Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Numeratori Telefonik i Shqiperise
Lojra ne Internet
Video Shqiptare, Humor, filma
Albania
Hapesira
Artikull Lajm

Celesi, Guida e Tiranes
  Kreu | Argetim | Personazh



Tani me Drinin po mendojmė pėr njė fėmijė
Sonila Meēo rrėfen ambicjet e reja tė punės nė Tv Klan, kėshillat e Andi Bejtes pėr profesionin e gazetares, dhe jetėn brenda njė apartamenti me Drini Jasėn Nga “TV Klan”, nė Top Channel, Vizion + e sėrish nė TV Klan.
Çfarë keni fituar dhe humbur gjatë kësaj eksperience televizive nga një ekran në tjetrin?

Teksa rritesh profesionalisht i largohesh pashmangshmërisht gjithnjë e më shumë zonës së konfortit dhe ajo çka arkivon dendur janë përvoja dhe reagimi karshi tyre. Në asnjë rast nuk do të mund të flisja për humbje, gjithçka provova e dua sepse më bëri mua. Ashtu mes dilemash, por duke mos bërë kompromise me “rehatin” apo “rrugicën qorre” drejt suksesit.

Si ishte atmosfera që gjetët në “Tv Klan”? Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Reis Çiçon dhe Desada Metaj?

“Tv Klan” është shndërruar në një industri të vërtetë mediatike, andaj ardhjen aty asesi nuk mund ta quaj rikthim. Unë nuk jam ajo, që isha 7 vite më parë e “Klan” aq më pak. Jemi rritur të dy, pavarësisht njëri-tjetrit, kemi flirtuar së largu si dy “ish” të vjetër, duke qenë të ndërgjegjshëm se në një vend të vogël si yni, me një fushë mediatike të limituar ai mbetet ekran i preferuar i shqiptarëve e unë personazh mediatik me dëshira gjithherët të pashtershme.

Keni pohuar madje me zë të lartë se arsyeja e largimit tuaj ishte Andi Bejtja. Si është Bejtja si drejtor, dhe sa për qind të suksesit tuaj ia dedikoni atij?

Nuk parapëlqeva të flas në media për ikjen sepse ajo ka dy anë, edhe ardhjen për diku. Dhe në këtë ardhje, një arsye e fortë për të besuar, patjetër është edhe emri i Bejtes, gazetarit dhe opinionistit të njohur të medias shqiptare, që di të ndërtojë skuadër dhe të motivojë. Të dy përpjekjet mungojnë dukshëm në median shqiptare, por edhe kur ekzistojnë qëllimet janë tejet të mbrapshta. Të bësh media dhe jo ta shpërdorosh, këtë më ka mësuar bukur Andi Bejtja dhe fatmirësisht jo vetëm mua.

Një spikere lajmesh, sa të vështirë e ka të ndryshojë ekran?

Me ç’duket nuk e ka edhe aq po të gjykosh nga lëvizjet e pashtershme në tregun mediatik të spikerave të ndryshëm. Nuk është mirë për publikun, jo aq për ekranin dhe aspak për vetë personazhin mediatik. Por ja që publikohen veç pasojat e pakkush këmbëngul të zbulojë arsyet e vërteta, që në fakt nuk dëshmojnë paqëndrueshmëri apo dilema personale, por të mediave nga ndodh “rrjedhja”.

Ju jeni tipi që përshtateni lehtë, apo ju trembin ndryshimet?

Jeta është një proçes zhvillimi, kombinim i gjendjeve në të cilat duhet të kalojmë. Nëse dështojmë, kjo ndodh sepse zgjedhim një gjendje të caktuar dhe vendosim të qëndrojmë në të për gjatë. Njeriu mëson të përshtatet sepse rrethanat shpesh prevalojnë, por ndryshimi nuk do të thotë t’iu shmangesh atyre, përkundër nuk ka pse t’i lejosh vetes kufizimin, kur ke talentin dhe vullnetin për të dhënë më shumë.

Por “Vizion +” ishte televizioni që promovoi fuqishëm imazhin tuaj. Për çfarë ju vjen keq më shumë, pas largimit?

Kalova tre vite të jetës sime në atë ekran, ngjarje të mëdha, nga ato që shënjojnë epoka. Kjo mundësi është fatlume dhe këtë e di shumë mirë ai, që e njeh këtë profesion. Ne e kapim rastin por nuk jemi gjë tjetër veçse krijime të vetvetes, të asaj që mendojmë e besojmë. Ky është imazhi ynë, askush tjetër nuk mund ta tjetërsojë, por sigurisht mund të kontribuojë në të. Dhe di t’ja njoh meritat “Vizion +” në këtë proces. Por vjen një çast kur të gjithë zotërojmë fuqinë për të zgjedhur dhe askush nuk ka mundësi t’i përvidhet nevojës për të zgjedhur.

Gjithashtu aty u promovuat si moderatore e “Logos”. Planet për një emision të ri në “Tv Klan?

Vëzhgo, studio, por mbi të gjitha mendo mirë dhe kur një ide frymëzon çmendurisht mendjen, vepro. Kjo është motoja ime për t’i rezistuar konkurrencës se fortë mediatike. Mendja sapo ka nisur të impresionohet nga ca “behje” interesante idesh, dhe jam në koordinatat mes mendimit dhe veprimit.

Ndërkohë ju kemi lexuar me “Rrëfimet e natës”, rrëfime ku shfaqeni sa romantike aq edhe me prirje filozofike. A mund të përputhet elokuenca me talentin në të shkruar?

Të kesh diçka për të thënë e ta thuash në mënyrën më të denjë të mundshme. Kaq kam tentuar me guximin e një njeriu, që muzikën e preferuar ka librat. Të gjitha qëniet njerëzore kanë nevojë të dëgjojnë e tregojnë histori në mos të jetojnë prej tyre. Unë deri këtu guxoj.

Cila është jeta juaj e ditës, natës, pra jeta që bëni jashtë ekranit?

Mënyra si kalojmë ditët është mënyra si shpenzojmë jetën. E ajo çka duam nga jeta është një lumturi xhenuine e vijueshme. Për këtë me ndihmon Drini, familja, të shtrenjtët e mi. Përkushtimi i devotshëm ndaj tyre është përpjekja ime më e madhe.

Si janë të ardhurat tuaja, dhe a mund të ma përshkruani jetën që bëni?

Nëse do të ndihesh i pasur, numëro gjërat që ke e që paraja s’mund t’i blejë thotë nje mendje e ndritur. E një tjetër mendje po aq e lartë i kundërpërgjigjet se kush pohon se paraja nuk e blen lumturië thjesht nuk ka ditur ku të bëjë pazar (qesh). Unë jam aq e pasur sa të kem pranë njeriun që dua më shumë në jetë duke ndarë gjithcka në shtëpinë, që ëndërruam e ndërtuam bashkë.

Ndërkohë po jetoni bashkëjetesën me Drinin. Dikur keni qenë kolegë në “TV Klan”, ku dhe jeni njohur. Ishte Drini pro largimit tuaj nga “Vizion +”?

Drini është Drejtor Programacioni në “Vizion +”, e do shumë punën që bën dhe ndihet mjaft mirë në të. Të njëjtat ndjesi më këshilloi të arrija teksa merrja vendimin. Pak rëndësi kish për të se ku, nuk mund të bënte kolegun me njeriun e zemrës(qesh).

Ju keni provuar të punoni në media afër por larg njëritjetrit. Si është më mirë, dhe a është e sikletshme për një çift të punojnë në të njëjtën kompani?

Nuk mund të gjykoj përtej përvojës personale. Punojmë të dy në media, nën të njëjtin stres, me të njëjtat kokëçarje por me përjetimin e jashtëzakonshëm se puna jote ndikon në një publik të gjerë. Kjo na ndihmon të mirëkuptohemi. Por në kushtet e diversifikimit të riskut (dhe këtu flas si ekonomiste), është një zgjedhje tejet e rrezikshme (qesh).

Cila është ajo pikë që ju bashkon, dhe të tjera që ju ndajnë me Drinin?

Jemi dy njerëz të ndryshëm e kaq mjafton për të të thënë se sa retorike është kjo pyetje. Por nëse flasim për bashkëjetesën e kemi gjetur formulën e elizirit të dashurisë dhe mirëkuptimit. Gruaja duhet ta bëjë mashkullin të ndihet i lumtur, që po kthehet në shtëpi dhe ta lejojë atë ta brengosë kur e sheh të largohet sërish.(qesh)

Keni bërë plan për sjelljen në jetë të një fëmije, dhe si do ta dëshiroje vajzë apo djalë?

Patjetër që po planifikojmë një fëmijë, e di se kur të jem thinjur nuk do të ketë rëndësi llogaria ime bankare, luksi i shtëpisë ku kam jetuar, lloji i makinës, emisionet që kam drejtuar, por sa e rëndësishme kam qenë në jetën e pasardhësit tim. Nuk e kam provuar ende mrekullinë e lindjes, por kur shoh time motër, një ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetën time, që pati fatin të sjellë në jetë një djalë të bukur e plot nur, mendoj se edhe ajo ka lindur sërish, si nënë, ajo nuk ka ekzistuar më parë e tillë dhe unë po e njoh rishtaz. Nëna tek ajo është diçka absolutisht e re, e bukur, e jashtëzakonshme, pamje dhe kënaqësi, që dëshiroj ta provoj dhe vetë, kur të lind fëmijën dhe veten, si nënë.



PanoramaPlus
       • Zele Ismail, talenti shqiptar qė vlen 100 milionė sterlina
       • Kėshillat e Ardit pėr flokėt e politikanėve
       • Vedat Ademi : Kam kėnduar edhe nė dasmėn time
       • Nėna e Noēes: Unė vetė nė Big Brother? Pse jo?
       • Fadil Berisha: Te gjesh celesin e suksesit te fotografise!
       • Njė ditė me Rezarta Skifterin
       • Shkėlqimi i Yllka Berishės nė Miss Earth 2008
       • Fitore pėr tė synuar titullin Kampion Bote
       • Njė hollandeze e shqiptarizuar
       • Buffon: Edhe pse i pasur dhe i famshėm, isha rob i depresionit
       • Xhejms Belushi, rikthim nė Qytezė
       • Alberto Bevilacqua: Jeta, duet pėr njė zė tė vetėm
       • Tė rejat mė tė fundit nga Jonida Maliqi
       • Si i njohim prej rinisė Liri dhe Sali Berishėn
       • Dorela Hysa, kurorėzohet supermodelja shqiptare
       • Turjan Hyska: Rrengu qė kam pėrgatitur pėr politikanėt dhe artistėt
       • Katerina Boci, shqiptarja qė vesh kėngėtaren Fergie
       • Valbona Halili: E vėrteta e thashethemit mbi ndarjen time
       • Pse duhen bashkuar Kosova e Shqipėria
       • Agron Llakaj: Rrėfimi pėr ēarjen nė spektaklin humoristik
       • Almeda Abazi : Kam vullnet tė hekurt
       • Blendi Salaj: Tė ikėsh prej atje ku tė gjithė duan tė shkojnė...
       • Olti Xhezo: Do braktis gjithēka pėr Londrėn
       • MARIZA IKONOMI: KAM SHUME ARMIKE NE BOTEN E MUZIKES
       • Tani me Drinin po mendojmė pėr njė fėmijė
       • JONIDA SHEHU E DASHURUAR, POR JO GATI PER FEJESE
       • Ardit Gjebrea nė pritje pėr t’u bėrė baba pėr herė tė dytė
       • Ari Han: Futbolli shqiptar si futboll rrugėsh
       • NUK JAM PENDUAR PER ZGJEDHJET E JETES SIME
       • Sander Gjoka: Une dhe Redoni, rikthehemi ne grup
       • Nje e diele me Edlira Memen
       • Olti Xhezo ende i vetmuar
       • Verė 2008, stina e dashurisė
       • Mandela, njeriu qė diti tė qėndronte
       • Zana ndėr 10 mė tė bukurat e Universit
       • Elina Duni prezanton "Bareshėn" nė Evropė
       • Piloti 94-vjeē, merr leje fluturimi deri nė 2010-ėn
       • Sveva u beson fotove
       • Roberto Kavalli: Adhuroj modėn dhe Firencen time
       • Shpėrthimi i dytė i Alban Skėnderajt
       • Rrėfimi i “rrezikshėm” i Alba Parietit
       • William Hague: Rilindja e konservatorėve
       • In memoriam Guri Madhit
       • Karter, presidenti i famshėm, pas Shtėpisė sė Bardhė
       • Oso Kuka, hero me vulėn e popullit, jo tė qeverisė
       • Sidney Pollack, lamtumira e njė gjeniu
       • I vetėm, bėn xhiron e botės duke kaluar nė Arktik
       • Kadare: Vitet e mia nė Moskė dhe dashuria e humbur me vajzėn Larisa
       • 100% Rezarta
       • Sonila Vjeshta, shqiptarja e kinematografisė britanike
       • Ēfarė surprize, Maradona elegant!
       • Timo Flloko nga A nė Zh
       • Rikard Ljarja, aktori nė ditėlindjen e 65-tė
       • Njė jetė nė shėrbim tė Shqipėrisė Abaz Ermenji
       • Mrekullia ėshtė njeriu
       • Pse e vrau veten arkitekti Karl Gega?
       • Besnik Mustafaj: “Biblioteka ime ne deklarimin e pasurisė”
       • Pentagramet e ndaluara tė pianistit tė parė
       • Musine Kokalari, Leterkembimi me Enverin
       • Rudina dhe Zhani Ciko: Nė dashuri me "realizime plani"
       • Justina Aliaj, E kush nuk e njeh kete emer
       • Preē Zogaj: Nga tė lexuarit mėsova tė shkruaj
       • Donald Lambro: “Historia e librit tim, qė frymėzoi presidentin Regan pėr fushatėn elektorale”
       • Besart Berisha futbollisti Shqiptare qe luan me klubet Gjermane
       • Tinka Kurti: Shkela cdo bestytni per puthjen e pare te filmit shqiptar
       • Nertila Koka-Kėngėtarja e ėmbėl e skenave
       • Arnold Schwarzenegger: Shembulli i Kalifornisė sime
       • Mirela Bogdani, kandidatja e konservatoreve angleze per deputete ne BE
       • Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)
       • Gheraradio Bosio, krijuesi i njė kryeqyteti
       • Detyra e fundit e Xhanfise Keko
       • Vladimir Putin, njeriu i vitit nė revistėn “Time”
       • Top modelja Bruni e fejuara e re e Nikola Sarkozi
       • Kush ishte Jakov Milaj
       • Kthesat e Elsa Liles
       • Pasionanti i natyrės
       • Atentatori i Hitlerit lindi 100 vjet mė parė
       • Edhe prania ishte mungese
       • Camaj pa kapele bavareze...
       • Si u manipulua vepra e Nolit
       • Fantazia ėshtė jetike - nė 100 vjetorin e lindjes sė autores pėr fėmijė Astrid Lindgren
       • Robert McNamara, strategu i numrave
       • Sekretet e zonjės Shekspir
       • Qipro, feston 100 vjetorin duke u hedhur me parashute
       • Maria Kalas, In Memoriam ne Tirane
       • Fadil Berisha fotografi Shqiptar
       • Kur Hitleri lexonte Nostradamusin
       • Jona, kthim nė fėmijėri
       • Lamtumire Marsel, zoteria i gjesteve
       • Eqerem Ēabej
       • Bajram Curri
       • Jo pėrbaltjes
       • Nė 30-vjetorin e vdekjes sė Elvis Presley-it
       • Njeriu qe i dha jete Muzikes
       • JK Rowling: Tė jetosh me famėn, paratė, por tashmė pa Harrin
       • Mishel Fajfer, mė e bukur dhe mė energjike se kurrė
       • Kledi Kadiu
       • Ana e panjohur e Hilari Klintonit
       • Pėrsiatės nordik dhe meditues i vdekjes
       • Saimir Strati drejt rekordit te dyte Gines
       • Shuhet Violeta Manushi, pėrjetėsoi Teto Ollgėn
       • Gjebrea, para eres se re
       • Petro Marko, personaliteti i panėnshtruar nga persekutimi
       • Pano: Rrefimi i jetes sime
       • Elvana dhe gjithe bemat e saj
       •  Kadare, shqipja e shqiptarėve
       • Sadina Alla - Prezenca e Shqiperise ne Miss Universe 2007
       • Qirinj nė skenėn ku ndėrroi jetė Prodani
       • Kadri Roshi-Legjenda e skenės
       • Edit Durham
       • ERA e Mbare qe te Shpie ne Miss Univers
       • Elida Cangonji, me Pengun e njė Minifundi
       • Masiela Lusha, Emri Shqiptar nė Hollivud
       • Azem Galica
       • Ismail Qemali
       • Gjergj Kastrioti Skenderbeu
       • Papa shqiptar Klementi XI dhe familja Albani
       • Gonxhe Bojaxhi
       • Ca Ditė Pushimi pėr Adelinėn
       • Rikthimi i dyte i Ledina Ēelos
       • A Eshte Puthje Per Dashuri Apo Puthje Biznesi?
       • Eliza Patrisia Dushku
       • Karriera e Aktorit Uill Smith
       • Yjet - Me aktorin Nikolas Keixh
       • Nora Xhons debuton me njė album tė ri
       • Piktori Sotiraq Xega me 100 punime nga Morava
       • Jakup Ferri me vizatime tė reja
       • Orinda Huta
       • Elsa Lila, nė garė, natėn e dytė tė Sanremos
       • Michael Jackson Mund te Behet Mysliman
       • Beyonce Tani Modele
       • Kur VIP-at Janė Vetėm “miq”
       • Shan Pici, nxėnėsi i Marubit qė i la Shkodrės 70 mijė negativė


Zero-Revistė Kompjuteri
Reklamat.info
Artikujt me te fundit:
Kafja i bėn mirė zemrės, apo jo?
Studimet mbi tė mirat e kafesė ndaj sistemit kardiovaskular janė kundė ...
Hapet vitamina? Sa pak tė efektshme
Miliona njerėz nė botė blejnė vitamina duke shpresuar se ato do tė ndi ...
Dhjetė dhuratat idiote tė vitit, nga zogu i pulės deri tek golfi nė tualet
Disa ide pėr dhurata pėr personat qė vertetė mund tė bėjnė gjithēka? A ...
Berluskoni, porosi Edi Ramės: Bėji tė fala Fatos Nanos
Ishte parashikuar si njė drekė zyrtare ajo e thirrur nga Presidenti Ba ...
Brazil, ish-aktori hap shkolle per seksin
Nje ish-aktor filmash pornografike ne Brazil ka hapur nje shkolle te e ...
WebDate - Meet Boys and Girls

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa