë bashkë me fëmijët në tribunë, për të marrë votat e Azemit që janë me qindra e mijëra. Duhen faqe të tëra gazete për të treguar se ëfarë stresi ka kaluar ajo dhe gjithë familja para vrasjes së Azemit. Në kohën e vrasjes së Azemit, gjithë familja jetonte si në rrethim, si pasojë e kërcënimeve me vdekje, ndërkohë që ministër rendi ka qenë njeriu, me të cilin Berisha negocion sot për ta futur në koalicionin e djathtë.
Pyetje- Ke qenë një nga njerëzit më afërt të Hajdarit. Thonë se edhe celularët privatë, tëi linte ty. Mund të më thuash diëka për kohën përpara vrasjes?
- Po. Mesazhet kërcënuese ishin të shpeshta. Mund të kujtoj se vetëm pak ditë përpara më kanë telefonuar dhe më kanë dërguar mesazhin: Thuaj atij (Azemit), të heqë dorë nga sulmet ndaj PD-së, përndryshe është i vdekur. Ndërkohë, kërcënimet kanë qenë nga më të ndryshmet, deri për zhdukje të familjes së tij. ë
Pyetje ë Kur merrnit këto mesazhe dhe kërcënime, i njoftonit strukturat përkatëse të shtetit.
- Po. Azemi për cdo gjë informonte strukturat përkatëse edhe si qytetar, edhe si deputet, edhe si ish-kryetar i komisionit për rendin dhe SHIK-un dhe si kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen. Të gjitha këto janë të dokumentuara dhe mund të vërtetohen, ashtu si dhe telefonata e fundit përpara vrasjes, që e nxori në pritë.
Pyetje-Po ju, si njeriu më i afërt, iu ka thirrur prokuroria për ëështjen ëHajdari?
- Po, jam ndër tre të parët që ka thirrur prokuroria për hetimin e vrasjes së Azemit. Kanë qenë Berisha, Nano dhe unë. Berisha, sië dihet, asnjëherë nuk shkoi, edhe atëherë kur deklaronte se nuk kishte besim te prokuroria dhe tani që nuk është Sollaku dhe Rakipi. Ndërkohë, Fatos Nano nuk shkoi, pasi deklaroi se ënë prokurori le të shkojnë ata që e kanë vrarë vërtet dhe lehin nëpër media kotë. Edhe unë, faktikisht nuk shkova, sepse respektova ëmë të madhinë. Aq më tepër që Berisha, vetëm dhjetë minuta pas vrasjes, publikisht, si njeri me dijeni të plotë për atentatin, nxori listën e atyre që shkrepën armët për vrasjen e Azemit, por i ka mbetur të thotë se kush e ideoi dhe urdhëroi vrasjen e tij. ë
Pyetje - Diëka të fundit për dhjetëvjetorin e vrasjes së Azemitë ë
- Në këtë dhjetëvjetor të derdhjes së gjakut të babait të demokracisë shqiptare dhe mikut tim të ngushtë, iu them të gjithë atyre lakenjve politikë, që kanë kontribuar në ëfarëdolloj mënyrë për eliminimin e tij fizik dhe vazhdojnë të na luftojnë dhe kërcojnë edhe ne, që mbajmë gjallë emrin dhe veprën e tij si shoqatë, se do të përfundojnë si mos më keq. Ky nuk është kërcënim, por haqet e lapangjozëve do të lahen, se Azemi vërtet nuk jeton më, por me monument në sheshet e Tiranës, apo pa atë, ai është një hero që demokratët e vërtetë e duan.
Gazeta: Shqip











