Nëse në moshën 16-vjeçare nuk do të kishte shoqëruar një mike në një reklamë modelesh në Pragë, sot do të ishte mbi një avion, duke shërbyer çaj dhe kafe. Nëse pas sulmit të kullave binjake, e terrorizuar nga ideja për t‘u kthyer në Nju-Jork, nuk do të kishte pranuar një ftesë në Liguri, nuk do ta kishte njohur bashkëshortin e saj të ardhshëm: "Do të kaloja sa në një dorë në një tjetër dhe si pasojë, sot nuk do të ekzistonte djali ynë i vogël". Eva Herzigova, top modele, por edhe stiliste, aktore e regjisore e filmave me metrazh të shkurtër, beson shumë në konceptin e "sliding donor", dyert rrotulluese, sprovat që jeta të vë përpara. Jo rastësisht filmi me aktoren e njohur Gwyneth Paltrow është një nga më të preferuarit e saj. Jo rastësisht vajza e madhe e një minatori dhe e një sekretareje nga Litvinovi, është thuajse në përfundim të një libri autobiografik (më pas do të bëhet një film drejtuar nga vetë ajo). Në libër tregohen mundësitë që e shndërruan nga një vajzë e vogël çekosllovake komuniste, në një top modele të superpaguar. "Do të jetë një histori sentimentale", shpjegon Eva e ulur mbi një kolltuk të bardhë. Ka veshur një bluzë gri me mëngë të shkurtra, këpucë të sheshta dhe xhinse të zbardhura, të cilat i rrinë puthitur pas këmbëve, ku sipas një studimi polak, publikuar në "New Scientist", e kanë bërë gruan më seksi të botës. Po shijon e qetë pushimet e Pashkëve në vilën e saj pranë detit, para se të kthehet në Londër, aty ku momentalisht jeton dhe më pas të fluturojë drejt Nju-Jorkut për një fushatë publicitare. Në krahë mban djalin e saj të vogël nëntë muajsh, një bukurosh biond me sy blu. Edhe pse 35 vjeçe, Eva Herzigova po jeton një fazë të dytë të mrekullueshme të karrierës së saj: "Pak javë pas lindjes, më erdhën shumë oferta pune". Sot është imazhi i "Chopard", "Dom Parignon", "Just Cavalli", "Louis Vuitton". Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga reklama e saj e parë për "Swish", mbetet sërish top modelja e preferuar e stilistëve të mëdhenj.
Dikur, pas moshës 25-vjeçare, modelet "dilnin jashtë funksionit", ndërsa sot, së bashku me ju, edhe pse në moshë madhore, janë shumë të kërkuara Naomi Campbell, 37 vjeç, dhe Claudia Schiffer. Si e shpjegoni ju këtë? Mendoj se njerëzit janë trembur nga mënyra se si po ecën bota, nga kriza ekonomike, luftërat dhe ndaj kjo gjë pasqyrohet edhe në botën e modës. Për më tepër sot top modelet nuk kanë personalitet të fortë, siç kemi pasur ne dhe më kryesorja nuk kanë mundësi për ta ndërtuar.
Përse?
Gjithçka digjet me shpejtësi. Një modeleje mund t‘i ndodhë që të përfundojë në kopertinën e revistës "Vogue" tre javë pas debutimit dhe më pas të pushohet nga puna, sepse ndoshta nuk është më momenti i tendencës që mishëron. Kur kam filluar punë, kërkoheshin gjithmonë të njëjtët persona, trukoheshim më shumë, interpretonim personazhe të ndryshëm. Sot modelet mendojnë vetëm të punojnë dhe kaq. Ne dëfreheshim dhe mbretëresha e mbrëmjeve ishte Naomi, pasi imitonte në perfeksion stilistët dhe koleget.
Mes modeleve të reja kë cilëson si trashëgimtaren tënde?
Më pëlqen shumë amerikania Hilary Rhoda.
Kë veçoni nga modelet e brezit tuaj?
Bukuroshen nga Estonia, Carmen Kass, pasi vijmë nga Lindja dhe e di që edhe ajo ka vuajtur si unë.
Tani që jeni bashkëshortja e një sipërmarrësi të famshëm italian, ndiheni ndopak torineze dhe meqë jemi në Itali, jeni takuar me Carla Bruni Sarkozy?
Nuk jemi takuar që nga Lojërat Olimpike të Torinos, kemi sfiluar bashkë në ceremoninë e inaugurimit. Është një mike e mirë dhe për mendimin tim është perfekte si Zonjë e Parë. Është një grua e njohur dhe jam e sigurt që do të dijë ta administrojë atë përgjegjësi. Unë nuk do të isha kurrë e aftë për atë rol.
Vitin që vjen do të festoni 20 vitet e para në pasarelë. E prisnit një karrierë kaq të gjatë?
Jo, as nuk më shkonte ndonjëherë ndërmend. Isha vetëm 16 vjeçe dhe kur u përshëndeta me prindërit mendoja se do të dëfrehesha për tre muaj, për t‘iu kthyer më pas studimeve. Dëshiroja të bëhesha stjuardesë.
Cila ka qenë fushata juaj e parë publicitare?
"Guess jeans", për Marie Claire. Më dukej një ëndërr. Sapo mbërrita në Paris nuk bëja gjë tjetër veçse shfletoja revistat e modës dhe ngjisja në muret e dhomës sime reklamat e fotografëve me të cilët do të më pëlqente të punoja.
Ku keni sfiluar fillimisht?
Në Romë. Sfilova me një fustan të kuq të Ferragamos dhe taka të larta. Isha e terrorizuar, por në fund ia dola mbanë. Famën nuk e morët nga moda e lartë, por nga reklama e reçipetave "Wonderbra" dhe me sloganin: "Më shihni në sy. Thashë në sy". Thuhet se ky i fundit ka shkaktuar aksidente automobilistike...Më bëhet qejfi që jam bërë e famshme edhe në Afrikë. Në fakt kjo reklamë e dëmtoi paksa karrierën time, ishte një imazh tepër i fortë dhe seksi për atë që punonte në modën e lartë dhe shfaqet në kopertinën e revistës "Vogue". M‘u desh të ndërroja medoemos agjencinë.
Edhe pse ndodhi kjo gjë nuk jeni bërë kurrë një yll kapriçioz në stilin Naomi. Profili prej dive i korrespondon një zgjedhjeje strategjike? Ndonjëherë e pyes veten se përse nuk mund të sillesha si një divë. Mendoj se kjo lidhet me familjen time. Një divë duhet të mendojë vetëm për vete, ndërsa unë ëndërroj të kem shumë fëmijë dhe familjen time e dua gjithnjë me vete. Me nënën time flas shumë herë në ditë. Tani mund t‘u telefonoj sa herë të dua. 19 vite më parë duhej t‘u shkruaja letra, sepse në Çekosllovaki nuk kishim telefon në shtëpi.
Ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend të hipni në një barkë me familjen dhe të rrini e qetë?
Të gjithëve na ndodh të kemi momente të pakëndshme, por kjo shkaktohet vetëm nga lodhja, ose sepse nuk kam dëshirë të ndahem nga dy krijesat e mia më të dashura. Nuk kam qarë kurrë, edhe atëherë kur një kolege më vodhi një reklamë. Për ju dobësia është e detyruar? Para pak vitesh thuhej se ishit anoreksike...Faji ishte i një fotoje ku isha fotografuar shumë keq. Kur punon shumë të ndodh të dobësohesh, sepse nuk ke kohë të hash. Tani kam shtuar 6 kg, përfshi edhe shtatzëninë dhe nuk kam ndërmend t‘i heq.
Jeni kundër kirurgjisë estetike?
Totalisht, është një mesazh që e kam prekur edhe në filmin me metrazh të shkurtër që kam bërë vetë, ku një vajzë bionde bën copa-copa një manekinë që i ngjan dhe përfaqëson vajzat e sotme, të cilat janë njësoj, me buzë të fryra, hundë të vogël dhe gjoks të rrumbullakosur. Është më mirë të kesh ndonjë defekt, sepse pikërisht kjo të bën të veçantë.
Përveç trupit, çfarë ka ndryshuar tjetër te ju me lindjen e djalit?
Nuk e kam më ankthin e karrierës, në Londër nuk bëj jetë mondane, frekuentoj kolege-mama si Natalia Vodianova dhe Claudia Schiffer. Është pikërisht Schiffer që më ka rekomanduar pediatrin për djalin. Për më tepër mundohem të mos punoj më shumë se një javë në muaj. Nëse udhëtoj dy ditë, ia lë djalin dados, por nëse ditët e punës janë katër, atëherë i them mamasë sime të vijë menjëherë në Londër.
Largësia ju trishton?
Pak, gjithashtu jam një grua që nuk mund të rrijë çdo ditë me partnerin, mendoj se kjo gjë do të më bënte histerike dhe për këtë kam mësuar ta "kuroj" xhelozinë.
Duke qenë se keni prirje për stiliste, shkrimtare, aktore, regjisore, kur do të hiqni dorë nga profesioni i modeles?
Kurrë. Shpresoj të ndjek shembullin e Lauren Hutton, e cila edhe pse 65 vjeçe, nuk resht duke na habitur. Nuk e kam më ankthin e karrierës, në Londër nuk bëj jetë mondane, frekuentoj kolege-mama si Natalia Vodianova dhe Claudia Schiffer. Për më tepër mundohem të mos punoj më shumë se një javë në muaj. Nëse udhëtoj dy ditë, djalin ia lë dados, por nëse ditët e punës janë katër, atëherë i them mamasë sime të vijë menjëherë në Londër
Nga : Gazeta Ballkan











