Shkelqimin e yjeve shqiptare te te gjitha fushave te jetes nuk e durronin dot komunistet, drejtuesit injorante te shtetit te djeshem shqiptar, dhe si e tille edhe ai yll duhej shuar, duhej denuar, duhej... Dhe Justina u denua, u denua rrende, madje, por fatmiresisht nuk u shua.
Talentet nuk shuhen, ato vetem mund te zbehen. O zot cfare cmendurie dhe fatkeqesie! Ne kulmin e arritjeve dhe suksesit, kur aktorja, kengetarja e madhe Justina Aliaj ishte duke u ngitur per te kapur majat me te larta te suksesit te saj dhe i kishte kapur ato maja para kohe, si gjithmone vjen nje urdher i prere nga lart ... duhet te denohet. Dhe Justina, si shume artiste te tjere te asaj kohe te cmendur te fillimviteve 70-te pati fatin e hidhur te jetes se saj te provonte denimin komunist. Ia nderprene menjehere te drejten e studimeve, ku ajo ishte studente ne Akademine e Arteve ne Tirane per aktore, duke e cuar te punoje ne prodhim. Cmenduri!
Nuk e lejuan te kendoje ne festivalet e kenges ne radiotelevizion dhe ne te gjitha aktivitetet e ndryshme, ku Justina ishte shume e suksesshme, madje shkuan edhe me tej; kenget e kenduara nga ajo nuk duhet te transmetoheshin ne radio. Justina Aliaj u rehabilitua ne fundvitet 80-te, atehere kur edhe kolera, diktatori kishte ngordhur. Edhe pse Justina i mungoi skenes dhe spektatorit pothuajse 20 vjete, perseri dalja e saj ne skene pas shume vjetesh ngjalli emocione te medha tek spe ktatori kryeqytetas dhe i gjithe Shqiperise. Justina Aliaj mbetet nje yll i kenges dhe skenes shqiptare. Ne ditet e ardhme do njiheni me teper me aktivitetin e kesaj artisteje te madhe neper vite, se bashku me nje interviste, qe me ka dhene per artedashesit e shumte shqiptare anembane kudondodhen.
Justina Aliaj
Une dhe shoket e mij
Muzika Agim Prodani. Fituese e cmimit te pare ne nje nga Anketat Muzikore
1968
U caktova ne nje brigade
Ku nuk kishte asnje vajze
Oh sa ndrojtje pata ne fillim.
Mirmengjes une ne fillim u thashe,
M'u pergjigjen menjehere te gjashte.
Shume te qeshur dhe buzegaz
Dhe me tonin shume gazmor'
Dhe shpirtin punetor aty e pash.
Ja tani ne jemi shtate
Shtate shoke besnike.
Kush i qete e kush i vrazhde
Te gjithe simpatik'.
Neve bashke shkojme kudo,
Qe te gjithe thone,
Lum' ata per k'te shoqni qe kane.
Neve bashke i ndajme dhe gezimet,
Ne repart edhe neper familje,
Bashke shkojme ne stadium,
Ne teater dhe ne shkolle,
Sa e lumtur ndjehem une o shoke.
Ja tani ne jemi shtate...
Unaza
N'autobus ne udh'tojme
Dhe se bashku shikojme
Qytetin tone qe rritet sot
Njerez te g'zushem syri sheh kudo.
Shih sa vepra rreth e qark
Shkoll' fabrike dhe kombinate
Atje lart eshte nje uzine
Ja k'tu poshte dy syte qe ndrijne.
Endrat e ndezura n'rrugen tone
Ecim bashke ne jeten tone,
Ndaj gjithnji une po kendoj
Mbi unaze e dashuri.
N'autobus ne udh'tojme
Dhe te zbresim harrojme.
Cdo stacion shpejt kalon
Sa vjen njeri tjetri shkon.
Sa vjen njeri, tjetri shkon,
Sa vjen njeri, tjetri shkon,
Sa vjen njeri tjetri shkon.
Stacion i dashur.
Muzika Agron Xhunga. Fituese e cmimit te dyte ne Festivalin e 10-te te
Kenges ne RTVSH.
N'pallatin tone
Ne katin e trete
Eshte nje vajze,
Vajze e mire vertete.
Shkoj ne pune
N'shkall' ate e gjej,
Mirmengjes thote
Mirmengjes i them,.
Por ngado qe shkojme,
Jo largesia s'na ndan.
Ne mendime ne
Njeri tjetrin e mbajme.
Nje dite shiu
Ishte bere uj'.
Prane vajzes
Urbanin ndala une.
Hapa deren
Hip i thash pastaj
Ca udhetare thane:
Sa capken ky djale.
Ne pasqyre rrane
Dy syte e saj te zinj.
Ne shikimin e saj
Rrahu zemra ne gji.
Ih, por bilbilit
nje polic i bjen.
Shok' i dashur
ketu stacion nuk ke.
Jo i thashe
Nuk kam bere gabim.
Ky stacioni eshte stacioni im.
Ne pasqyre rrane...
Ne mbremjen e vallezimit.
Perseri fituese e cmimit te dyte ne Festivalin e 10-te te Kenges ne RTVSH.
Kenga u kendua ne duet me Sherif Merdanin.
Ne vallzim nje nate t'shtune,
Syt' e tu tek mua mbeten
Desha tok te loznim shume,
Por nuk munda vec njehere.
Drejtimin, kush ta marri
Bashke me 'ta vij dhe une
N'atletike une i pari,
Por per tek ti arrita ne fund.
Mbremja jone feste e gjalle,
Midis ciftesh ne drite,
Ne te dy balle perballe,
E midis nesh ka vec muzike.
Ja tani vallezojme ne,
Gjithe orkestra flake u ndez.
Ti si flutur shket mbi dhe
Dhe une ngaterrohem ne cdo kthese.
Them na shohin ne te dy,
Kur une tok' me ty vallezoje,
Ne muzike e ne vallezim
E une ngaterrohem s'e kuptoj.
Mbremja jone feste e gjalle...
Ne ekranin e televizorit.
Kenga e Festivalit te 11-te, ku Justina morri edhe goditjen e saj fatale...
Ne ekranin e televizorit
Kishe dale mes shokeve edhe ti.
Hapa syte, hapa kraharorin,
Rri n'ekran i dashur, thoshja, rri.
Une te ndiqja me sy,
Por ti mes shokeve prane.
Si te vija aty tek ti n'ekran?
Ti mes shokeve te tu
Te mire dhe duararte.
N'ekran po flisje per pune,
Si repart.
Si te vija thoshja edhe une
Rri n'ekran i dashur, rri me shume
Ti mes shokeve mendja s'te shkon,
Se une n'ekran te ndjek.
Syte mija mbeten tek ty,
Por ti shpejton dhe syte s'mi kthen.
Ne ekranin e televizorit
Kishe dale mes shokeve edhe ti.
Ah nje kamer, t'me merrte dhe mua
Ta shikoj si une veshtroj.
Une te ndiqja me sy....
Pierre-Pandeli Simsia Nju Jork











