Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Numeratori Telefonik i Shqiperise
Lojra ne Internet
Video Shqiptare, Humor, filma
Albania
Hapesira
Artikull Lajm

Celesi, Guida e Tiranes
  Kreu | Argetim | Teknologji



E shkuara dhe e ardhmja e njė gjiganti
Nėntorin e kaluar, kandidatit presidencial tė demokratėve, Barak Omaba, iu bė pyetja nė lidhje me mungesėn e pėrvojės nė ēėshtjet e drejtimit politik. Nė pėrgjigjen qė ai dha e krahasoi veten me themeluesit e "Google", Larry Page dhe Sergey Brin, tė cilėt njė dhjetėvjeēar mė parė ishin thjesht studentė universitarė, por me njė ėndėrr tė madhe.
"Ma do mendja se Sergey dhe Larry nuk kishin asnjë lloj përvoje kur themeluan kompaninë e tyre, e, megjithatë, ajo është një histori me sukses të jashtëzakonshëm". Ishte përgjigjja e Obamës. Obama e lidhi historinë e tij me atë të "Google" dhe për shumë të rinj rinia, freskia dhe mendja e tij e hapur janë të së njëjtës përmasë si "Google". Obama ishte gjithashtu edhe kandidati i shtatë presidencial që vizitoi kompaninë, pas kundërshtarit të tij, MekKein dhe Hilari Klintonit.

Të gjithë kishin synim që të lidhnin imazhin e tyre me atë të kësaj kompanie të re e të suksesshme dhe shumë të fuqishme. A është e mundur që dikush të kurorëzohet President i Shteteve të Bashkuara pa mbështetjen dhe bekimin e "Google"? Dikur kjo pyetje mund të dukej e çuditshme, por tani jo më. Kompania, me ritmet më të shpejta të rritjes ekonomike në botë, po shndërrohet në kompaninë më të fuqishme. Ajo ka potencialin për të kapur dhe mbërritur në çdo cep të jetës sonë, që nga mënyra se si na ofrohen lajmet, zbavitjet apo të rejat e fundit të tregut të punës. Faqja zyrtare e "Google" është shumë e thjeshtë, e pastër dhe shumëngjyrëshe. Ajo është bërë pjesë e psikikës sonë dhe madje "Google" është shndërruar edhe në një folje më vete. Dhjetë vjet më parë, në një garazh të zakonshëm diku në periferi, Page dhe Brin, dy studentë shumë të talentuar të Universitetit të Standfordit, themeluan një kompani të quajtur "Google". Kjo kompani i bëri të famshëm, të fuqishëm dhe supermiliarderë. Nga ana tjetër, sipas kritikëve të tyre, ata thyen dhe kërcënuan një sërë ligjesh të së drejtës së autorit, kërcënuan të shkatërronin grupe të fuqishme mediatike dhe të posedojnë sekrete dhe të fshehta të mëdha.

 Misioni i Brin dhe Page është "organizimi i botës së informacionit" dhe shndërrimi i saj në një botë universale, të dobishme dhe të arritshme për të gjithë. Ata po e vënë në praktikë një gjë të tillë çdo minutë të ekzistencës së tyre përmes kërkimeve të indeksuara të rrjetit, përmes blogjeve, librave, e-mail-eve, hartave, lajmeve, fotove, videove dhe enciklopedisë së tyre. Ata kanë ndërtuar një tru gjigant elektronik me serverë nga më të zhvilluarit teknologjikisht, që lidhen me njëri-tjetrin në të katër anët e botës dhe që përbëjnë një tru, i cili mëson dhe shpërndan inteligjencë sa herë që dikush kërkon në "Google". "Google" është një lloj fantashkence që ka ndodhur me një shpejtësi kaq marramendëse, sa të gjithë kanë mbetur pa fjalë dhe ende shumëkush nuk e ka treguar. Tani të gjithë ne jetojmë në një botë të "Google", ku gjithçka mësohet me shpejtësinë e një kohe reale. Kuptohet që historianët e ardhshëm do ta konsiderojnë si agimin e mijëvjeçarit të ri 7 shtatorin e vitit 1998, ditën e parë të themelimit të "Google Inc", e jo 11 shtatorin e vitit 2001. Të flasësh për krijimin e "Google" nuk mund ta ekzagjerosh kurrë. Kjo krijesë është e mrekullueshme në të gjitha aspektet e saj.

Dy djemtë e "Google" kanë revolucionarizuar natyrën e shpërndarjes së dijes. Të kërkosh në "Google" është bërë pjesë integrale e mënyrës sonë të të jetuarit dhe studiuarit. Pas 50 apo 100 vitesh, kur të shkruhet historia e vërtetë e këtij shekulli, ajo do të nisë me siguri me shpikjen e dy studentëve të Universitetit të Standfordit. Megjithatë ka një anë të errët të këtyre "portierëve" të cyberspaces. Ata kanë grumbulluar një sasi të jashtëzakonshme informacioni në lidhje me shumë çështje dhe njerëz gjatë 10 viteve të fundit, kjo më e madhja se ajo e të gjitha qeverive të botës të bëra bashkë. Ata i bëjnë arkivat e STASI-t dhe KGB-së të duken foshnjorë. Kjo ka një domethënie shumë të madhe. Nëse gjithçka do të binte në duart e gabuara, atëherë "Google" mund të shndërrohej shumë lehtësisht në një "Big Brother" të rrezikshëm. Së fundi, kambanat e alarmit ranë kur "Google" bleu një kompani reklamash online të quajtur "DoubleClick". Qarkullonin fjalë se "Google" do t‘i jepte asaj monopolin e reklamimit online dhe aksesin në të dhënat personale të përdoruesve të "Google". Por lobistët e fuqishëm të "Google" bënë të mundur që marrëveshja të nënshkruhej brenda rregulloreve përkatëse të Shteteve të Bashkuara të Evropës. Motorët e kërkimit janë shumë të rëndësishëm për të lundruar në internet. "Google" së fundi katalogoi të triliontën faqe të internetit. Kompania nuk dominon në çdo vend, Kina është shumë jashtë sferës së saj të influencës, por e ka përmirësuar shumë aksesin në tregun amerikan me 70% të tij.

 Që në fillimet e tyre, Page dhe Brin donin që ta jepnin informacionin falas dhe nuk ishin shumë të interesuar për biznesin në vetvete. Ata mbështeteshin nga biznese të ndryshme gjatë tre viteve të para të punës dhe nuk patën asnjë lloj përfitimi nga puna e tyre. Gjithçka ndryshoi vetëm kur "Google" nisi që të vendoste në faqet e saj reklama të rëndësishme. Atëherë nisi për të gjithë "shiu" i dollarëve. Modeli i "Google" ishte një model që ripërcaktoi mënyrën e të bërit biznes në rrjet për të gjithë pjesëmarrësit në të. Futja e reklamave dhe e mënyrave të reklamimit i rriti jashtëzakonisht të ardhurat e kompanisë. Por kjo pati reagime të menjëhershme. Disa biznesmenë e akuzuan "Google" për përdorimin e të dhënave të tyre pa të drejtën e autorit. Debati do të intensifikohej, ndërsa biznesi kalonte nga televizioni e gazetat, tek ekranet e kompjuterëve, ku "Google" ka dy të tretat e tregut. Kur "Google" u zotua të jepte gjithë informacionin e botës, ai ishte një zotim shumë realist. "Google News", që nisi në vitin 2002, jep lajmet më të fundit nga burimet tradicionale të medias në të gjithë botën. Gazetat ankohen se lajmet e tyre ekskluzive që mezi i kanë gjetur "grabiten" nga agjentët e "Google" për të shtuar përfitimet e saj. Një grup gazetash belge argumentoi me sukses në gjykatë se kompania arkivonte përmbajtjen e tyre të përditshme pa asnjë lloj pagese, apo pa ndonjë marrje lejeje. Për këtë ata kërkojnë që "Google" t‘i shpaguajë me një shumë prej 70 milionë dollarësh. Në vitin 2004, "Google" lajmëroi partneritetin me libraritë kryesore të botës dhe universitetet për të skanuar materialet e tyre, librat dhe gjithçka që përfshihej në koleksionin e tyre.

Sot, një vizitor i "Google Book Search" mund të lexojë, ose shkarkojë tekstet e plota të librave të tilla si Oliver Twist. Pasuria e kombeve apo librave të tjerë të panumërt, të gjitha pa të drejtën e autorit. "Google Map" dhe "Google Earth" të lëshuara në vitin 2005, ofrojnë një hartë të jashtëzakonshme interaktive të planetit, të marra nga pamjet satelitore të licencuara nga NASA dhe kompani të tjera private. "Google Street View" u lëshua në Shtetet e Bashkuara një vit më parë dhe së shpejti do të ndërmarrë edhe një tjetër hap të rëndësishëm, duke ofruar fotografi nga çdo lloj këndi. Kjo ka ngjallur alarmin e mediave për sulm të privatësisë. Kompania ka bërë të ditur se në këto foto nuk do të jepen fytyrat e njerëzve dhe targat e makinave. Por blerja nga ana e "Google" e "YouTube" në vitin 2006 ishte veprimi që tërhoqi më shumë vëmendjen dhe ngjalli më shumë diskutime. Me këtë shërbim të ri të gjithë do të kishin mundësi të dërgonin në internet filmimet e tyre. Kjo ngjalli një panik të madh te televizionet dhe industritë kinematografike dhe shumë çështje gjyqësore u hapën ndaj "Google" kryesisht për "thyerje masive të së drejtës së autorit".

Tentakulat e "Google" janë kudo. Ajo ofron shërbime për blogje, e-mail-e, mesazhe të menjëhershme, blerje online dhe lidhje me rrjete të ndryshme sociale. Ajo ofron gjithashtu shumë mjete që rivalizojnë edhe produktet e "Microsoft"-it. Ndërkohë po punohet për krijimin e një platforme software për telefonat celularë, që mund të sfidojnë "Apple", "iPhone", apo të tjerë të kësaj kategorie. Në Shtetet e Bashkuara "Google Health" u mundëson përdoruesve që të kenë nën vëzhgim të dhënat e tyre shëndetësore. Kompania gjithashtu po punon për një program përkthimesh nga një gjuhë në tjetrën, si dhe për një program ku kërkohen video. Birn dhe Page i kanë drejtuar synimet e tyre edhe drejt hapësirës. Ata kanë ofruar një çmim 20 milionë dollarësh për ata që janë në gjendje të ndërtojnë një anije kozmike private, e aftë për të shkuar në Hënë. Por a mos është kjo vallë një përgjegjësi shumë e madhe për një institucion të vetëm? Motoja informale e "Google" është: "Mos u bë djall" dhe ajo vihet në provë çdo ditë. Dikur ishin kohët e arta të manjatëve të industrisë së çelikut, qymyrit, apo naftës. Sot është koha e zotërve të industrisë së informacionit. Mes "Google" dhe politikës ka lindur prej kohësh një marrëdhënie dashurie, që njëherazi reflekton dhe forcon pozicionin e kompanisë në qendër të çështjeve e biznesit botëror. Me pak fjalë, vajtja e Obamës në godinën e "Google", "Google plex", nuk është vizita e vetme e një politikani. Menjëherë pas tij godinën e vizituan edhe politikanë të tjerë dhe ata nuk janë vetëm amerikanë. Në njëfarë mënyre rrjeti është një fe ateiste dhe për momentin të gjithë politikanët shkojnë e falen në institucionet e tij në të gjitha rastet e mundshme. Cilido politikan që do ta konsiderojë veten si një person me vizion shkon e bën fotografi me çunat e "Google". Ambientet e brendshme të kompanisë janë krejt të ndryshme me ato të çdo kompanie tjetër. Kultura që mbizotëron aty është gjithashtu e ndryshme. Po të hysh sheh grupe njerëzish të buzëqeshur dhe të gjithë nuk e kalojnë moshën 40 vjeç. Janë shkolluar në institucionet më në zë të Shteteve të Bashkuara dhe kombinojnë gjithmonë punën me çlodhjen. Pikërisht kjo mënyrë organizimi është edhe një nga sukseset e kompanisë, e cila ofron ushqimin falas për të gjithë të punësuarit, masazhe dhe la- Kuriozitete vanteri. Por, pavarësisht të gjithave: projekteve teknologjike, por edhe atyre filantropike, ekziston një perceptim që "Google" po shndërrohet ngadalë në një organizëm me një fuqi okulte. Sipas ish-shefit të "Intel", Andy Grove, kompania po i fut tentakulat e saj në të gjitha industritë dhe është krijuar ideja e një kompanie që po "gëlltit" gjithë botën. 232, shëtitorja e Shën Margaritës, Menlo Park, Kaliforni duket si adresa e një shtëpie të zakonshme, në një rrugë të zakonshme kaliforniane. Shtëpia që ka këtë adresë u ble në vitin 1998 për 600 mijë dollarë nga Susan Uojcicki, e cila për të larë kredinë vendosi që të lëshonte me qira garazhin e shtëpisë.

Qiramarrësit ishin dy studentë të Universitetit të Standfordit, "prindërit e ‘Google‘". Larry Page dhe Sergey Brin u takuan tre vjet para se të merrnin me qira garazhin, kur Brin shërbente si guidë për studentët e sapoardhur të universitetit. Page ndodhej në njërin prej grupeve të fillestarëve. Që në takimin e parë "çifti",(të dy të datëlindjes 1973), e pëlqyen njëri-tjetrin dhe kjo ishte edhe nisja e një miqësie të gjatë dhe të suksesshme. Page ishte shumë i dhënë pas matematikës dhe internetit dhe iu dha studimeve për të parë lidhjet që ekzistojnë mes të dyjave. Ai ëndërronte që internetin ta shndërronte në një akademi gjigante për të gjithë, pra i duhej të shpikte një mënyrë të lehtë për kërkimin e çdo gjëje dhe në një kohë sa më të shpejtë. Këtë ide ia përcolli edhe mikut të tij rus dhe që nga ai moment nisi një punë e madhe, që dha rezultat shumë shpejt. Page dhe Brin konsiderohen si Thomas Edisonët e internetit. Si shumë shpikës të tjerë të mëdhenj, edhe ata ishin në vendin dhe në kohën e duhur, pra në periudhën e bumit të dot.com dhe pasojave të tij. Ata nuk e kishin menduar kurrë që të ndërtonin një biznes miliarderësh, por u nisën thjesht të tërhequr nga ideja dhe nga dëshira për t‘u treguar shokëve se sa të zotët ishin. Megjithatë sot gëzojnë frytet e suksesit: udhëtojnë nëpër botë me një "Boeing 767" personal dhe ndjekin pasionet e tjera të mëdha, një prej të cilave është edhe ambienti.

Për sa i takon "Google" ata mbeten bashkëpresidentë, Brin drejton sektorin teknologjik, ndërsa Page është përgjegjës për lançimin e produkteve të reja, por rritja marramendëse e biznesit ka futur në lojë edhe persona të tjerë. Njëri prej tyre është shefi ekzekutiv Eric Schmidt, 53 vjeç, që iu bashkua kompanisë në vitin 2001. Ai është edhe "truri" tregtar i "Google" që merret me negocimet e shitblerjeve dhe me gjithë problemet e aksioneve dhe aksionerëve. Aktualisht çështja më e madhe me të cilën po përballet "Google" është ana private. "Google" është makineria më e madhe dhe më efikase e mbledhjes së të dhënave në botë. Sa herë që përdorni motorin e kërkimit, çdo fjalë që shkruani, çdo datë, numër, apo adresë arkivohet dhe ruhet për 18 muaj. Nëse klikoni në shërbimet e personalizuara të "Google", kompania mbledh të dhëna që lidhen me pasuordet tuaja.

Sigurisht këtë e bën në emër të një shërbimi sa më të mirë. Kompania shprehet se ajo është shumë transparente për sa u përket mbledhjeve të të dhënave, por ka të tjerë që e kundërshtojnë këtë argument. Megjithatë kohët që do të vijnë do të hedhin më shumë dritë mbi veprimtarinë e "Google". Lindur në idealizmin e Silicon Valley, e preferuar nga të gjithë kandidatët presidencialë për Shtëpinë e Bardhë, "Google" nuk është dhe nuk mund të jetë si kompanitë e tjera. Ajo po kolonizon dhe po gërmon në hapësirën mendore të njerëzimit. Motoja e stafit të saj, të veshur gjithmonë sportivë, është: "Përse jo?" Në fakt pas shumë suksesesh "Google" duhet të përballet ndonjëherë edhe me përgjigjen "jo". Disa mendojnë që është shumë vonë për "Google" që të mësojë se çdo të thotë "jo".


Gazeta: Shqip

       •  Rrufete, ja zonat ku godasin me shume
       •  SHBA, nis puna per hapesireportin e pare
       • Twitter, ose revolucioni i komunikimit
       • Sateliti i Saturnit perplas shkencetaret
       • Kobian, roboti qe qan dhe qesh
       •  NASA serish ne hene
       • Marsi, planeti qe fsheh ujin nen siperfaqe
       • Izraelitet shpikin robotin-gjarper
       • Fjalet ne maje te gjuhes, zbulohet misteri?
       • Merkuri? Rreziku kryesor per Token
       • Moda Obama mberrin ne Shqiperi
       • Zbulohet lentja qe te rikthen shikimin
       • SHBA, rrjetet sociale perpijne internetin
       • NASA: Njeriu shkaterroi token per 10 vjet
       • Sony, zbulohet Play Station i fundit
       • Bing Vs Google
       • Mberrin kostumi i banjes per nxirje totale
       • Ne qiell ka nje fantazme
       • Microsoft sfidon Google, hedh ne treg Bing
       • Zbulohen permasat e galaktikes Messier 87
       • Britani, shpiket bateria qe ushqehet me ajer
       • Projektohen shtepite marsiane
       • Energjia e erret ndryshoi permasat e Universit
       • Udhetim me shpejt se drita?
       • Wolfram Alpha sfidon motorin e kerkimit Google
       • Shpiket karrigia me rrota qe drejtohet nga mendja
       • Astronomi, zbulohet ylli me i larget nga Toka
       • Virusi Conficker fillon sulmin nė kompjuterė
       •  Zbulohet binjaku i Tokes?
       • NASA, imazhe high definition nga stacioni hapesinor
       • Jeta ne planete nis edhe ne temperatura te uleta
       • Supernova qe erresoi Token 400 mln vjet me pare
       • 100 ore Astronomi, zbardhen sekretet e Universit
       •  Studimi: Te degjosh me sy
       • New Scientist publikon skandalin me ADN-ne
       • Shkencetaret zbulojne aktin final te Diellit
       • Shkencetarit mbledhin copezat e nje asteroidi
       • Rritja e temperaturave, Antarktida ne rrezik
       • Yahoo leshon sherbimin e Facebook-ut
       • Google Earth na sjell Marsin ne shtepi
       • SHBA, shpiket bateria qe karikohet per 10 sekonda
       • Bota rrezikohet nga katastrofa
       •  Teleskopi Kepler leshohet ne orbite
       • Asteroidi sa 1.000 Hiroshima rrezikoi Token
       • Energjia ozmotike, fillon era e re ne Evrope
       • A ėshtė dashuri e vėrtetė dashuria nė Internet?
       • Mars, sonda Phoenix zbulon uje te lengshem
       • Rrjetet sociale ne internet demtojne shendetin
       • Rrezet infra te kuqe zbulojne mendimet
       • Perplaset sateliti Amerikan me ate Rus
       • Cern: Eksperimenti rifillon ne shtator
       • Facebook mbush 5 vjec dhe rrezikon Youtube
       • Kometa jeshile, ne 24 shkurt kalon prane Tokes
       • Zbulohet planeti me i vogel jashte sistemit diellor
       • Zhytje tė mbarė me Google Ocean!
       • Astronomi, zbulohet planeti ferr
       • Paguajne 155 mije dollare per nje qen te klonuar
       • Audi Locus Concept
       • Astronomi, zbulohet asteroidi shume afer Tokes
       • Evrope, lind kompjuteri njeri
       • Prodhohet makina, qe do te ece ne Hene
       • Toka dhe Aferdita krijuan Marsin dhe Merkurin
       • T-Mobile G1 po na afrohet ēdo ditė e mė shumė
       • Seks nėpėrmjet internetit
       • Zbulimi i NASA-s: Ne planetin Mars ka jete
       • Sulfur ne atmosfere per te ulur temperaturen e Tokes
       • Google Chrome vjen edhe pėr Mac e Linux
       • Windows 7, sot programi i ri Microsoft
       • Astronomi, galaktika jone rrezikon perplasjen
       • Llampa pa kabllo hap rrugen e teknologjise wireless
       • Ne 2011 robotet do te pushtojne boten
       • Celularė qė zbulon HIV-in, malarien...
       • Ēipi qe stimulon kenaqesine, nis puna per krijimin
       • Mars, zbulohet zona me shenja jete
       • Shkencetaret zbulojne energjine e erret
       • 1400 euro kushton Samsung S9402 EGO
       • 10 arritjet mė tė mėdha shkencore tė 2008
       • Shkencėtari 33-vjeē krijon gruan ideale, njė robot-femėr
       • Studimi, njė proteinė qė ngadalėson plakjen
       • Makinė fluturuese? Jo mė imagjinatė por realitet
       • Wireless mania, internet dhe kafe
       • BE ēel simotrėn e Aleksandrisė nė internet
       • Facebook: Burgu i 150 milionė vetėve
       • 118 ditė pa zemėr, eksperienca e 14 vjeēares nga Carolina e Jugut
       • Teherani censuron 5 milion website
       • Nga hapėsira yjore, fotoja e parė e njė planeti jashtė sistemit diellor
       • Spam, misteret e mbretit tė e-maileve tė padėshiruara
       • Shkencėtarėt: Kujtimet e kėqija mund tė fshihen
       • Tani nė treg Supermakinat tė veshura nė arė
       • Edhe India niset pėr nė Hėnė
       • Darka e Fundit, jo bukė e mish, por ngjala nė zgarė dhe portokalle
       • Apple Macbook Air, laptopi ultra i hollė nga Samsung
       • Adresat e internetit, drejt fundit
       • 63 pėrqind e kėrkimeve nė SHBA nėpėrmjet Google
       • Life Wall, televizori gjigant qė e di kush dhe ku jeni
       • Paisje qė bashkon nė njė, linja tė ndryshme interneti
       • E shkuara dhe e ardhmja e njė gjiganti
       • Lapsa kompjuterikė qė shkruajnė leksionet
       • Kamera dixhitale 60.5 megapixel
       • Kėrkime pėr burime alternative tė naftės
       • A do tė mund tė jetojmė pėrgjithmonė nė tokė?
       • Feniks konstaton njė kripė kimikisht aktive nė Mars
       • Qesh dhe inatoset, lind roboti me zemėr
       • Nė SHBA, qyteti i parė qė ecėn me erėn
       • "Google" zhytet nė det
       • 10 projektet mė tė mėdha tė energjisė sė pastėr
       • Trajtimi gjenetik pėr tė rikthyer shikimin tek tė verbrit
       • Ora mė e saktė e botės - gabon vetėm njė sekondė nė 200 milion vjet
       • Hakeri dėshmon kundėr kolosit mediatik
       • Njė biznes online me 3 000 dollarė
       • Hapėsira: 5 garat “e nxehta” pėr dominim
       • Gjiganti “Google” pranon censurėn nė Kinė
       • Kinė, ndėrtohet ura mė e madhe mbi det
       • CERN, aty ku "jeton" "grimca e Zotit"
       • Njė celular i komandueshėm nėpėrmjet zėrit
       • Tetė teknologjitė e reja qė do tė na ndryshojnė jetėn
       • Njė tjetėr makinė me energji elektrike nė tregun amerikan
       • Pajisje e re pėr trajtimin e kancerit nė tru; Transplantimi i zemrės
       • Interneti, protagonisti i 2008
       • Si tė fitosh para nė internet Interneti ėshtė njė "fotokopje".
       • Rritet varėsia nga bota digitale
       • Biblioteka e Kongresit Amerikan nė epokėn dixhitale
       • Mrekullia e superorganikės
       • Dukuria e Piktogrameve
       • Njė embrion njerėzor i krijuar me njė qelizė lėkure
       • “Apple” nxjerr ne treg Lap-topin me te holle ne bote
       • Prezantohet letra elektronike
       • FBI-ja krijon bazėn mė tė madhe tė tė dhėnave
       • Dilema e "Google"
       • Ana e erret e tokes, fotografi nga sateliti "Rosetta"
       • A ekziston njė Tokė e re
       • Njė vaksinė kundėr obezitetit
       • Ēmimin Nobel tė Fizikės e marrin njė gjerman dhe njė francez
       • Era dhe Dielli, energjia e sė ardhmes
       • Shkencėtarėt thonė se historia evolucioniste ėshtė e regjistruar nė gene
       • Hena e Saturnit e pare nga sonda Cassini
       • Nokia hedh ne treg programin Ovi, web gjithandej
       • Usa: Nasa dhe Boeing, prezantojne avionin e te ardhmes
       • Truri i njeriut dhe roboti komunikojnė nėpėrmjet njė kompjuteri
       • Shkencė dhe Teknologji: do tė hapet nė Plovdiv qendėr e re imunologjie
       • iGoogle, arrin Google i personalizuar
       • Njė programor i vetėm krijon drajverė pėr 253 ueb-kamera nė GNU/Linux
       • Kroacia investon nė energjinė e erės
       • Yahoo ofron hapesirė tė pakufizuar pėr e-postė
       • DoCoMo lėshon telefonin 3G pėr biznese
       • Sharp do tė fillon prodhim nė masė tė diodave pėr Blu-ray dhe HD-DVD
       • Arkitektura
       • Teknologjia grafike
       • Hardware
       • Informatika
       • Wireless
       • Bluetooth
       • Teknologji e informacionit
       • MSN Messenger
       • Peer-to-Peer
       • Google
       • Database
       • Protokolli TCP/IP
       • Interneti


Zgjedhjet 2009 - Lajmet e fundit
KQZ Rrezultatet e votimit Reklame per nje adrese te nje visualizimi te zgjedhjeve 2009
» KQZ Aleanca e Ndryshimit 71 mandate Bashkimi për Ndryshim 65
» Ristani Rezultati i zgjedhjeve pas 3 ditësh
» KQZ Aleanca e Ndryshimit 71 mandate
» "Ora e Debatit" Skenaret e qeverisë së re
» Ambasadori Uidhers Zgjedhjet barazim qeveria e re do kohe te formatohet
» KQZ Aleanca e Ndryshimit 71 mandate Bashkimi për Ndryshim 65
» PSKoalicioni i Berishës ska marrë 71 mandate
» Rezultatet paraprake KQZ shpall fituese PD. Subashi Shkelje flagrante e ligjit
» Ambasadori Uidhers Zgjedhjet barazim qeveria e re do kohe te formatohet
» Nje 16 vjecar i pari shqiptar me gripin e derrave
» Withers Standardet nuk u plotësuan
» Berisha i shkruan Obames Zhvilluam zgjedhje me standarde
» Withers Shqipëria duhet të vazhdojë përparimin me reformat
» Withers Shqipëria të vazhdojë reformat për të arritur standardet
» Ambasadori i SHBA Uidhers Zgjedhjet barazim qeveria e re do kohe te formatohet
» KQZ numeron kutite e fundit te Fushe-Kuqes PD ne avantazh
» Numërohen tre kutitë e Fushë-Kuqes PD në avantazh me 367 vota
» Zgjedhjet Milo dhe Ceka Të lumtur dhe të zhgënjyer
» Zgjedhjet Milo dhe Ceka Të lumtur dhe të zhgënjyer
Kazinoja.com
Edialtour
Chat.al Fushata Zgjedhore Shqiptare 2009
Artikujt me te fundit:
Mburoja e Apolonisė del nė dritė pas 25 vitesh
Mburoja e shekullit tė tretė para Krishtit ėshtė e vetmja e gjetur nė  ...
Historia e Nikut: I lindur pa gjymtyrė, ia del mbanė nė jetė
Kur Nick Vujicic lindi pa krahė dhe kėmbė, edhe prindėrit e tij mezi a ...
Vetėvrasja e Heminguejit dhe dhurata e fundit qė i dha vetes
Tė dielėn e 2 korrikut tė vitit 1961, Ernest Hemingway (1899-1961), kr ...
Pėr pushime verore tė frytshme
Pushimet verore po afrojnė dhe pėrpara prindėrve dalin tė tjera proble ...
Shima, dalin veprat kundėr diktaturės
Piktori Alush Shima publikon pėr herė tė parė njė katalog me 500 punė  ...
Ēfare ėshtė depresioni, si ta kurojmė?
Depresioni ėshtė njė gjendje shpirtėrore e ērregulluar qė shkakton hum ...
Angli: Vogėlushi i sėmurė nga zemra, jeton falė viagrės
Vogėlushi, Alfie Oliver, qė ėshtė vetėm 1 vjeē, ka lindur nė korrikun  ...
WebDate - Meet Boys and Girls

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa