“European forum al” ka si qëllim që të evidentojë aspektet më të rëndësishme të historisë së artit dhe kulturës shqiptare dhe t’ia paraqesë publikut shqiptar.
Guri Madhi lindi në qytetin e Korçës, më 15 maj 1921. Pas përfundimit të studimeve në Leningrad (Rusi) emërohet inspektor i arteve në Ministrinë e Kulturës dhe më pas pedagog në liceun artistik “Jordan Misja”. Në vitin 1961 emërohet pedagog në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ndërroi jetë në Budapest (Hungari) në vitin 1988.
Aktiviteti tjetër i këtij forumi është programuar në datën 25 korrik, në qytetin e Vlorës, ku do të hapet një ekspozitë me fotografi, e titulluar “Vienna”, si dhe në datë 15 gusht, kur do të çelet ekspozita “Dine”, me rastin e 60-vjetorit të lindjes së piktorit vlonjat, Agron Dine.
Nga : Gazeta Standard











