Dhe në kohët kur shumë gjëra janë thyer brenda saj, ajo është kapur pas një kujtimi të bukur që vinte nga e shkuara, për të gjetur forcë për të ardhmen.
"Gjithnjë ëndërro dhe shiko para", kjo është motoja që ka udhëhequr jetën e kësaj gruaje që është kthyer në një figurë të dashur për mijëra lexues. Sveva e sheh të shkruarën thjesht si një moment, pa të cilin nuk mund të kalojë asnjë ditë në jetën e saj; si një bisedë apo takim romantik me një burrë të cilin e dëshiron.
Ashtu si Sveva thotë se një foto mund ta tregojë më mirë një ngjarje, ne po e rrëfejmë jetën e saj më poshtë nëpërmjet disa fotove të përzgjedhura nga vetë shkrimtarja.
Nga Gazeta Shqip











