Përsa i përket konkurrimit të peshëngritësit në baterinë B,shkodrani duket se nuk ka pasur rivalë më të fortë se veten. E ka nisur stilin e parë, atë të shkëputjes me 145 kg në provën e parë dhe e ka realizuar me sukses. Edhe porva e dytë me 150 kg ka qenë e sukseshme për Qerimajn, i cili në garën etretë ka kërkuar 154 kg. Me këtë rezultat Erkand Qerimaj është renditur i pari në shkëputje në baterinë B dhe i 11 ti në klasifikimin e përgjithshëm në këtë stil. Në stilin e shtytjes, peshëngritësi 20 vjeçar niset me pretendimin për të kapur 10 shen e kësaj peshe. E nis shumë mirë me 182 kg në provën e parë dhe vazhdon suksesshëm edhe në provën e dytë me 187 kg. Në provën e tretë ai synon të ngrejë 193 kg. Një rezultat që do ta kishte ngritur akoma më shumë në klasifikimin përfundimtar. Ai arrin ta ngrejë shtangën deri tek gjoksi, por lëkundet tek këmbet dhe shtanga i bie në tokë. Kjo do të thotë se Qerimajvetëm pak përqëndrim do ta kishte kaluar edhe këtë provë.Koha shumë e shkurtër nga prova e dytë tek e treta (pasi, ndërkohë peshëngritësit e tjerë e kishin mbyllur garën) dhe euforia që ndoshta eka kapur në ato momente, kanë bërë që peshëngritësit t\'i ketë humbur përqëndrimi. Pavarësisht kësaj, Erkand Qerimaj ka dhënë një rezultat pozitiv në konkurrimin e tij me saktësinë e treguar në të 5 provat e realizuara me sukses dhe me stilin e tij garues. Kampion Olimpik në këtë peshë u shpall peshëngrtiësi i përfaqësues së Koresë Jaehyouk Sa, medalja e argjendtë shkoi për Hongli Li të Kinës dhe e bronzta për Gevorg Davtyan të Armenisë.
Aida Tuci : Gazeta Shekulli











