Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Numeratori Telefonik i Shqiperise
Lojra ne Internet
Video Shqiptare, Humor, filma
Albania
Hapesira
Artikull Lajm

Celesi, Guida e Tiranes
  Kreu | Argetim | Teknologji



Hapėsira: 5 garat “e nxehta” pėr dominim
Kanė kaluar kohė qė kur njė rruzull i vogėl me sinjal i quajtur Sputnik nisi njė konkurrencė disa dekadėshe mes Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik pėr tė sunduar qiejt. Por, nėse mendonit se gara pėr hapėsirėn ka marrė fund, mendojeni sėrish. Nė kėtė listė shfaqen pesė garat mė tė nxehta pėr dominimin e hapėsirės
1. Rikthim në Hënë

Sfida: “Piknik” si në 1969. Duke lënë mënjanë krenarinë kombëtare, një udhëtim në Hënë përbën një sërë mundësish për studime si dhe një fitim të një burimi të mundshëm burimesh natyrore (mendoni helium-3 dhe mineralet e pasur me oksigjen si ilmeniti) për shtetet ambiciozë.

Kampi mbizotërues: Nën programin “Nga Hëna në Mars” të administratës së Presidentit Bush i shpallur në 2004-n, Shtetet e Bashkuara synojnë të rikthehen në sipërfaqen e Hënës para vitit 2020, me plane për të ndërtuar atje një bazë që furnizohet me energji diellore, ku astronautët mund të qëndrojnë me turne deri në gjashtë muaj.

Sfidantët: Po vijnë nga të gjitha anët. Me ritmet që po ecin kinezët, ka paralajmëruar NASA, ata nuk do të kenë probleme për të mundur amerikanët në garën për rikthimin në Hënë. Edhe Kina ka në plan të krijojë një bazë në hënë deri në 2020 dhe planifikon të dërgojë trupin e vet pa pilot për të ardhur rreth orbitës hënore deri në fund të këtij viti. India ka në plan të dërgojë një trup të ngjashëm qiellor. Por deri tani, ka udhëhequr Japonia me dërgimin e orbitalit Jkaguya në shtator të vitit që kaloi. Ky është një hap i madh në realizimin e synimit të Japonisë për të ndërruar një stacion në Hënë deri në 2025. Edhe sektori privat po përgatitet për të hedhur një hap gjigant: Google shpalli kohët e fundit një çmim 20 milionë dollarë për ekipin e parë privat të kërkuesve që do të dërgojnë një trup shëtitës në hënë para vitit 2012.

2. Marsi dhe përtej

Sfida: Dërgimi i një njeriu në mars dhe gjithë prestigji që kjo sjell.

Kampi mbizotërues: NASA ka të gjithë llojet e orbitalëve, trupave shëtitës dhe mjetet për planetin e kuq. Dy trupa, Spirit dhe Opportunity i kanë mbijetuar stuhive të rërës dhe eksplorojnë krateret e marsit që nga viti 2004. Një anije kozmike, Phoenix është nisur aktualisht për të kërkuar shenja uji dhe jete. Dhe NASA ka në plan të dërgojë një njeri në mars para vitit 2037.

Sfidantët: Rusia, Bashkimi Evropian, Kina dhe India. Për momentin, shumica e diskutimeve për një mision në mars lidhen me anije kozmike pa njerëz, si rusja Phobos_Grunt si dhe Mars Express i BE-së. Krahasuar me rivalitetin për Hënën, ka shumë më tepër zëra për bashkëpunim në projekte eksplorimi, ku shkencëtarët u bëjnë thirrje shteteve të bashkojnë burimet, siç bën për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Deri tani, si kinezët ashtu edhe indianët kanë bashkëpunuar me rusët. Kina dhe Rusia pritet të dërgojnë një mision të përbashkët në 2009-n; Rusia do të lëshojë anijen ndërkohë që Kina do të sigurojë pajisjet vëzhguese.

3. Armët Antisatelitore

Sfida: Cënueshmëria e SHBA-së. Përparimet e shpejta në teknologjinë antisatelitore po gjenerojnë zhurmën më të madhe në armatimin e hapësirës dhe po bëjnë që rrjeti amerikan i satelitëve të komunikimit kritik, të zbulimit dhe vëzhgimit të duken pata që rrinë ulur në orbitë.

Kampi mbizotërues: SHBA-ja demonstroi aftësinë e tyre për të eliminuar satelitë me raketa balistike që në 1985. Aktualisht Pentagoni është fokusuar në zhvillimin e teknologjisë së lartë me lazer, si për shembull në bazën Starfire. Pentagoni thotë se kjo ka qëllime gjurmuese, por sistemi mund të përdoret lehtësisht në kapacitete sulmuese. Të tjera teknologji në rritje janë mikrosatelitët manovrues dhe interceptorët në hapësirë, që mund të përdoren për të gjurmuar dhe rrëzuar satelitë armiq.

Sfidantët: Kryesisht Kina, por edhe Rusia, India dhe Izraeli. E gjithë bota mbajti frymën kur Kina kreu testin e parë antisatelit në janar, duke goditur një prej satelitëve të vet të vjetër në orbitën e ulët të Tokës me një raketë balistike. Sikur kjo të mos mjaftonte, ka zëra që Kina ka bërë përpjekje të verbojë satelitë spiunë amerikanë me teknologji lazer. Përmirësimet e Kinës në gjurmimin e satelitëve kanë përdorime të ligjshme paqësore si shmangia e trupave qiellorë, por mund të përbëjnë edhe rrezik për SHBA-në. Gjithashtu ka konkurrencë në rritje nga Rusia, India dhe Izraeli që kanë përmirësuar me shpejtësi aftësitë e tyre në këtë fushë si dhe kanë zhvilluar biologji të ngjashme me rreze lazer.

4. Sistemet Satelitorë Globalë të Navigimit (GPS)

Sfida: Kërkesa e jashtëzakonshme. Tregu global për pajisje të vendndodhjes arriti në 15 miliardë USD në 2006. Dhe nuk blejnë vetëm ushtarakët. Këta sisteme ofrojnë pozicionim të saktë, navigim si dhe informacione në kohë për fermerë, punëtorë shpëtimi si dhe shoferë të humbur kudo.

Kampi mbizotërues: Sistemi i Vendndodhjes Globale i Pentagonit (GPS) ka qenë sistemi dominues global që kur konstelacioni i plotë me 24 satelitë u vendos në hapësirë në 1994. GPS III, brezi i radhës i satelitëve navigues do të jetë më rezistent ndaj bllokimeve, më i përdorshëm dhe nuk do të ketë specifikë për fikjen e sinjalit (një xhest ndaj përdoruesve ndërkombëtarë që shqetësoheshin se pajisjet e tyre mund të fikeshin për kapriço të ushtrisë amerikane).

Sfidantët: BE-ja, Kina, India dhe Rusia. BE-ja ka patur dikur ambicie të mëdha për sistemin e vet të navigimit prej 30 satelitësh. Por projekti ra viktimë e zënkave të brendshme për financim kur Komisioneri i Transportit të BE-së, Zhak Barro, nuk arriti të bindë evropianët se Galileo ishte një prioritet më i madh në buxhet se sa, të themi, subvencionet bujqësore. Të mërzitur nga progresi i Galileos, India dhe Kina, dikur partnerë të BE-së tani kanë plane të veçanta për të nisur sistemet e tyre. Ndonëse detajet për Beidoun kinez mbeten të paqartë, qëllimi bazë është që sistemi satelitor të mbulojë krejt territorin dhe disa pjesë të vendeve fqinjë deri në fund të 2008-s, dhe më pas të zgjerohet për të ofruar mbulim global. Dhe të mos harrojmë Glonass-in rus, të cilit po i kryhet një restaurim total dhe që me siguri do të jetë një lojtar i rëndësishëm në këtë treg.

5. Anijet kozmike: Brezi i ardhshëm

Sfida: Vjetërsimi. Anija hapësinore e SHBA-së, e kritikuar si e brishtë, e rrezikshme dhe astronomikisht e kushtueshme, pritet të dalë në “pension” në 2010.

Kampi mbizotërues: NASA po punon fort për brezin e ardhshëm të mjeteve hapësinore, (CEV) misioni i parë i të cilëve do të jetë në 2014.

Sfidantët: Rusia, Kina dhe sektori privat. Për 40 vjet, anija ruse Souyz ka patur monopolin në transportin e njerëzve në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Dhe një udhëtim në Soyz nuk është i kufizuar vetëm për astronautët: Që nga 2001, rusët kanë dërguar 5 turistë hapësinorë për 20 milionë dollarë secili. Kinezët pretendojnë se anija e tyre Shenzhou është rival shumë i mirë, por ajo nuk mund të shkojë së shpejti në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, për sa kohë që SHBA kundërshton pjesëmarrjen e Kinës në të. Sa për sektorin privat, Space Exploration technologies me qendër në Kaliforni dhe Rocketplane Kistler me qendër në Oklahoma fituan kontrata në total 500 milionë dollarë me NASA-n për të prodhuar anije kozmike për agjencinë. Të tjerë janë më të interesuar në ndërtimin e industrisë së turizmit hapësinor. Miliarderi britanik Richard Branson dhe sipërmarrja e tij hapësinore “Virgin Galactic” kanë marrë tashmë më shumë se 24 milionë dollarë depozita nga afro 200 vetë që kërkojnë të jenë turistë të hapësirës në të ardhmen.

Gazeta Metropol

       •  Rrufete, ja zonat ku godasin me shume
       •  SHBA, nis puna per hapesireportin e pare
       • Twitter, ose revolucioni i komunikimit
       • Sateliti i Saturnit perplas shkencetaret
       • Kobian, roboti qe qan dhe qesh
       •  NASA serish ne hene
       • Marsi, planeti qe fsheh ujin nen siperfaqe
       • Izraelitet shpikin robotin-gjarper
       • Fjalet ne maje te gjuhes, zbulohet misteri?
       • Merkuri? Rreziku kryesor per Token
       • Moda Obama mberrin ne Shqiperi
       • Zbulohet lentja qe te rikthen shikimin
       • SHBA, rrjetet sociale perpijne internetin
       • NASA: Njeriu shkaterroi token per 10 vjet
       • Sony, zbulohet Play Station i fundit
       • Bing Vs Google
       • Mberrin kostumi i banjes per nxirje totale
       • Ne qiell ka nje fantazme
       • Microsoft sfidon Google, hedh ne treg Bing
       • Zbulohen permasat e galaktikes Messier 87
       • Britani, shpiket bateria qe ushqehet me ajer
       • Projektohen shtepite marsiane
       • Energjia e erret ndryshoi permasat e Universit
       • Udhetim me shpejt se drita?
       • Wolfram Alpha sfidon motorin e kerkimit Google
       • Shpiket karrigia me rrota qe drejtohet nga mendja
       • Astronomi, zbulohet ylli me i larget nga Toka
       • Virusi Conficker fillon sulmin nė kompjuterė
       •  Zbulohet binjaku i Tokes?
       • NASA, imazhe high definition nga stacioni hapesinor
       • Jeta ne planete nis edhe ne temperatura te uleta
       • Supernova qe erresoi Token 400 mln vjet me pare
       • 100 ore Astronomi, zbardhen sekretet e Universit
       •  Studimi: Te degjosh me sy
       • New Scientist publikon skandalin me ADN-ne
       • Shkencetaret zbulojne aktin final te Diellit
       • Shkencetarit mbledhin copezat e nje asteroidi
       • Rritja e temperaturave, Antarktida ne rrezik
       • Yahoo leshon sherbimin e Facebook-ut
       • Google Earth na sjell Marsin ne shtepi
       • SHBA, shpiket bateria qe karikohet per 10 sekonda
       • Bota rrezikohet nga katastrofa
       •  Teleskopi Kepler leshohet ne orbite
       • Asteroidi sa 1.000 Hiroshima rrezikoi Token
       • Energjia ozmotike, fillon era e re ne Evrope
       • A ėshtė dashuri e vėrtetė dashuria nė Internet?
       • Mars, sonda Phoenix zbulon uje te lengshem
       • Rrjetet sociale ne internet demtojne shendetin
       • Rrezet infra te kuqe zbulojne mendimet
       • Perplaset sateliti Amerikan me ate Rus
       • Cern: Eksperimenti rifillon ne shtator
       • Facebook mbush 5 vjec dhe rrezikon Youtube
       • Kometa jeshile, ne 24 shkurt kalon prane Tokes
       • Zbulohet planeti me i vogel jashte sistemit diellor
       • Zhytje tė mbarė me Google Ocean!
       • Astronomi, zbulohet planeti ferr
       • Paguajne 155 mije dollare per nje qen te klonuar
       • Audi Locus Concept
       • Astronomi, zbulohet asteroidi shume afer Tokes
       • Evrope, lind kompjuteri njeri
       • Prodhohet makina, qe do te ece ne Hene
       • Toka dhe Aferdita krijuan Marsin dhe Merkurin
       • T-Mobile G1 po na afrohet ēdo ditė e mė shumė
       • Seks nėpėrmjet internetit
       • Zbulimi i NASA-s: Ne planetin Mars ka jete
       • Sulfur ne atmosfere per te ulur temperaturen e Tokes
       • Google Chrome vjen edhe pėr Mac e Linux
       • Windows 7, sot programi i ri Microsoft
       • Astronomi, galaktika jone rrezikon perplasjen
       • Llampa pa kabllo hap rrugen e teknologjise wireless
       • Ne 2011 robotet do te pushtojne boten
       • Celularė qė zbulon HIV-in, malarien...
       • Ēipi qe stimulon kenaqesine, nis puna per krijimin
       • Mars, zbulohet zona me shenja jete
       • Shkencetaret zbulojne energjine e erret
       • 1400 euro kushton Samsung S9402 EGO
       • 10 arritjet mė tė mėdha shkencore tė 2008
       • Shkencėtari 33-vjeē krijon gruan ideale, njė robot-femėr
       • Studimi, njė proteinė qė ngadalėson plakjen
       • Makinė fluturuese? Jo mė imagjinatė por realitet
       • Wireless mania, internet dhe kafe
       • BE ēel simotrėn e Aleksandrisė nė internet
       • Facebook: Burgu i 150 milionė vetėve
       • 118 ditė pa zemėr, eksperienca e 14 vjeēares nga Carolina e Jugut
       • Teherani censuron 5 milion website
       • Nga hapėsira yjore, fotoja e parė e njė planeti jashtė sistemit diellor
       • Spam, misteret e mbretit tė e-maileve tė padėshiruara
       • Shkencėtarėt: Kujtimet e kėqija mund tė fshihen
       • Tani nė treg Supermakinat tė veshura nė arė
       • Edhe India niset pėr nė Hėnė
       • Darka e Fundit, jo bukė e mish, por ngjala nė zgarė dhe portokalle
       • Apple Macbook Air, laptopi ultra i hollė nga Samsung
       • Adresat e internetit, drejt fundit
       • 63 pėrqind e kėrkimeve nė SHBA nėpėrmjet Google
       • Life Wall, televizori gjigant qė e di kush dhe ku jeni
       • Paisje qė bashkon nė njė, linja tė ndryshme interneti
       • E shkuara dhe e ardhmja e njė gjiganti
       • Lapsa kompjuterikė qė shkruajnė leksionet
       • Kamera dixhitale 60.5 megapixel
       • Kėrkime pėr burime alternative tė naftės
       • A do tė mund tė jetojmė pėrgjithmonė nė tokė?
       • Feniks konstaton njė kripė kimikisht aktive nė Mars
       • Qesh dhe inatoset, lind roboti me zemėr
       • Nė SHBA, qyteti i parė qė ecėn me erėn
       • "Google" zhytet nė det
       • 10 projektet mė tė mėdha tė energjisė sė pastėr
       • Trajtimi gjenetik pėr tė rikthyer shikimin tek tė verbrit
       • Ora mė e saktė e botės - gabon vetėm njė sekondė nė 200 milion vjet
       • Hakeri dėshmon kundėr kolosit mediatik
       • Njė biznes online me 3 000 dollarė
       • Hapėsira: 5 garat “e nxehta” pėr dominim
       • Gjiganti “Google” pranon censurėn nė Kinė
       • Kinė, ndėrtohet ura mė e madhe mbi det
       • CERN, aty ku "jeton" "grimca e Zotit"
       • Njė celular i komandueshėm nėpėrmjet zėrit
       • Tetė teknologjitė e reja qė do tė na ndryshojnė jetėn
       • Njė tjetėr makinė me energji elektrike nė tregun amerikan
       • Pajisje e re pėr trajtimin e kancerit nė tru; Transplantimi i zemrės
       • Interneti, protagonisti i 2008
       • Si tė fitosh para nė internet Interneti ėshtė njė "fotokopje".
       • Rritet varėsia nga bota digitale
       • Biblioteka e Kongresit Amerikan nė epokėn dixhitale
       • Mrekullia e superorganikės
       • Dukuria e Piktogrameve
       • Njė embrion njerėzor i krijuar me njė qelizė lėkure
       • “Apple” nxjerr ne treg Lap-topin me te holle ne bote
       • Prezantohet letra elektronike
       • FBI-ja krijon bazėn mė tė madhe tė tė dhėnave
       • Dilema e "Google"
       • Ana e erret e tokes, fotografi nga sateliti "Rosetta"
       • A ekziston njė Tokė e re
       • Njė vaksinė kundėr obezitetit
       • Ēmimin Nobel tė Fizikės e marrin njė gjerman dhe njė francez
       • Era dhe Dielli, energjia e sė ardhmes
       • Shkencėtarėt thonė se historia evolucioniste ėshtė e regjistruar nė gene
       • Hena e Saturnit e pare nga sonda Cassini
       • Nokia hedh ne treg programin Ovi, web gjithandej
       • Usa: Nasa dhe Boeing, prezantojne avionin e te ardhmes
       • Truri i njeriut dhe roboti komunikojnė nėpėrmjet njė kompjuteri
       • Shkencė dhe Teknologji: do tė hapet nė Plovdiv qendėr e re imunologjie
       • iGoogle, arrin Google i personalizuar
       • Njė programor i vetėm krijon drajverė pėr 253 ueb-kamera nė GNU/Linux
       • Kroacia investon nė energjinė e erės
       • Yahoo ofron hapesirė tė pakufizuar pėr e-postė
       • DoCoMo lėshon telefonin 3G pėr biznese
       • Sharp do tė fillon prodhim nė masė tė diodave pėr Blu-ray dhe HD-DVD
       • Arkitektura
       • Teknologjia grafike
       • Hardware
       • Informatika
       • Wireless
       • Bluetooth
       • Teknologji e informacionit
       • MSN Messenger
       • Peer-to-Peer
       • Google
       • Database
       • Protokolli TCP/IP
       • Interneti


Zgjedhjet 2009 - Lajmet e fundit
KQZ Rrezultatet e votimit Reklame per nje adrese te nje visualizimi te zgjedhjeve 2009
»
»
»
»
»
»
»
»
»
»
»
»
»
»
»
»
»
»
»
Kazinoja.com
Edialtour
Chat.al Fushata Zgjedhore Shqiptare 2009
Artikujt me te fundit:
Berisha shpall koalicionin me LSI: Qeveria ime me partinė e Ilir Metės
Qeveria e ardhshme do tė jetė sa e majtė sa e djathtė. Ajo qė pritej,  ...
Nėna e 7 fėmijėve martohet me shokun e djalit.
Marilyn Buttigieg ėshtė nėnė e 7 fėmijėve, tė lindur nga dy martesa: M ...
Teatri Operės dhe Baletit njė sezon artistik, me kryevepra shqiptare dhe botėrore
Artistė tė njohur shqiptarė dhe botėrorė janė ngjitur nė skenėn operis ...
Bledi Strakosha: Kam dėshirė tė bėj njė fėmijė pa u martuar
Tek ai tė bie nė sy qetėsia dhe artikulimi i mirė i fjalėve. Kjo, jo v ...
Mburoja e Apolonisė del nė dritė pas 25 vitesh
Mburoja e shekullit tė tretė para Krishtit ėshtė e vetmja e gjetur nė  ...
Historia e Nikut: I lindur pa gjymtyrė, ia del mbanė nė jetė
Kur Nick Vujicic lindi pa krahė dhe kėmbė, edhe prindėrit e tij mezi a ...
Vetėvrasja e Heminguejit dhe dhurata e fundit qė i dha vetes
Tė dielėn e 2 korrikut tė vitit 1961, Ernest Hemingway (1899-1961), kr ...
WebDate - Meet Boys and Girls

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa