Ndërkohë që po të shtosh këtu dhe kontrabandën, atëherë rezulton se në qiellin shqiptar janë hedhur shumë më tepër fishekzjarrë .
Festa
Shpërthimet shumëngjyrëshe në festat e fundvitit u kanë sjellë jo pak harxhe shqiptarëve. Çmimet e tregut për fishekzjarrët kanë qenë thuajse të barabarta me ato të artikujve të tjerë që duheshin për darkën e Vitit të Ri. Çmimi minimal ka qenë 100 lekë për copë, ndërsa çmimi më i lartë ka qenë 4 mijë lekë për fishekzjarrët më të fuqishëm. Në të gjitha doganat e vendit janë regjistruar deri në datën 29 dhjetor, rreth 800 tonë fishekzjarrë importi. Sasitë e fishekzjarrëve, sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kanë nisur që në fillim të muajit dhjetor. Malli i fundit në modë në Shqipëri është me origjinë nga Kina. Sipas të dhënave të Doganave, Kina zë vendin e parë për sasinë e importit të materialeve plasëse në vendin tonë. Ndërkohë që vendet që renditen pas Kinës për importin e fishekzjarrëve janë Zvicra, Turqia dhe Maqedonia.
Shpenzimet
Sipas statistikave, Shqipëria renditet në vend të fundit pas Moldavisë për varfërinë. Ndërkohë që 400 milionë lekë të shpenzuara vetëm për dy ditë të vitit, tregojnë se nuk jemi dhe aq të varfër. Por, më shumë se pasuri, është një traditë shqiptare që festat i konsideron si diçka e rrëmujshme me shpërthime shumëngjyrëshe dhe zhurma të forta.
Rrezikshmëria
Sipas ligjit të miratuar në dhjetor të 2004-s, Ministria e Mbrojtjes duhet të kontrollojë të gjithë subjektet që importojnë fishekzjarrë. Normat e lejueshme për materialet piroteknike janë të përcaktuara me ligj dhe çdo firmë private, para se të marrë të drejtën e importit, duhet të paraqesë listën e materialeve që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë. Por edhe këtë vit, në sasinë e importuar nuk munguan materiale të një rrezikshmërie të lartë, gjë që solli dhe një sërë incidentesh në qytete të ndryshme të vendit.
Festat e fundvitit "dehin" kryeqytetin
Konsumimi i një gote më tepër alkool natën e ndërrimit të viteve ka bërë që në Spitalin Ushtarak në Tiranë brenda 3 ditëve të shkojnë 313 pacientë. Orët e para të mëngjesit të datës 1 janar i ka gjetur bluzat e bardha të ushtarakut duke iu dhënë ndihmën e parë personave, të cilët kishin abuzuar me pijen, duke degraduar deri në anomali me shëndetin, dhimbje të kokës, madje dhe gjendje të fikëti. Burime nga reparti i toksikologjisë në këtë spital bëjnë të ditur për "Tirana Observer" se numri i të shtruarve në tri ditët e para të vitit ka qenë shumë herë më i lartë se zakonisht. 313 persona janë të regjistruar në regjistrin e këtij repartin, të cilët kanë ardhur në mënyrë urgjente për të marrë ndihmën e parë nga mjekët. Nga të gjithë këta vetëm 256 prej tyre kanë qenë nga pija dhe konsumimi i tepërt i alkoolit. Ndërkohë po nga të njëjtat burmime mësohet se 46 e të paraqiturve janë të helmuar nga ushqimet e ndryshme e të pa kontrolluara, konsumuar këto tri ditë. Por gjithashtu nuk kanë munguar edhe ata që kanë abuzuar me drogat, 11 të shtruar ka patur Spitali Ushtarak nga konsumimi i substancës së ndaluar.
Festa
Spitali Ushtarak në kryeqytet nuk ka njohur asnjëherë një fluks kaq të madhe të shtruarish nga pija në një interval kohe kaq të shkurtër. Kur bëhet fjala për të festuar, nuk ka njëri që nuk i tundohet idesë, përfshihemi vrullshëm dhe nuk e kontrollojmë më veten, sepse qejfi është gjëja e parë në këtë rast. Por harrojmë që nga qejfi i të festuarit mund të dëmtosh edhe vetën. Kështu ka ndodhur dhe më 313 të shtruarit në Spitalin Ushtarak.
Shkaqet
Përzierja e pijeve, konsumimi i ushqimeve të skaduar, apo tek-tuk edhe helmim nga darkat e gatuara në lokalet e ndryshme të kryeqytetit, janë disa nga shkaqet që kanë çuar një shifër kaq të madhe të shtruarish në spital në këtë fillim vit. E kanë filluar me verën, por nuk dihet se me ç'pije kanë përfunduar, duke shkaktuar anomali në organizëm deri në dërgimin e menjëhershëm në Spitalin Ushtarak.
Entela Resuli, Eriona Ymeri : Gazeta TiranaObserver











