Z. ambasador, keni qenë në Shqipëri për afro një vit tashmë. Cilat janë përshtypjet tuajaë
Ka qenë një vit absolutisht i jashtëzakonshëm. Një prej viteve më të mira të jetës sime, në shumë mënyra. është një kënaqësi, madje privilegj, që jam këtu. Kam pasur mundësinë të udhëtoj pak në vend dhe Shqipëria është një vend kaq i bukur. Kudo që të shkosh, në zonat malore, në bregdet, në lugina, është thjesht e mrekullueshme. është një vend shumë i pasur në kulturë, në histori, madje do thosha edhe në menëuri njerëzore. është privilegj i madh për mua të flas me njerëzit dhe të mësoj prej tyre. Dhe kjo është, vërtet, pjesa më e mirë, njerëzit këtu. Janë të ngrohtë, miqësorë, mikpritës ndaj të huajve. Të bën të ndihesh si në shtëpinë tënde. Do thosha gjithashtu, tek i shoh shqiptarët, ditë pas dite, se sa punëtorë janë dhe se si nuk rreshtin përpjekjet për ta bërë jetën e tyre tani më të mirë dhe për të krijuar mundësi edhe më të mira për fëmijët e tyre. Kjo është një histori mbresëlënëse dhe, në fakt, është frymëzim i përditshëm për mua kur shoh që ndodh kjo.
Duke hedhur vështrimin mbi vitin e kaluar, cilat mendoni se ishin arritjet e kësaj periudheë
Kam pasur fatin të isha këtu kur ndodhën një numër ngjarjesh shumë domethënëse, madje historike. E para dhe, në disa kuptime më mbresëlënësja, ishte arritja e pavarësisë së Kosovës. Ajo ëka ndodhi deri në këtë zhvillim të mrekullueshëm dhe vetë dita, 17 shkurti, ishin vërtet thjesht madhështore. Shikoje historinë e një populli që, për tepër kohë kish qenë në mes të konflikteve dhe toka e të cilit për tepër kohë kishte qenë nën zotërimin e të tjerëve, po fitonte lirinë. Dhe mendoj se nuk ka absolutisht asnjë dhuratë më të mrekullueshme se sa të jesh i lirë në tokën tënde të lirë.
E dyta ishte sigurisht ftesa e Shqipërisë në Aleancën e NATO-s. Edhe ky ishte një hap përpara në histori. Ishte lëvizja e parë e një shtyse historike, asaj dëshire historike të popullit shqiptar për të qenë pjesë e Evropës, për tëu integruar në Evropë, sië kishte qenë trashëgimia e tyre historike qysh prej kohës së Skënderbeut. Edhe një herë, kjo ishte diëka që kur e shihje, mendoje që po kthehej një fletë e re në vëllimin e historisë. Ajo ftesë, dhe kjo është diëka shumë e rëndësishme, ai hap, ftesa, ishte hapi i parë.
Përgjatë rrugës është edhe një hap tjetër i rëndësishëm. Ky është ratifikimi i anëtarësisë në NATO nga parlamentet e vendeve të Aleancës. Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Bush kohët e fundit bënë deklarata shumë të forta mbi këtë; Departamenti i Shtetit, si dhe kjo Ambasadë, kanë qenë mbështetëse shumë të forta dhe të zëshme që ratifikimi të ndodhë sa më parë që të jetë e mundur. Të mërkurën, Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë do të zhvillojë një seancë dëgjimore që, mes temave të tjera, do të diskutojë raundin e ardhshëm të zgjerimit të NATO-s, ëka sigurisht, përfshin kandidaturat e Shqipërisë dhe Kroacisë. Unë shpresoj që në këtë seancë do të jepen argumente të forta që Senati duhet të ecë përpara me ratifikimin shumë shpejt. Shqipëria e meriton këtë hap, e ka fituar këtë hap, dhe unë shpresoj që në këtë drejtim të kemi lajme të mira së shpejti.
Janë edhe anëtarët e tjerë të Aleancës. Por mendoj që ratifikimi nga Shtetet e Bashkuara do të nënkuptojë shumë; sigurisht që do të nënkuptojë shumë për njerëzit këtu në Shqipëri dhe për këdo, përfshi edhe këtë Ambasadë që ka punuar aq shumë në këtë drejtim.
Kjo ishte pjesa e bukur. Nga ana tjetër, cilat mendoni se kanë qenë problemet gjatë kësaj periudheë
Ngjarja më e madhe, më tragjike, ishte sigurisht ajo e shpërthimeve në Gërdec. Mendoj që duhet të fillojmë gjithmonë, të mbajmë në mend gjithmonë, faktin që kjo ishte një tragjedi njerëzore, me përmasa të mëdha, që përfshiu humbje të pafata jete, shkatërrim pronash, lëndim e plagosje njerëzish që humbën edhe shtëpitë e tyre. Ne po punojmë shumë, sië e dini, me qeverinë shqiptare, për ta pastruar zonën dhe për të bërë të mundur që njerëzit të kthehen. Por, ashtu sië është zona sot, ne kemi ende shqetësime për sigurinë e saj.
Kam folur shumë herë edhe duke u thelluar mbi hetimin e tragjedisë së Gërdecit. Vetëm mund të përsëris atë që kam thënë më parë: që hetimi duhet të jetë i gjithanshëm, transparent, i paanshëm dhe i papolitizuar.
Problemi i dytë që do të ngrija është problemi i korrupsionit. Ka shumë përpjekje që bëhen për të luftuar korrupsionin, por ka ende tepër korrupsion dhe lufta duhet të vazhdojë. Një prej paraardhësve të mi, ambasadori Xhefri, dikur pati thënë që korrupsioni po vret, me këto fjalë, vret, vendin. Këto janë fjalë të rënda, por jo tepër të rënda kur bëhet fjalë për korrupsionin. Ne, qeveria e ShBA, do të donim të bënim gjithëka mundemi për të ndihmuar në këtë luftë kundër korrupsionit. Jeni në dijeni që autoriteti Sfida e Mijëvjeëarit ka miratuar një Program të Dytë Pragu për Shqipërinë. Ky program do të ofrojë fonde dhe ekspertizë të përqendruar te lufta kundër korrupsionit.
Sië kam rekomanduar në të kaluarën, mendoj se një prej hapave kyë që mund të ndërmerren në këtë drejtim ka të bëjë me imunitetin e anëtarëve të Parlamentit. Dhe do tëu bëja thirrje përsëri qeverisë dhe opozitës ë më lejoni të theksoj, edhe qeverisë edhe opozitës ë që të bashkohen për të marrë masa mbi ëështjen e imunitetit.
Një tjetër problem që është shumë i rëndësishëm për ne është problemi i trafikimit njerëzor. është edhe problemi i trafikimit të narkotikëve, por tani doja të përqendrohem te trafikimi njerëzor. Kjo ishte një fushë në të cilën, sipas Raportit tonë për Trafikimin e Personave, Shqipëria, për fat të keq, shënoi hapa prapa. Duam të punojmë fort për ta zmbrapsur këtë, për ta ëuar Shqipërinë përsëri në drejtimin përpara gjatë vitit të ardhshëm.
Kategoria e katërt që do përmendja: reformat demokratike. është shumë-shumë e rëndësishme që këto reforma të ecin përpara, në drejtim pozitiv, sa më shpejt që të jetë e mundur. Sa më shumë i afrohet Shqipëria anëtarësimit në NATO, dhe sidomos sapo Shqipëria të ketë arritur anëtarësimin në NATO ë dhe unë, personalisht, kam besim që Shqipëria do ta arrijë këtë ë aq më shumë do të rritet mbikëqyrja mbi reformat, aq më të larta do të jenë standardet, dhe aq më të larta do të jenë pritshmëritë. Do të jetë shumë e rëndësishme, me rëndësi kritike, që Shqipëria tëi përmbushë këto standarde dhe pritshmëri.
Ka shumë fusha në të cilat ne dhe partnerët e NATO-s do të mbajmë sytë. Do të donim të shihnim një ligj që e forcon Prokurorin e Përgjithshëm dhe jo që e dobëson institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Do të donim të shikonim masa që do të rrisin dhe jo të pengojnë liritë e medias. Radio, televizioni, media e shkruar, duhet të operojnë në liri të plotë. Do të donim të shikonim tëi jepet fund politizimit të institucioneve të ndryshme, si për shembull shërbimet e policisë dhe ato sekrete.
Si gjithmonë, kemi të gjithë vullnetin për të punuar me autoritetet shqiptare, grupet private, institucionet ndërkombëtare, për ta ndihmuar Shqipërinë tëi arrijë ato standarde. E di që janë standarde të larta, por mendoj se nuk janë thjesht për anëtarësimin në NATO, por për të ardhmen e një Shqipërie demokratike. ë
Si do tëi karakterizonit marrëdhëniet mes ShBA dhe Shqipërisë aktualishtë
ShBA dhe Shqipëria si vende, populli amerikan dhe populli shqiptar si popuj, janë miqtë më të mirë. Marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Si shembuj të llojit të miqve që Shqipëria ka, mund të fillojmë sigurisht me Presidentin Bush. Ai është një mik i madh i Shqipërisë. Ai do të largohet nga posti së shpejti, për shkak të zgjedhjeve, por Shqipëria do të vazhdojë të ketë miq me poste të larta në qeverinë amerikane. Senatorët MekKein dhe Baiden janë shumë të familjarizuar me rajonin e Ballkanit në përgjithësi dhe Shqipërinë në veëanti. Po ju tregoj edhe një ndodhi personale me senatorin Obama. Senatori Obama ishte kryetari i nënkomitetit që mbikëqyri seancën dëgjimore për konfirmimin tim si ambasador këtu. Ai drejtoi pyetje të mira, pyetje të vështira, por ato pyetje tregonin shumë qartë si dijen, ashtu edhe respektin e tij për Shqipërinë.
Thashë që Shqipëria dhe Amerika janë miqtë më të mirë dhe marrëdhëniet mes tyre janë të shkëlqyera. Si miq, ne hera-herës flasim shumë hapur me njëri-tjetrin. Ofrojmë kritika konstruktive për njëri-tjetrin, por mendoj se duhet bërë shumë e qartë që nuk ka asgjë personale në të folurit hapur dhe ndershëm me një mik. Të folurit e tillë synon të ndihmojë mikun dhe jo ta kritikojë atë negativisht. Kjo është ajo që bëjnë miqtë. Flasin hapur dhe drejtpërdrejt, por miqësia mbetet dhe nuk do të ndryshojë.
Pas pushimeve, cilat janë ëështjet te të cilat do të përqendroheni në muajt e ardhshëmë
është pyetje shumë me vend dhe diëka për të cilën këtu në ambasadë mendojmë shumë. Një prej gjërave që kam përmendur, por po e përsëris, është që hetimi i Gërdecit është shumë i rëndësishëm. Përveë kësaj, do të nxisja përparim të shpejtë me Kodin Zgjedhor dhe reformën në gjyqësor. Këto duhen përfunduar dhe duhen kryer shumë mirë. Sigurisht, presim zgjedhjet e ardhshme vitin tjetër dhe është shumë e rëndësishme që përgatitjet për to të përparojnë shpejt. Sistemi i regjistrit civil, kartat kombëtare të identitetit, këto janë elementë shumë të rëndësishëm për të siguruar që zgjedhjet vitin e ardhshëm nuk do të hasin mungesa apo ëoroditje, që nuk ka pikëpyetje mbi sa i hapur dhe i ndershëm do të jetë procesi. Do të shpresonim që në fushat e këtyre përgatitjeve të ketë përparim të shpejtë. Do të thoshim që tani nuk është koha për zënka politike në lidhje me proceset zgjedhore. është koha që qeveria dhe opozita, përsëri, të demonstrojnë udhëheqësi, të sigurojnë që ëdo gjë do të jetë gati përpara verës së ardhshme.
Një tjetër ëështje që do ta shohim nga afër është problemi i vazhduar i ëmilitarizimit të mbetur nga koha e Hoxhës, të gjitha armët e vjetra dhe të paqëndrueshme që gjenden ende në vend. Shpresojmë të punojmë ngushtë për planin e qeverisë për ëmilitarizimin me aleatët tanë evropianë në përpjekje për të eliminuar rreziqet që paraqesin këto armë të mbetura.
Pas vizitës tuaj në ShBA, jeni takuar me Presidentin Topi, Kryeministrin Berisha dhe dje me kryetarin e PS-së, Rama. Ambasada u shpreh që po i informonit udhëheqësit mbi takimet tuaja në ShBA. Cili ishte qëllimi i këtyre takimeveë
Kur isha në ShBA, kreva një sërë takimesh në Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë dhe në ato takime pata mundësinë të shkëmbej informacion me njerëz në këto dy institucione. Kishin shumë pyetje mbi zhvillimet në Shqipëri dhe unë kisha shumë pyetje mbi ngjarje që mund të ndodhin në Uashington e që prekin Shqipërinë dhe rajonin në përgjithësi, si për shembull, cili është statusi i procesit për ratifikimin e anëtarësimit në NATO. E kam bërë zakon që kur kthehem këtu informoj udhëheqësit kryesorë këtu, në qeveri dhe opozitë, një ide mbi atë se cili është të menduarit aktualisht dhe cilat janë ngjarjet aktuale në ShBA. E meqë ra fjala, do të takohem sot (dje ë shënim i redaktorit) pasdite me ministrin Basha. Mendoj se tema kryesore që pata në të gjitha këto diskutime ishte që marrëdhëniet janë të forta, dhe që Uashingtoni ka interes në përparimin në shumë fushat që përmenda. Ishin të interesuar për zhvillimet më të fundit lidhur me Gërdecin, më të fundit lidhur me Kosovën nga perspektiva e Shqipërisë, në statusin e tanishëm të reformave. Këto ishin temat e diskutimeve.
Ju faleminderit zoti ambasador, edhe në emër të gazetës ëShqipë dhe lexuesve të saj!
Ambasadori Uidhers: Më lejoni ta mbyll me një pohim të thjeshtë. Viti im i parë në Shqipëri ka qenë i jashtëzakonshëm. Pres me kënaqësi të madhe vitin tjetër, i cili shpresoj dhe pres të jetë edhe më i jashtëzakonshëm se i pari. Faleminderit shumë!ë
Ratifikimië
Sot seanca dëgjimore në Senat
Ambasadori Uithers thotë se edhe një hap tjetër i rëndësishëm është ratifikimi i anëtarësisë në NATO nga parlamentet e vendeve të Aleancës. ëShtëpia e Bardhë dhe Presidenti Bush kohët e fundit bënë deklarata shumë të forta mbi këtë; Departamenti i Shtetit, si dhe kjo Ambasadë, kanë qenë mbështetëse shumë të forta dhe të zëshme që ratifikimi të ndodhë sa më parë që të jetë e mundur. Të mërkurën, Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, do të zhvillojë një seancë dëgjimore që, mes temave të tjera, do të diskutojë raundin e ardhshëm të zgjerimit të NATO-s, ëka sigurisht, përfshin kandidaturat e Shqipërisë dhe Kroacisë. Unë shpresoj që në këtë seancë do të jepen argumente të forta që Senati duhet të ecë përpara me ratifikimin shumë shpejt. Shqipëria e meriton këtë hap, e ka fituar këtë hap, dhe unë shpresoj që në këtë drejtim të kemi lajme të mira së shpejti.
Janë edhe anëtarët e tjerë të Aleancës. Por mendoj që ratifikimi nga Shtetet e Bashkuara, do të nënkuptojë shumë; sigurisht që do të nënkuptojë shumë për njerëzit këtu në Shqipëri dhe për këdo, përfshi edhe këtë Ambasadë që ka punuar aq shumë në këtë drejtimë, tregon ambasadori amerikan.
Gazeta: Shqip











