Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Numeratori Telefonik i Shqiperise
Lojra ne Internet
Video Shqiptare, Humor, filma
Albania
Hapesira
Artikull Lajm

Celesi, Guida e Tiranes
  Kreu | Argetim | Personazh



Sonila Vjeshta, shqiptarja e kinematografisė britanike
Sonila Vjeshta mbase nė Shqipėri ėshtė njė emėr krejt i panjohur. Nė Britaninė e Madhe, falė talentit dhe vendosmėrisė, ajo dalėngadalė po bėhet njė emėr gjithnjė e mė i njohur nė arenėn e kinematografisė sė kėtij vendi. Ajo ėshtė njė aktore, tashmė e afirmuar nė Britani, ku jeton qė prej nėntė vitesh.
Një kërkim i shpejtë në motorin kërkues "Google" me emrin Sonila Vjeshta, të drejton në dhjetëra faqe online, ku emri saj është prezent. Emrin e aktores shqiptare e gjen në bankën më të madhe me të dhëna për njerëzit e artit e quajtur "The Internet Movie Database". Krahas një fotoje artistike në këtë faqe, të dhënat që dalin janë shumë domethënëse. Vendlindja e saj është Berati.

Por, kush është aktorja shqiptare e kinematografisë britanike, e cila preferon të mbajë një profil të ulët larg shkrimeve apo lajmeve në median britanike, përfshi atë shqiptare?

Vetëm këmbëngulja prej gazetari, bën që më në fund, pas afro një viti nga shkëmbimi i mesazheve të para, ajo të jetë ballë për ballë për të t‘iu përgjigjur një mori pyetjesh. Sonila vjen në kohë në një pastiçeri italiane të qetë me pak njerëz, në një prej lagjeve më të këndshme të Londrës e quajtur "Angel". Që në fillim miqësore. "Më në fund, ja ku u takuam". Kjo është batuta e parë, e shoqëruar nga një buzëqeshje e saj, duke ç‘tensionuar menjëherë situatën përballë njeriut të medias, duke dashur të thotë: "Më pyet sa më pak dhe saktë. Më pëlqen media, por jo të jap intervista". Megjithatë, ajo që në pamje të parë reflekton mirësinë e një vajze shqiptare, e cila megjithëse ka nëntë vjet në Angli, ka studiuar në një shkollë aktrimi angleze, e më të shumtën e miqve i ka anglezë, ende nuk e ka zhdukur aksentin e një vajze me origjinë nga qyteti i një mbi një dritareve. Në botën e kinematografisë ajo nuk është rastësisht. "Që e vogël jam angazhuar në Pallatin e Kulturës në Berat, duke recituar vjersha për partinë", thotë ajo duke qeshur natyrshëm. E më pas, vjershat do t‘ia linin vendin interpretimeve të para në vitin 1996, kur Sonila do të niste studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, për të cilën kujton se të gjitha vendet ishin zënë dhe ajo mundi të hyjë në këtë shkollë nga listat shtesë. "Edhe sot nuk arrij ta kuptoj se sa me fat isha të hyja në këtë shkollë. Isha e 11-ta që do të pranohesha. Ky është numri i fatit pasi kam lindur me 11 shkurt", rrëfen Sonila, teksa shijon një kafe me qumësht soje. Ky fat nuk është lënë pa u shfrytëzuar nga Vjeshta për t‘u shkolluar e mbaruar atë me rezultate maksimale.

Nuk harron të flasë me shumë respekt për pedagogët në veçanti për njërin prej tyre, të madhin Birçe Hasko për të cilin tregon.

"Kur shkoj në Tiranë dhe takohem me profesor Birçen, ai nuk më lë të paguaj. Është njëri prej atyre që ka bërë shumë për mua në mjeshtërinë e aktrimit. Sonila ishte një ndër vajzat që morën pjesë në bashkëpunimin në Milano dhe më pas u shfaq te publiku shqiptar gjithashtu, me teatrin eksperimental italian ATIR. Asaj i ishte besuar roli i një prej bakanteve në shfaqjen "Bakantet" të Euripidit, të cilën Sonila e përshkruan si një shfaqje fantastike, ku me të interpretuan edhe gjashtë shoqet e saj të kursit ardhur nga Tirana. E nëse aktrimi i saj dhe kolegëve shqiptarë do të duartrokitej në Itali, në Shqipëri publiku e priti pak me sy të hapur këtë pjesë, pasi kishte disa skena nudo dhe tone në koncepte artistike dhe shoqërore kontroverse.

Dëshira për të udhëtuar e çon Sonilën në Angli, ku ajo kishte disa miq. Ishte viti 1999, kur për herë të parë do të shkelte në këtë vend pa e ditur se për të do të bëhej vendi i realizimit të një ëndrre të madhe: konsolidimit të saj si aktore. Tani, pas më shumë se nëntë vjetësh, me çfarë ka arritur, nuk ka dyshim se ajo ka bërë zgjedhjen e duhur. Megjithëse kishte një shkollim mjaft të zgjedhur dhe të vlefshëm nga Akademia e Arteve në Tiranë, kjo nuk e ndalon për të ndjekur një ndër shkollat më të mira angleze të aktrimit e predominuar në fushën e teatrit, të cilën Sonila e quan si dashurinë e saj të madhe. Edhe për tri vjet të tjera ajo do t‘i dedikohej kësaj shkolle në qytetin e bukur verior anglez të Mançesterit. Adoptimi me kulturën angleze dhe jetën në këtë vend përveç shkollës ishte një tjetër aspekt që duhej realizuar për aktoren shqiptare.

Arritja e kësaj do të realizohej përmes punëve vullnetare në kohën e lirë. "Në mendjen time ishte vetëm një gjë: të aktroja. Të marrësh vendime të drejta në fushën e artit është e vështirë. Me mbarimin e shkollës në Angli e diplomimin m‘u desh të gjeja një agjent që do të më prezantonte si aktore. Fillimi është i vështirë, pasi agjenti që gjeta mundohej të më gjente punë si modele e jo si aktore. Kjo nuk ishte ajo që doja të bëja, pasi kisha studiuar për aktore dhe jo për modele", tregon Sonila për hapat e parë në industrinë kinematografike britanike, ku konkurrenca është e madhe dhe njëkohësisht e egër.

Pasi ka lënë Mançesterin, në të cilin ka kaluar tre vjet si studente, ku krahas studimeve nuk ka lënë pa shijuar jetën e natës plot ngjyra të këtij qyteti, ndalesa e ardhshme është Londra.

Sonila kujton se që në fillim nuk munguan ftesat për intervista nga agjentë të ndryshëm. Vjen momenti intervistës së parë që për të ishte shumë e rëndësishme. Sonila kujton se ishte një ditë pas datës 7 korrik 2005, kur terrorizmi kishte goditur metrotë e Londrës. Kjo nuk e frikësoi apo ndaloi të shkojë në kohë në atë intervistë për të cilën thotë: "Doja të tregoja angazhimin tim maksimal. Intervista shkoi mirë. Ata që më intervistuan më thanë se i ngjaja aktores Sandra Bullock, gjë e cila mund të ishte diçka jo në favorin tim. I thashë me vendosmëri. Unë nuk i ngjaj asaj, megjithatë ajo nuk është aspak e keqe si paraqitje edhe po t‘i ngjaj. Pata dhe disa intervista të tjera nga të cilat më në fund zgjodha agjenten time, e cila punon shumë dhe përpiqet të më gjejë sa më shumë role. Kështu ajo më siguroi të merrja pjesë në provat e filmit "Wanted", ku luan Angelina Joly, që do të jetë në kinema së shpejti. Intervistat shkuan mirë, por regjisori Timur Bekmambetov vendosi ta heqë rolin tim nga filmi, duke më kërkuar ndjesë", vijon së treguari ajo për përvojën londineze, që pavarësisht nga ky mosrealizim roli, vendosmëria e saj mbeti në shkallën maksimale. Filmi i radhës në të cilën do të luante ishte "Charlie White", një produksion britanik me kastë aktorësh të rinj, ku Sonila luan rolin e së dashurës së një modeli, të cilit nëpër festa i qepen shumë vajza nga pas. Kjo nuk i pëlqen Charli-t, djalit që kërkon të jetë një "playboy", e ta duan të gjithë vetëm e vetëm se ai vjen nga një familje e pasur. Charli, i zhytur thellë në spiralen e kokainës, mahnitet nga bukuria e Skarlet që luhet nga Vjeshta në rolin e këngëtares europiane të popit, por ajo nuk është e interesuar në të. Ai i hedh helm në një gotë shampanjë të dashurit, duke e vrarë më pas në banjë, me qëllim që ta bënte të tijën këngëtaren e bukur. Ky film do të fitonte një sërë çmimesh, ndër to atë të "Best Feature Digital Film Festival 2005", në Los Anxhelos, SHBA, "11 Bradford Film Festival", e "Comonoëelth film Festival" në Angli. Tashmë akulli ishte thyer. Ofertat për prova skenike në filma të ndryshëm sa vijnë e shtohen për aktoren shqiptare si për shembull në një rikthim provash për "The Dark Knight", e cila është sekuenca e "Batman Begins", me regjisor Christopher Nolan, të cilin Sonila e takoi personalisht. Gjithashtu konkurroi për "Hostel II" me regjisor Elia Roth dhe producent Quentin Tarantino. Sonila thotë se paçka se nuk ka mundur të luajë në këto filma, ajo është e vetëdijshme për vështirësitë në këtë zanat, por ajo pret e duruar rolet e tjera, normale kjo për shumë aktore në industrinë e kësaj mjeshtërie.

Dhe pritja nuk do të ishte e gjatë. Ka vetëm pak kohë që ajo ka përfunduar së xhiruari rolin kryesor të Kashës, një vajzë polake në teledramën e BBC-së, e quajtur "Belonging". Kjo është një dramë që ka disa vite që shfaqet në gjigandin mediatik britanik. Sonila kujton se për këtë rol iu desh të mësonte se si të luante poker. "Kasha është një vajzë çamarroke. Jeta e saj është e përkëdhelur financiarisht dhe me vëmendje prej familjes, me truprojë e shofer. Ka dëshirë të jetë kudo dhe t‘i bëjë të gjitha. M‘u desh disi një kohë e gjatë për t‘u përshtatur me këtë rol. Më në fund, ia dola mbanë. Publiku do ta ndjekë atë në dhjetor 2008", tregon ajo.

Po tani me çfarë po merret ajo?

"Pritja për aktorët është diçka normale. Jam duke pritur ftesën e radhës nga agjentja ime për ndonjë rol të mundshëm", përgjigjet ajo.

Pavarësisht nga kjo pritje, ajo ka vite që pret një ftesë akoma më të rëndësishme, të cilën e quan një ëndërr. Të luaj në një film shqiptar për të cilin thotë: "Do të isha shumë e lumtur të më vinte një ftesë nga regjisorë shqiptarë si Gjergj Xhuvani, të luaja në filmat e tij. Për mua do të jetë një ëndërr e bërë realitet". Nuk ka dyshim se kjo vajzë shqiptare do të arrijë çdo objektiv që i ka vënë vetes, pasi arma e saj më e fuqishme për të shkuar përpara është vendosmëria në rrugën e artit që ka zgjedhur që kur ishte e vogël, duke recituar vjersha për partinë. Si pa u kuptuar kanë kaluar më shumë se 60 minuta. Sa më shumë të qëndrosh me Sonila Vjeshtën, aq më shumë ke se për çfarë ta pyesësh. Është koha për një gotë verë. Ashtu bëjmë. Shkojmë në barin më të afërt. Tashmë kur diktofoni im është i mbyllur, ajo nis të pyesë për sekretet e gazetarisë. Përsëri duke qeshur, përsëri e gjen batutën e radhës duke thënë: "Nuk duhet t‘u besosh gazetarëve". Mbase kjo ka qenë edhe arsyeja përse ajo kërkon të jetë larg vëmendjes së tyre. Si do që të jetë, një gjë është e dukshme: thjeshtësia është tipari kryesor për Sonilën, ndryshe nga koleget e saj aktore kapriçioze, gjë e cila e bën atë një të intervistuar më shumë se speciale për cilindo gazetar që do të përballet me të. Mbi të gjitha, ajo është një shqiptare e cila në mënyrë të padiskutueshme rreshtohet në krahun e shembujve pozitivë të shqiptarëve të suksesshëm në Britaninë e Madhe.

Nga Gazeta Shqip

       • Rrėfimi i biologes shkodrane: Tė punosh nė kazino nė Tiranė
       • Tika Camaj, modelja shqiptare qė sfilon pėr D&G dhe Gucci
       • Duro shėnon golin e jetės
       • Valton Krasniqi: Si mė kopjuan kėngėn maqedonasi dhe bullgarja
       • Dritani, plane pėr martesė: Gjirokastritėt s janė kopracė
       • Olta Boka: Ja pse i kėndova dashurisė sė pamundur
       • Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesės nė Dardhė
       • Shkėlzen Berisha lė Gėrdecin, pėr fenė
       • Tuna Sejdiu: Deri tani asnjė djalė s’e ka merituar t’i kushtoj njė kėngė
       • Vjollca Hoxha: Njė vit pas ikjes sė Tanit
       • Tė pathėnat e Blerim Destanit
       • Pirro s'vjen nė gjyq. Inva refuzon ndarjen me pajtim
       • Virusi: Adela e Bjordi jashtė BB? Mos ndodhtė ajo qė mendoj...
       • Fituesja e Top Fest 6: Endrra qė m‘u realizua
       • I ati i Ferdit: Biri im, duhet tė mė falėsh!
       • Luana Vjollca: Mė pėlqen kur djemtė mė bėjnė komplimente
       • Inva Mula shpėrndan ftesat e dasmės me Ethemin
       • Zhulali: Kejsi nė Moskė, jo e ndrojtur
       • Soni Malaj: Kėtė javė do tė shihni surprizėn time
       • Xhemi Shehu: Asnjėherė nuk kam vuajtur nga ambicia e sėmurė
       • Fundi i njė dashurie tė madhe
       • Vaēe Zela: Kam njė dėshirė tė marrė pėr skenėn
       •  Argėtim me... gjarprin
       • Virusi: Krahasova Adelėn me Nėnė Terezėn se mė erdhi nė majė tė hundės
       • Anada Nikollari: Nė tė ardhmen e shikoj veten nė politikė
       •  Mustafa Nano: E vėrteta pėr shtėpinė time
       • Nora Istrefi: Me Robertin kemi bėrė plan tė martohemi
       • Kastro Zizo: Pse vendosa tė dal nė skenė si klloun depresiv
       • Edi Paloka Martohet pėr tė dytėn herė dhe pret fėmijėn e dytė
       • Alketa, modelja tropojane e veshjeve intime
       • Arta Bajrami: Dasma ime sekrete me biznesmenin
       • Inva Mula lė Pirro Ēakon pėr biznesmenin kosovar
       • Jona Muca: As nuk mund ta imagjinoj Arjonin tė lidhur me Zhuljetėn
       • Joni Peēi: Shqiptarėt vazhdojnė tė vishen si nė 97-n
       • Elia Zaharia: Princi mė ēmend me dhjetėra telefonata
       • Kreshnik Ibrahimi: Kam arritur kulmin me imitimin e Olsit tė Bigut
       • Pse u largova nga spektakli E diela shqiptare
       • Ina Rama: Ju rrėfej familjen time, nga vajzat te bashkėshorti
       • Laert Vasili: Pse mė zgjodhėn grekėt artistin e vitit
       • Ismail Kadare: Pse u largova nė vitet 90
       • Nikoll Lesi Jam i pasur dhe kam pėrsėri ambicie pėr tė qenė nė politikė dhe nė media
       • Greta Koēi: Menaxherit i kėrkohet kompromis tė anulojė koncertin e Shėn Valentinit
       • Pasioni i fshehur i Olta Bokės
       • D&G: Meshkujt? Do t‘i bėjmė tė na luten nė gjunjė
       • Martohet Arta Muēaj
       • Arbana Osmani: Ju sfidoj tė gjithėve
       • Vajza nga Kuēova, Santa e Nju Jorkut
       • Altin Goci: Muzika ime jashtė klaneve
       • Viktor Pango: Nuk e paragjykoj babain pėr marrėdhėniet e tij me femrat
       • Dilemat e Kejsi Tolės
       • Saimir Tahiri fund beqarisė
       • Olta Boka: Prindėrit nuk duan tė fitoj para me koncerte
       • Evis Mula: Tė gjitha operacionet plastike qė e kanė transformuar
       • Julian Deda baba pėr tė dytėn herė
       • Serbia njeh Kosovėn nė Miss Earth 2008
       • Almeda Abazin: Missi me tre kurora
       • 200 sms-tė surprizė tė Jonida Maliqit
       • Vlera Xhakla: Jeta ime nga fushata e Obamės tek studiot e Timbaland
       • Rikthimi i madh i Sofia Lorenit
       • Zele Ismail, talenti shqiptar qė vlen 100 milionė sterlina
       • Kėshillat e Ardit pėr flokėt e politikanėve
       • Vedat Ademi : Kam kėnduar edhe nė dasmėn time
       • Nėna e Noēes: Unė vetė nė Big Brother? Pse jo?
       • Fadil Berisha: Te gjesh celesin e suksesit te fotografise!
       • Njė ditė me Rezarta Skifterin
       • Shkėlqimi i Yllka Berishės nė Miss Earth 2008
       • Fitore pėr tė synuar titullin Kampion Bote
       • Njė hollandeze e shqiptarizuar
       • Buffon: Edhe pse i pasur dhe i famshėm, isha rob i depresionit
       • Xhejms Belushi, rikthim nė Qytezė
       • Alberto Bevilacqua: Jeta, duet pėr njė zė tė vetėm
       • Tė rejat mė tė fundit nga Jonida Maliqi
       • Si i njohim prej rinisė Liri dhe Sali Berishėn
       • Dorela Hysa, kurorėzohet supermodelja shqiptare
       • Turjan Hyska: Rrengu qė kam pėrgatitur pėr politikanėt dhe artistėt
       • Katerina Boci, shqiptarja qė vesh kėngėtaren Fergie
       • Valbona Halili: E vėrteta e thashethemit mbi ndarjen time
       • Pse duhen bashkuar Kosova e Shqipėria
       • Agron Llakaj: Rrėfimi pėr ēarjen nė spektaklin humoristik
       • Almeda Abazi : Kam vullnet tė hekurt
       • Blendi Salaj: Tė ikėsh prej atje ku tė gjithė duan tė shkojnė...
       • Olti Xhezo: Do braktis gjithēka pėr Londrėn
       • MARIZA IKONOMI: KAM SHUME ARMIKE NE BOTEN E MUZIKES
       • Tani me Drinin po mendojmė pėr njė fėmijė
       • JONIDA SHEHU E DASHURUAR, POR JO GATI PER FEJESE
       • Ardit Gjebrea nė pritje pėr t’u bėrė baba pėr herė tė dytė
       • Ari Han: Futbolli shqiptar si futboll rrugėsh
       • NUK JAM PENDUAR PER ZGJEDHJET E JETES SIME
       • Sander Gjoka: Une dhe Redoni, rikthehemi ne grup
       • Nje e diele me Edlira Memen
       • Olti Xhezo ende i vetmuar
       • Verė 2008, stina e dashurisė
       • Mandela, njeriu qė diti tė qėndronte
       • Zana ndėr 10 mė tė bukurat e Universit
       • Elina Duni prezanton "Bareshėn" nė Evropė
       • Piloti 94-vjeē, merr leje fluturimi deri nė 2010-ėn
       • Sveva u beson fotove
       • Roberto Kavalli: Adhuroj modėn dhe Firencen time
       • Shpėrthimi i dytė i Alban Skėnderajt
       • Rrėfimi i “rrezikshėm” i Alba Parietit
       • William Hague: Rilindja e konservatorėve
       • In memoriam Guri Madhit
       • Karter, presidenti i famshėm, pas Shtėpisė sė Bardhė
       • Oso Kuka, hero me vulėn e popullit, jo tė qeverisė
       • Sidney Pollack, lamtumira e njė gjeniu
       • I vetėm, bėn xhiron e botės duke kaluar nė Arktik
       • Kadare: Vitet e mia nė Moskė dhe dashuria e humbur me vajzėn Larisa
       • 100% Rezarta
       • Sonila Vjeshta, shqiptarja e kinematografisė britanike
       • Ēfarė surprize, Maradona elegant!
       • Timo Flloko nga A nė Zh
       • Rikard Ljarja, aktori nė ditėlindjen e 65-tė
       • Njė jetė nė shėrbim tė Shqipėrisė Abaz Ermenji
       • Mrekullia ėshtė njeriu
       • Pse e vrau veten arkitekti Karl Gega?
       • Besnik Mustafaj: “Biblioteka ime ne deklarimin e pasurisė”
       • Pentagramet e ndaluara tė pianistit tė parė
       • Musine Kokalari, Leterkembimi me Enverin
       • Rudina dhe Zhani Ciko: Nė dashuri me "realizime plani"
       • Justina Aliaj, E kush nuk e njeh kete emer
       • Preē Zogaj: Nga tė lexuarit mėsova tė shkruaj
       • Donald Lambro: “Historia e librit tim, qė frymėzoi presidentin Regan pėr fushatėn elektorale”
       • Besart Berisha futbollisti Shqiptare qe luan me klubet Gjermane
       • Tinka Kurti: Shkela cdo bestytni per puthjen e pare te filmit shqiptar
       • Nertila Koka-Kėngėtarja e ėmbėl e skenave
       • Arnold Schwarzenegger: Shembulli i Kalifornisė sime
       • Mirela Bogdani, kandidatja e konservatoreve angleze per deputete ne BE
       • Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)
       • Gheraradio Bosio, krijuesi i njė kryeqyteti
       • Detyra e fundit e Xhanfise Keko
       • Vladimir Putin, njeriu i vitit nė revistėn “Time”
       • Top modelja Bruni e fejuara e re e Nikola Sarkozi
       • Kush ishte Jakov Milaj
       • Kthesat e Elsa Liles
       • Pasionanti i natyrės
       • Atentatori i Hitlerit lindi 100 vjet mė parė
       • Edhe prania ishte mungese
       • Camaj pa kapele bavareze...
       • Si u manipulua vepra e Nolit
       • Fantazia ėshtė jetike - nė 100 vjetorin e lindjes sė autores pėr fėmijė Astrid Lindgren
       • Robert McNamara, strategu i numrave
       • Sekretet e zonjės Shekspir
       • Qipro, feston 100 vjetorin duke u hedhur me parashute
       • Maria Kalas, In Memoriam ne Tirane
       • Fadil Berisha fotografi Shqiptar
       • Kur Hitleri lexonte Nostradamusin
       • Jona, kthim nė fėmijėri
       • Lamtumire Marsel, zoteria i gjesteve
       • Eqerem Ēabej
       • Bajram Curri
       • Jo pėrbaltjes
       • Nė 30-vjetorin e vdekjes sė Elvis Presley-it
       • Njeriu qe i dha jete Muzikes
       • JK Rowling: Tė jetosh me famėn, paratė, por tashmė pa Harrin
       • Mishel Fajfer, mė e bukur dhe mė energjike se kurrė
       • Kledi Kadiu
       • Ana e panjohur e Hilari Klintonit
       • Pėrsiatės nordik dhe meditues i vdekjes
       • Saimir Strati drejt rekordit te dyte Gines
       • Shuhet Violeta Manushi, pėrjetėsoi Teto Ollgėn
       • Gjebrea, para eres se re
       • Petro Marko, personaliteti i panėnshtruar nga persekutimi
       • Pano: Rrefimi i jetes sime
       • Elvana dhe gjithe bemat e saj
       •  Kadare, shqipja e shqiptarėve
       • Sadina Alla - Prezenca e Shqiperise ne Miss Universe 2007
       • Qirinj nė skenėn ku ndėrroi jetė Prodani
       • Kadri Roshi-Legjenda e skenės
       • Edit Durham
       • ERA e Mbare qe te Shpie ne Miss Univers
       • Elida Cangonji, me Pengun e njė Minifundi
       • Masiela Lusha, Emri Shqiptar nė Hollivud
       • Azem Galica
       • Ismail Qemali
       • Gjergj Kastrioti Skenderbeu
       • Papa shqiptar Klementi XI dhe familja Albani
       • Gonxhe Bojaxhi
       • Ca Ditė Pushimi pėr Adelinėn
       • Rikthimi i dyte i Ledina Ēelos
       • A Eshte Puthje Per Dashuri Apo Puthje Biznesi?
       • Eliza Patrisia Dushku
       • Karriera e Aktorit Uill Smith
       • Yjet - Me aktorin Nikolas Keixh
       • Nora Xhons debuton me njė album tė ri
       • Piktori Sotiraq Xega me 100 punime nga Morava
       • Jakup Ferri me vizatime tė reja
       • Orinda Huta
       • Elsa Lila, nė garė, natėn e dytė tė Sanremos
       • Michael Jackson Mund te Behet Mysliman
       • Beyonce Tani Modele
       • Kur VIP-at Janė Vetėm “miq”
       • Shan Pici, nxėnėsi i Marubit qė i la Shkodrės 70 mijė negativė


Zgjedhjet 2009 - Lajmet e fundit
KQZ Rrezultatet e votimit Reklame per nje adrese te nje visualizimi te zgjedhjeve 2009
» KQZ Neser do numerohen 6 kutite e Fushe-Kuqes
» Uithers Angazhohuni për mbylljen e rregullt të zgjedhjeve
» Dule PS nuk mbrojti votat e PBDNJ
» Vazhdon ende lufta mes PD-PS për kutitë e fundit
» Perfaqesuesi i SHBA ne OSBE U identifikuan shkelje. Presim qe numerimi te vazhdoje ne rregull
» KSHH Situata paszgjedhore e papajtueshme te respektohet vullneti i popullit
» Uidhers apel Berishes dhe Rames te angazhohen per numerim te rregullt
» Zgjedhjet Dule Do mbledhim kongresin e jashtëzakonshëm
» Vazhdon ende lufta mes PD-PS për kutitë e fundit
» LSI Vasili Per koalicionin vendosim pas rezultateve
» Ministria e Jashtme përshëndet Suedinë për marrjen e presidencës së BE
» Zgjedhjet DuleDo mbledhim kongresin e jashtëzakonshëm
» KSHH Numerimi veprime te papajtueshme. KQZ te beje detyren
» Kutite e kontestuara KQZ vendos ne oren 1900 per Lacin shtyn Fierin
» Fratini Forcat politike të arrijnë të formojnë qeverinë
» Kontestimi kutite e KZAZ nr. 20 ne Fier mberrijne ne KQZ
» Zgjedhjet 3 kutitë e qarkut të Fierit mbërrijnë në KQZ
» Zgjedhjet 2009 heshtje në selitë e partive të vogla
» Fratini Procesi elektoral u krye me korrektësi
Kazinoja.com
Edialtour
Chat.al Fushata Zgjedhore Shqiptare 2009
Artikujt me te fundit:
Shima, dalin veprat kundėr diktaturės
Piktori Alush Shima publikon pėr herė tė parė njė katalog me 500 punė  ...
Ēfare ėshtė depresioni, si ta kurojmė?
Depresioni ėshtė njė gjendje shpirtėrore e ērregulluar qė shkakton hum ...
Angli: Vogėlushi i sėmurė nga zemra, jeton falė viagrės
Vogėlushi, Alfie Oliver, qė ėshtė vetėm 1 vjeē, ka lindur nė korrikun  ...
Horoskopi muajit Korrik
Shikoni vazhdimin e horoskopit tuaj... Cfar surpizash ju sjell ky muaj ...
Permbytet Tirana. Pamje pas shirave te dates 01-07-09
Pėr shkak tė rreshjeve tė dendura tė rėna pėrpara njė ore dhjetra maki ...
Stresi ben dallimin femra-meshkuj
Ne situata tensioni meshkujt dhe femrat sillen krejtesisht ne menyra t ...
Shuhet Pina Bausch
Gruaja qė bėri revolucion nė baletin gjerman dhe tė Evropės sė pas Luf ...
WebDate - Meet Boys and Girls

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa