Orinda Huta, pas përvojës së një viti më parë, do të vihet sërish në profesionin e modeles, ashtu si do të rikthehet gjithashtu edhe Xhemi Shehu, apo gazetarja e "Neës 24", ish-konkurrente në Miss, Eneida Xhelili. Ndërsa "qershia mbi tortë", që do të mbyllë këtë pasarelë të “Geraldina Sposa” është Valbona Selimllari.
Kush dëshiron të jetë në modë e njëkohësisht të ngjajë me "princeshën e përrallave", bën mirë që përpara dasmës të shohë me vëmendje fustanet e nusërisë te "Geraldina Sposa".
Edhe këtë vit, ashtu si gjithmonë që nga viti 1995, “Geraldina…” ka çelur sfilatën e saj, duke shënuar kështu me këtë pasarelë edhe hapjen zyrtare të sezonit të dasmave. Drejtuesit e këtij salloni, duke patur luksin që në pranverën e çdo viti të zgjedhin veshjet e vitit pasardhës (siç funksionon tregu i veshjeve të nusërisë në Evropën Perëndimore), sjellin në sfilatën e majit të “Geraldinës” pikërisht atë që është tendenca e modës së lartë në veshjet e nusërisë. Janë katër kolonat ku mbështetet klasifikimi i veshjeve të nusërisë: klasiket, modernet, romantiket, dhe viktorianet (veshjet e ngushta që kanë marrë këtë emër nga mbretëresha Viktoria). Miksimi i këtyre linjave me njëra-tjetrën dhe ngjyrat e pëlhurat e modës, sjellin koleksionet e reja të nusërisë. Ato që mbizotërojnë këtë vit në pasarelën te “Geraldina Sposa”, janë dantellat gjysmë të pambukta (si dantellat e gjyshes), prerjet elegante deri në vithe, pjesa e poshtme e veshjeve me plot kinda asimetrike që japin një siluetë tepër femërore, fjongo të mëndafshta të lidhura nën gjoks, në të njëjtën ngjyrë me veshjen, materiale të rrudhura, xhaketina të rafinuara, gurë të shndritshëm ose mat, aksesorë të mëdhenj për të plotësuar modelin e krehjes, këpucë me ngjyra neutrale të argjendta ose të florinjta. Fustanet mbajnë firmat Elie Saab, Valentino, Manuel Mota, si pjesë të koleksioneve të Pronovias, e cila është lider botëror në veshjet e nusërisë. Bashkë me ta fustanet e “San Patrick” apo “La sposa”, të gjitha ekskluzivitete të “Geraldina Sposa” në tregun shqiptar. Çdo vit "Geraldina Sposa" sjell një linjë të re për veshjet e nusërisë, të palançuar më parë në Shqipëri. Për 2008-n vjen në sfilatën e Tiranës koleksioni i stilistes ekstravagante Mariella Gianfrate, nderuar me çmim në "Sposaitalia 07".
Ndërsa fustanet do të prezantohen nga dhjetë modele. Modele që nuk janë thjesht "bukuri të fjetura", por kanë sharmin skenik e karakter shprehës dhe reflektojnë klas, elegancë, feminilitet, kulturë dhe inteligjencë. Në këtë pasarelë modelet profesioniste (Linda Poda apo Matilda Mcini, që tashmë po bëhet gati për të prezantuar Shqipërinë në “Miss Universe”), takohen me personazhet televizive që shfaqin sharmin e tyre edhe në 'modeling'. Orinda Huta, pas përvojës së një viti më parë, do të vihet sërish në profesionin e modeles, ashtu si do të rikthehet gjithashtu edhe Xhemi Shehu, apo gazetarja e "Neës 24", ish-konkurrente në Miss, Eneida Xhelili. Ndërsa "qershia mbi tortë", që do të mbyllë këtë pasarelë të “Geraldina Sposa” është Valbona Selimllari.
Nga Gazeta Metropol











