Kjo rritje e bëri Brown një prej kryeministrave më të paguar të Evropës, sipas kompanisë globale konsulente “Hay Group”, e cila dhe ka formuluar listën e pagesave të liderëve botërorë. Lista e “Hay Group” e botuar në revistën amerikane “Forbes” gjithashtu përshkruan se rroga e Broën nuk është aq e madhe në krahasim me liderë të tjerë qeverish kur rroga e tij i bashkëngjitet punës që duhet të bëjë. Ndërsa rroga e presidentit francez Sarkozy është dyfishuar me votim të parlamentit, vetëm disa muaj pasi ai mori detyrën. Sidoqoftë, masa e vendit nuk është gjithnjë tregues i pagës së lideri.
Në një vend të vogël si Irlanda, për shembull, kryeministri Bertie Ahern së fundmi pësoi një rritje rroge që e çonte rrogën e tij aktuale në 434 mijë dollarë në vit. Por rritja e rrogës është shtyrë me një vit. Sipas “Forbes” rrogat e liderëve nuk përfshijnë gjëra të tilla si udhëtimet, akomodimi dhe shpenzimet e tjera. Shumë liderë gjejnë mënyra të ndryshme për të bërë para, nëpërmjet fondacioneve apo bamirësisë. Ndërkohë, presidenti amerikan, George W. Bush merr një rrogë mujore 400 mijë dollarë në vit, ndërsa numri dy i qeverisë, Dick Cheney merr 208 mijë dollarë. Në kontrast me këtë, rroga zyrtare e presidentit rus, Vladimir Putin nuk është më shumë se 81 mijë dollarë në vit, ndërkohë që kancelarja gjermane, Angela Merkel e cilësuar nga revista “Forbes” si “femra më e fuqishme në botë” ka një rrogë prej 318 mijë dollarë në vit. Sidoqoftë, në krye të gjithë listës qëndron kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loon, i cili merr një rrogë vjetore prej 2 milionë dollarësh.
Gordon Brown
Kryeministër i Britanisë së Madhe
Rroga vjetore: 375 mijë dollarë
Kur Tony Blair i dorëzoi detyrën e kryeministrit aktual të vendit këtë vit, rroga e Gordon Broën u rrit menjëherë meë 100 mijë dollarë në vit për të arritur 375 mijë dollarë. Ndërsa ish-kryeministri Blair, me të lënë detyrën iu caktua një pension vjetor prej 120 mijë dollarësh.
Nicolas Sarkozy
President i Francës
Rroga vjetore: 346 mijë dollarë
Në tetor të vitit të kaluar, parlamenti francez votoi për rritur rrogën e Sarkozy në 346 mijë dollarë. Rritja erdhi vetëm pesë muaj pasi ai mori postin presidencial. Rritja e rrogës u kritikua nga sindikatat në vend pasi erdhi në një kohë kur anëtarët e tyre ishin të acaruar për pensionet e tyre.
George W. Bush
President i SHBA
Rroga vjetore: 400 mijë dollarë
Në shtator të vitit 1999 ish-presidenti amerikan Clinton firmosi një legjislacion për rritjen e rrogës së presidentëve të ardhshëm, nga 200 mijë dollarë që ishte prej vitit 1969 në 400 mijë dollarë. Kushtetuta parashikon se një president s’mund të rrisë rrogën kur është në detyrë.
Dick Cheney
Zv/president i SHBA
Rroga vjetore: 208 mijë dollarë
Edhe zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës konsiderohet si një prej burrave të shtetit më të rëndësishëm në botë. Dhe pagesa e tij vjetore sigurisht nuk është e vogël. Kjo është dhe arsyeja pse revista amerikane “Forbes” e ka renditur në klasifikimin e politikanëve më të paguar.
Angela Merkel
Kancelare e Gjermanisë
Rroga vjetore: 318 mijë dollarë
“Gruaja më e fuqishme në botë” e revistës “Forbes” dërgon në shtëpi një rrogë prej 318 mijë dollarësh në vit si kancelare e Gjermanisë. Kur ajo erdhi në detyrë në vitin 2005 vendosi si prioritet kryesor uljen e papunësisë nga qeverisa e saj dhe së fundmi ka kërkuar një debat të përgjithshëm ndërmjet punëdhënësve dhe punonjësve për të çrrënjosjen e pagesës së pandershme.
Lee Hsien Loong
Kryeministër i Singaporit
Rroga vjetor: 2 milionë dollarë në vit
Kryeministri aktual i Singaporit është në detyrë që prej gushtit të vitit 2004 dhe është kreu i qeverisë më i paguar në botë. Rroga e tij u rrit në prill të vitit të kaluar dhe kryeministri Hsien Loong është shprehur se do ia dhurojë rritjen e rrogës fondacioneve bamirëse.
Bertie Ahern
Kryeministër i Irlandës
Rroga vjetore: Me rritjen e fundit arrin 434 mijë dollarë
Kryeministri irlandez kohët e fundit vendosi për rritjen e rrogës në 434 mijë dollarë në vit, çka do e bëjë atë kryeministrin më të paguar në Evropë. Por rritja zyrtare është shtyrë për një vit, pasi zyrtarët menduan se rritja mund të kishte pasoja në thesar, ndërsa kritikët thonë se shtyrja ka ndodhur për shkak të presionit publik.
Evo Morales
President i Bolivisë
Rroga vjetore: 21 mijë e 600 dollarë
Në vitin 2006, pesë ditë pas zgjedhjes së tij, presidenti i Bolivisë deklaroi se do niste një fushatë për reduktimin e rrogës së tij me 50 përqind dhe u kërkoi ministrave të tij të njëjtën gjë për t’u rritur rrogat mësuesve. Ai paguhet rreth 1875 dollarë në muaj, rreth gjashtë herë më shumë se një mësues.
Vladimir Putin
President i Rusisë
Rroga vjetore: 81 mijë dollarë
Rroga zyrtare e presidentit rus është rreth 81 miijë dollarë dhe një deklaratë zyrtare pasurie tregoi se pasuria e tij kishte pësuar rënie gjatë mandatit të tij të dytë. Edhe pse ai është një prej njerëzve më të fuqishëm të botës, në krye të një shteti që po forcohet çdo ditë më shumë, rroga e tij sigurisht që nuk përfshihet në radhët e atyre të majmeve.
Hu Jintao
Presidenti i Kinës
Rroga vjetore: 3000 dollarë
Presidenti i Kinës ka rrogën më modeste që mund të ketë një kre shteti. Presidenti i njërit prej kombeve më të mëdha të botës, i vendit anëtar të G8-ës ka një rrogë mujore vetëm rreth 250 dollarë. Një rrogë që zor se mund at ketë dhe ministri i ndonjë kabineti qeveritar.
Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver











