Raportet agjenturore në vend, drejtimet e agjenturave të huaja kundër Shqipërisë, metodat e përdorura, si dhe ngjarjet kryesore janë disa prej pjesëve kryesore të "Shërbimi sekret shqiptar 1922-1944".
Duke qenë se përfshin periudhën kur komunistët janë duke marrë pushtetin përfundimisht, autori është përpjekur të hedhë dritë mbi të kaluarën e udhëheqësit të ardhshëm komunist të Shqipërisë Enver Hoxhës, si dhe mbi lidhjet e tij me shërbimet sekrete të kohës. Libri ka 340 faqe me ilustrime dhe kushton 1.000 lekë. Pjesa e dytë e historisë së sekret të Shqipërisë (Sigurimi i Shtetit) përfshin periudhën 1944-1991.
Marre nga : Gazeta Shekulli











