Kur keni degjuar per here te pare per Shqiperine? Kur keni nisur te shkruani per kete vend?
Une kam mesuar per here te pare rreth Shqiperise teksa po studioja historine e Ballkanit me profesor Robert Lee Wolff, ne Universitetin e Harvard-it. Ndersa nisa te shkruaja rreth ketij vendi ne vitin 1963, kur u vendosa ne Beograd per te punuar si gazetar i “The New York Times”.
Ne ate kohe ishte shume e veshtire te gjeje informacione per Shqiperine. Cilat ishin rruget qe keni perdorur per te marre te dhena per shtetin e izoluar komunist? Çfare kontaktesh keni patur me institucionet shqiptare, misionin diplomatik shqiptar neper bote dhe diplomatet e huaj ne Tirane?
Teksa qendroja ne Beograd, une degjoja edicionin anglisht ne “Radio Tirana”. Po ashtu, lexoja perkthimet e shtypit shqiptar dhe komentet rreth Shqiperise ne shtypin jugosllav. Por, pak kohe perpara vitit 1984, kur i bera nje kerkese telefonike misionit shqiptar ne Kombet e Bashkuara per nje takim me perfaqesuesin diplomatik, mora nje pergjigje te prere: “Ju nuk mund te bisedoni me askend ne çdo lloj kohe”. Une e vizitova Ambasaden shqiptare ne Beograd duke filluar qe ne veren e vitit 1963, ku aplikova per nje vize dhe vazhdova kembenguljen per 28 vjet. Perfundimisht, e mora ne vitin 1990 nga ambasadori Kujtim Hysenaj, i cili ishte shume inteligjent dhe nje njeri i kendshem. U perpoqa qe ta kompensoja pamjaftueshmerine e njohjes se shqiptareve ne atdheun e tyre, duke gjetur shqiptare ne diaspore; si Steven Peters i Departamentit Amerikan te Shtetit dhe profesor Arshi Pipa, veprat e te cilit i lexova ne anglisht. Une lexova letersine shqiptare, duke e gjetur te perkthyer, perfshire prozen dhe poezine e Ismail Kadarese. Madje, une u perpoqa te mesoj pak edhe gjuhen shqipe.
Nuk e di nese e keni takuar ndonjehere Enver Hoxhen. Por, si do ta paraqisnit ate si udheheqes? Po nese do ta krahasonit ate me diktatoret ne Lindje?
Une nuk e kam takuar kurre Enver Hoxhen. Por une mendoj se ai ishte nje nga tiranet me te ligj ne historine bashkekohore; po aq mizor sa Hitleri, Stalini, Mao. Ai ishte po aq i keq sa edhe Çaushesku, Rakosi dhe Zhivkovi; dhe ne disa aspekte me i keq se te gjithe ata. Ai kishte bere nje pune domethenese duke unifikuar gjuhen shqipe (megjithese me nje çmim te rende per geget).
Ju keni shkruar disa artikuj se Shtetet e Bashkuara kane ftuar Shqiperine per te vendosur marredhenie diplomatike qe ne vitin 1973. Perse deshtuan negociatat?
Pergjigjja e kesaj pyetjeje ekziston ne Tirane, jo ne Uashington. Ndoshta ajo kishte te bente me atakun ne zemer qe pesoi Enver Hoxha ne vitin 1973. Por, une dyshoj se ajo kishte te bente me shume me marredheniet e Shqiperise me Kinen, te cilat pastaj kishin nisur te ftoheshin.
Si e keni imagjinuar Shqiperine dhe si e pate ate kur mberritet per here te pare ketu?
Une e dija se ishte e varfer, e izoluar dhe e prapambetur ekonomikisht, por, ne te vertete, realiteti ishte me shokues, duke perfshire edhe manine e bunkereve te Enver Hoxhes, e ngjashme kjo me vijen mbrojtese te frontit te luftes se Maginot-it. (front mbrojtes i Frances kunder Gjermanise gjate Luftes se Dyte Boterore, - shen. red.). Surpriza me e madhe e nivelit njerezor ishte se zbulova se shumica e shqiptareve qe takova ishin njerez me edukim te larte, qe ishin te mirinformuar rreth botes, per ate qe ndodhte pertej kufijve te tyre te ngushte, kryesisht permes radio-televizioneve te huaja.
Box 1
Kush eshte David Binder
David Binder ka lindur nga prinder amerikane me 22 shkurt 1931 ne Londer. Ai eshte diplomuar ne Universitetin e Harvard-it dhe me pas beri nje kurs ku mori grade shkencore per arte ne Historine dhe Letersine Europiane ne vitin 1953. Binder ishte studiues i Fulbright ne Universitetin e Cologne-s ne vitet 1953-54. Ai beri nje kualifikim ne Seminarin e Salsburgut. Binder eshte autor i librave “Berlin East and West”, i botuar ne vitin 1962 dhe “The Other German - The Life and Times of Willy Brandt” ne vitin 1976. Po ashtu, ai eshte bashkautor i botimeve te “New York Times” te “Project Apollo” per renien e komunizmit. Ai ka punuar deri ne vitin 1996 dhe prej asaj periudhe eshte ne pension.
Box 2
Karriera profesionale e David Binder
David Binder ishte nje nga gazetaret e Zyres se Uashingtonit te “New York Times” qe nga viti 1973 dhe deri ne kohen kur doli ne pension, ne vitin 1996. Ishte i pari si korrespondent diplomatik dhe pastaj si redaktor lajmesh e serish si nje korrespondent. Ai vazhdoi te punoje duke u specializuar ne mbulimin e çeshtjeve te Europes Lindore dhe Qendrore. Binder udhetoi shpesh ne keto shtete. Detyrat e meparshme te tij per “Times” ishin: korrespondent ne Gjermani ne vitet 1967-1973 dhe korrespondent per Europen Lindore, i vendosur ne Beograd, ne vitet 1963-1967. Me heret, ai punoi ne Uashington si nje korrespondent diplomatik dhe ne Berlin mbuloi raportimet per ndertimin e Murit te Berlinit ne vitin 1961. Edhe ne vitet 1989 dhe 1990 ai raportoi renien e Murit dhe permbysjen e sistemit komunist ne Gjermanine Lindore, Rumani, Bullgari, Shqiperi dhe Jugosllavi. David Binder raportoi edhe per lufterat civile ne Kroaci, Bosnje dhe per konfliktin ne Kosove. Perveç “New York Times”, qe nga viti 1991 ai ka bashkepunuar edhe me shume gazeta te tjera amerikane dhe britanike.
Ne numrin e se enjtes do te lexoni
1- Si e vlereson David Binder rolin qe luajti presidenti Ramiz Alia gjate periudhes se ndryshimeve nga sistemi komunist ne hapjen demokratike te Shqiperise?
2- Opinioni i tij per Sali Berishen, nje nga drejtuesit e pare te PD-se dhe me pas presidentin e vendit. Marredheniet e tij me Gramoz Pashkon.
3- Konstatimet e tij per integrimin e Shqiperise ne strukturat e NATO-s dhe te Bashkimit Europian. Cilat jane marredheniet e tij me Shqiperine.
Albert Gjoka : Gazeta Albania











