Përderisa kënga mbetet totalisht e kopjuar, me melodi dhe orkestrim identik, duket që vokali dhe teksti i këngës është më i dobët sesa versioni origjinal i këngëtares Ismajli.
Deri më tani, e preferuara e rinisë shqiptare, është këngtarja së cilës i janë “huazuar” më së shumti këngë nga këngëtarët e shteteve sllave në rajon, gjë që ajo kishte përmendur tërthorazi në një intervistë dhënë RTK-se, televizionit kosovar. Dhe duke ditur mosfunsionimin e ligjit në këto raste në Kosovë, Ismajlit i mbetet vetëm të hidhërohet, apo të gëzohet që shtetet përreth janë ato që më së shumti nga këngëtarët shqiptarë, përcjellin karrierën e Adelina Ismajlit. Por një tjetër lajm vjen për këngëtaren Adelina Ismajli.
Brenda dy javësh pritet që ajo të lançojë klipin e saj më të ri dhe të parin pas një pauze relativisht të gjatë, në karrierën e saj. Nuk është dhënë asnjë detaj nga familja e saj lidhur me punën që po bën Adelina në këtë projekt të ri, ndërsa vet këngëtarja ka kohë të gjatë që nuk është prononcuar për mediat, e veçanërisht i është larguar shumë kontaktit me gazetarët pas vrasjes së të dashurit të saj, pikërisht atëherë kur vëmendja u kthye shumë nga këngëtarja e famshme. Nuk dihet se çfarë zhanri do të jetë kënga e re e Adelinës, e as kush e ka bërë atë, apo edhe ku po bëhet klipi, Në Kosovë apo në Maqedoni, atje ku këngëtarët kosovarë i realizojnë në masë të madhe klipet e tyre. Gjithsesi kjo do të kuptohet shpejt, pasi miqtë e saj të ngushtë janë shprehur se Adelina ka vendosur t’i kthehet ekranit me një këngë të re.
Marre nga : Gazeta Shqiptare











