Z.Ngjela, duket se diçka serioze nuk shkon në ecurinë politike të qeverisë aktuale. Dy ditë më parë, burime të larta diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë ngritën shqetësimin serioz për cenimin e institucioneve të pavarura, ç’ka paralajmëroi rrezikun e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në NATO. Cili është komenti juaj?
Sigurisht që kanë të drejtë. Por kjo tanimë është një sëmundje e vjetër, sepse Berisha ka tre vjet që po synon vetëm këtë gjë. Dhe ajo që të habit me paaftësinë e tij, është fakti që, ndonëse diskreditohet përditë, vijon e vijon të këmbëngulë për të shtënë në dorë të gjitha institucionet. Këtë e kërkoi që në muajin shtator të vitit 2005. Por ja që nuk i mori dot; dhe nuk kishte sesi. Po ta shohësh më vëmendje, nga një prizëm drejtimi dhe menaxhimi të shtetit, duhet të pyesësh: E përse i duheshin këta institucione këtij Kryeministri? Dhe përgjigja është e thjeshtë: Sepse nuk di të drejtojë, dhe kërkesën për pushtet e ka patologjike. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, sepse drejtimi i suksesshëm për të kryer reformat që i duhen një shoqërie, është një rrjedhë konceptuale që tenton nga shkenca. Shqipëria e vitit 2005 kishte nevojë për tre apo katër reforma të mëdha: reformën në treg, në institucione, në drejtësi dhe në arsim. Që të katra, janë të lidhura me njëra-tjetrën, sepse kriza jonë ka qenë dhe mbetet një krizë në menaxhment; dhe, si e tillë, kërkon në fillim një investim në intelekt, në funksion të profesionit, e mandej në sistemin legal, në mënyrë që me anë të tij, të kesh mundësi që, me ligj, të drejtosh me sukses një reformë ekonomike në sensin financiar, nëpërmjet bankave, dhe një reforme në prodhim, nëpërmjet kapitalit.
E gjithë kjo sigurisht që donte njerëz, por mbi të gjitha donte një kryeministër të aftë. A mendoni ju se ka mundësi Berisha t’i konceptojë këto që shprehëm. Kurrë! Atëherë, çfarë i mbetej: të merrte ca injorantë të kapur pranë vetes, t’i mbante si kukulla, e të bëhej diktator; në mënyrë që të qetësonte patologjinë e tij të mosdijes dhe të ngopte apetitin e pushtetit, duke mos mbajtur përgjegjësi për zhvillimin shoqëror. Prandaj donte t’i merrte institucionet, sepse kërkoi të ishte absolut, sepse e njihte, sikurse e njeh, paaftësinë e tij. Por edhe këtu gaboi, sepse nuk kishte dhe nuk ka aftësi intelektive për të kuptuar racionalisht, se ajo që ka kërkuar ka qenë një pamundësi, ashtu sikurse ka frikë t’ia pranojë edhe vetes se është i paaftë të drejtojë e të reformojë demokratikisht shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Prandaj, në muajin mars të vitit 2008, ai kishte dështuar plotësisht. Tamam në këtë tablo dështimi, në të gjitha aspektet e drejtimit, këtij kryeministri i shpërtheu Gërdeci; ku është i përfshirë kokë e këmbë. Dhe sigurisht që nuk ishte i aftë që të dilte. Mohoi në fillim; pati edhe përkrahjen e socialistëve më pas; por ja që drejtësia nuk varej nga ai, kur në fakt kishin vdekur 26 shqiptarë të pafajshëm. A mund të mbyllet një çështje e tillë, kur përditë e më tepër, po sqarohet se Gërdeci ishte një pikë korruptive e Kryeministrit shqiptar, familjes së tij dhe Ministrit të Mbrojtjes. Çështja tani është sqaruar, por ai kërkon ta mbyllë me forcë. E ka të pamundur. Dhe kështu do të vijojë, derisa të shkatërrohet. Ai tani ka hyrë sërish në sindromin e vitit 1997.
Cili është sindromi i vitit 1997?Është shumë i ngjashëm më Gërdecin. Në vitin 1996, me të njëjtat motive që shprehëm më lart, Berisha manipuloi zgjedhjet e Qershorit të vitit 1996. Sepse ishte e pamundur të fitonte; shqiptarët nuk mund të pranonin më një pushtet absolut. Por manipulimi i zgjedhjeve u kap ndërkombëtarisht. Zgjedhjet nuk u njohën, por brenda vendit, Berisha donte të krijonte pushtet absolut; dhe nuk bëri asnjë lëshim, duke theksuar se zgjedhjet e qershorit ishin shumë të ndershme. Njëlloj si tani më Gërdecin. Por, politika amerikane e vuri përpara atëherë, i kërkonte kthimin e zgjedhjeve, derisa ai, duke e ditur se nuk mund t’i fitonte, u konfliktua rëndë me politikën amerikane. Pastaj, erdhi kriza financiare, e cila e hodhi me këmbë përpjetë, sepse ishte një pushtet i paligjshëm dhe populli s’kishte më besim. Ky pra qe sindromi i vitit 1997, i cili u përsërit edhe tani, në këtë vit, saktësisht në mars të këtij viti: me shpërthimin e Gërdecit. Por Berisha edhe tani, me mendjelehtësi dhe patologji bashkë, mendon se mund ta kapërcejë, sikurse mendonte më 1996-1997 se mund të kalonte çështjen e manipulimit të zgjedhjeve. Dhe ju e patë se çfarë i ndodhi. Prandaj edhe Gërdecin nuk e kalon dot, sikurse dhe zgjedhjet e vitit 1996, prandaj ka tepër gjasë që kriza e tij të thellohet, dhe veprimet e pakontrolluara të rriten. Por ndërkombëtarisht do të vijojë të keqësohet qëndrimi kundrejt tij. Dhe këtu hyn edhe çështja e NATO-s. Ashtu siç e trajtoi politika amerikane, ishte shumë e rëndë për Berishën, edhe nëse ai nuk e dëshiron hyrjen në NATO, sepse do ta lëkundë të gjithë klasën politike, madje edhe atë që është përreth tij. Me tre apo katër injorantë, si ata të vitit 1997, nuk mund t’i dalësh ndesh politikës amerikane, kur është fjalë për shoqërinë shqiptare, e cila është thellësisht pro-amerikane. Mendoj se, nëse Berisha nuk do të dijë të lexojë edhe këtë herë, sikurse nuk ka ditur të lexojë asgjë, deri tani, kur ky lexim ka qenë kundër interesit të tij, do të përfundojë shumë keq. Ja, në këtë situatë jemi, kur kanë nisur shqetësimet ndërkombëtare, sidomos ato amerikane. Njëlloj si në vitin 1997. Por Berisha ende nuk po kupton. Duhet të kthehet, para sesa të hyjë në një pikë pa kthim, sepse këtë çështje nuk ka fare mundësi që ta fitojë.
Një shqetësim i ngritur ishte dhe përpjekja e qeverisë për të ndërhyrë tek Prokuroria përmes draftit të fundit që po hartohet nga Ministria e Drejtësisë, përmbajtja e të cilit prek dhe imunitetin e Prokurores së Përgjithshme. Sa rrezikohet pavarësia e këtij institucioni, duke pasur parasysh dhe çështjet e nxehta që ky organ akuze po ndjek, përfshi këtu dhe çështjen “Gërdeci”?Janë arsyet që unë shpreha më lart: Berisha kërkon të mbyllë Gërdecin me forcë. Prandaj po tenton ndërkohë që të shtjerë në dorë Prokurorinë. Prandaj krijon nonsense diktatoriale. E ka të pamundur. Dhe, është i paqartë mendërisht kur mendon se me ministrin aktual të Drejtësisë, dhe më një ministër të Brendshëm anonim, mund të vendosë diktaturën në Shqipëri; dhe jo vetëm kaq, por t’i kundërvihet edhe pushtetit gjyqësor amerikan e politikës amerikane. Sidomos pushtetit gjyqësor amerikan. Si nuk e kuptoi fare ky njeri se çfarë është pushteti gjyqësor në Amerikë(!) Sikur nuk e ka të qartë se si kanë fluturuar Presidentët më të fuqishëm të shekullit që kaloi! Të paktën t’i kujtohet Klintoni, për të kuptuar se, asnjë forcë administrative në Amerikë nuk mund të përballet me drejtësinë amerikane.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në mbyllje të sesionit parlamentar deklaroi që ky gjashtëmujor i fundit ka qenë sesioni i konsensusit dhe reformave. Në këndvështrimin tuaj, si ka punuar Kuvendi?E pse ia vini veshin… ajo nuk pati mundësi të bënte asgjë. E gjeti Parlamentin Shqiptar një asamble puniste që drejtohet me frikën që Kryetari i Kuvendit ka pasur gjithmonë nga Kryetari i Qeverisë, dhe e çoi edhe më thellë këtë marrëzi shqiptare, që, në funksion të parlamentarizmit, ka nisur që në vitin 1925. Shumë vjet janë bërë, por s’kemi çfarë t’i bëjmë, ky paska qenë fati i lirisë dhe i zhvillimit perëndimor në Shqipëri. Prandaj, mos prit që të reformohen këta lloj kryetarësh apo kryetaresh, duhen reformuar kryeministrat, që deri tani vetëm kryeministra nuk kanë qenë.
Së fundmi, Kuvendi miratoi dhe ndryshimet e fundit në Qeveri. Për shumë deputetë, kjo lëvizje pritej që të ishte konkrete dhe jo vetëm plotësim kërkesash të aleatëve. Në fakt, juve si iu është dukur kjo lëvizje e Berishës, ndërkohë që ka kritika si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, se ndryshimet u bënë nën shantazhin e Gërdecit?E si mund të flitet për ndërrimet e një qeverie që ka tre vjet që as vetë nuk e di se çfarë pune po bën? Kur është fjala për një qeveri krejt e paaftë për të drejtuar, për një shoqëri të emancipuar, nuk ka rëndësi se si po i bën ndërrimet, por vetëm e vetëm se si duhet hequr nga skena, në mënyrë që të hapet frymëmarrja e shoqërisë. Çfarë ndërrimesh mund të bëjë një Kryeministër i kapur sërish nga sindromi i vitit 1997, që tani e ka marrë emrin Gërdec? Përse po i bën ndërrimet? Madje do ta kishte më në interes të mos i hynte fare kësaj loje. A, nëse do të jepte dorëheqjen për të nxjerrë një qeveri të re, atëherë edhe mund të diskutonim për të parë se a mund të ndryshohet gjendja. Por, në këtë situatë, me të njëjtin Kryeministër të paaftë, a ka sens të flitet për ndërrimet e tij, të cilat s’kanë lidhje fare më gjendjen, sepse janë krejtësisht refleks i turbullirës psikikë që ka pushtuar Berishën. Prandaj, po ta shihni me vëmendje, jemi krejt e krejt në rrjedhën e rënies së tij. Por që të ndalohet kjo rrjedhë para sesa Berisha të ndodhet përballë një katarakti gjigant, ai duhet të largohet. Sepse, edhe kriza ekonomike po thellohet, dhe ai se ndalon dot. Unë e theksova edhe në Parlament, para disa ditësh: Kujdes: sindromi 1997 shoqërohet me krizë financiare, e cila është trend. Kurse ne e dimë tani se: The “history repeats itself”, historia përsërit vetveten.
Por a mund ta kuptojë ai këtë?Në vitin 1997, ai nuk pati mundësi ta kuptonte.
Për KryeministrinAtëherë, çfarë i mbetej: të merrte ca injorantë të kapur pranë vetes, t’i mbante si kukulla, e të bëhej diktator, në mënyrë që të qetësonte patologjinë e tij të mosdijes dhe të ngopte apetitin e pushtetit, duke mos mbajtur përgjegjësi për zhvillimin shoqëror. Prandaj donte t’i merrte institucionet, sepse kërkoi të ishte absolut, sepse e njihte, sikurse e njeh, paaftësinë e tij.
GërdeciA mund të mbyllet një çështje e tillë, kur përditë e më tepër po sqarohet se Gërdeci ishte një pikë korruptive e Kryeministrit shqiptar, familjes së tij dhe Ministrit të Mbrojtjes. Çështja tani është sqaruar, por ai kërkon ta mbyllë me forcë. E ka të pamundur. Dhe kështu do të vijojë, derisa të shkatërrohet. Ai tani ka hyrë sërish në sindromin e vitit 1997.
Sindromi i ‘97-ësKy pra qe sindromi i vitit 1997, i cili u përsërit edhe tani, në këtë vit, saktësisht në Mars të këtij viti: me shpërthimin e Gërdecit. Por Berisha edhe tani, me mendjelehtësi dhe patologji bashkë, mendon se mund ta kapërcejë, sikurse mendonte më 1996-1997 se mund të kalonte çështjen e manipulimit të zgjedhjeve. Dhe ju e patë se çfarë i ndodhi. Prandaj edhe Gërdecin nuk e kalon dot, sikurse dhe zgjedhjet e vitit 1996, prandaj ka tepër gjasë që kriza e tij të thellohet, dhe veprimet e pakontrolluara të rriten.
MesazhiMe tre apo katër injorantë, si ata të vitit 1997, nuk mund t’i dalësh ndesh politikës amerikane, kur është fjala për shoqërinë shqiptare, e cila është thellësisht pro-amerikane. Mendoj se, nëse Berisha nuk do të dijë të lexojë edhe këtë herë, sikurse nuk ka ditur të lexojë asgjë, deri tani, kur ky lexim ka qenë kundër interesit të tij, do të përfundojë shumë keq. Lëvizja
Berisha kërkon të mbyllë Gërdecin me forcë. Prandaj po tenton ndërkohë që të shtjerë në dorë Prokurorinë. Prandaj krijon nonsense diktatoriale. E ka të pamundur. Dhe, është i paqartë mendërisht kur mendon se me ministrin aktual të Drejtësisë, dhe më një ministër të Brendshëm anonim, mund të vendosë diktaturën në Shqipëri; dhe jo vetëm kaq, por t’i kundërvihet edhe pushtetit gjyqësor amerikan e politikës amerikane.
Për TopallinE pse ia vini veshin… ajo nuk pati mundësi të bënte asgjë. E gjeti Parlamentin Shqiptar një asamble puniste që drejtohet me frikën që Kryetari i Kuvendit ka pasur gjithmonë nga Kryetari i Qeverisë, dhe e çoi edhe më thellë këtë marrëzi shqiptare, që, në funksion të parlamentarizmit, ka nisur që në vitin 1925.
Për ndryshimet në qeveriNëse do të jepte dorëheqjen për të nxjerrë një qeveri të re, atëherë edhe mund të diskutonim, për të parë se a mund të ndryshohet gjendja. Por, në këtë situate, më të njëjtin Kryeministër të paaftë, a ka sens të flitet për ndërrimet e tij, të cilat s’kanë lidhje fare më gjendjen, sepse janë krejtësisht refleks i turbullirës psikike që ka pushtuar Berishën.
Intervistoi: Fejzi Braushi
Gazeta: Shekulli