Trupi i bukur dhe hidherimi i vipave

Trupi i bukur dhe hidhërimi i vipave

Pjesët e trupit të akuzuara? Gjoksi ekstra i madh ose ekstra i vogël, gjatësia, kilogramët e tepërt ose të paktën jo në nivelin e dëshiruar, por veçanërisht këmbët, makthi i vërtetë i yjeve të spektaklit. Ky është një nga problemet më të mëdha, ndoshta edhe më të pakorrigjueshmit nga bisturia dhe kështu bëhet një fiksim më vete. Bukuroshet tregojnë se kanë qenë vogëlushe të bezdissshme, madje me një karakter tepër të vështirë. Por mjafton t’i shohësh tani dhe do të kuptosh se janë të mrekullueshme dhe me linja shumë tërheqëse. Por kjo nuk mjafton. Paris Hilton, e cila ka deklaruar gjithmonë se e vlerëson fizikun e saj jetëgjatë, ëndërron të ketë këmbë të mrekullueshme në vend të atyre që ka vërtet, të cilat do ta bënin të ishte akoma më e famshme.
 
Edhe Viktoria Bekham ç’nuk do të sajonte për të pasur këmbë më të plota. Për të fshehur defektet, ajo detyrohet të veshë sandale të larta dhe shumë të shtrenjta. Problemet me gjatësinë kanë të bëjnë me Nikol Kidman dhe Natasha Stefanenko. Kidman, për të mos e bërë të vuante burrin e saj më të shkurtër, ishte e detyruar të mos vishte kurrë taka në kohët që ishte e martuar me aktorin Tom Kruis. Edhe Stefanenko ka rrëfyer se ka vuajtur shumë kur ka qenë fare e vogël për gjatësinë e saj. Gjoksi tepër i formuar i Maria Gracia Kuçinotës dhe Emanuela Folieros vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Kuçinota gjithmonë ka pohuar se gjoksi i saj e vë gjithmonë në siklet por kjo është thjesht çështje preferencash.

Marre nga : Gazeta Albania


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama