Top modelja Bruni e fejuara e re e Nikola Sarkozi
- Botuar: 19 vite më parë
- Shkruar nga:
Fotografitë e Sarkozit dhe Brunit, të cilat janë bërë gjatë një vizite në Disneiland të Parisit, kanë zënë faqen e parë të të gjitha të përditshmeve franceze dhe probaliteti flet se do të zënë dhe kopertinën e të disa të përjavshmeve.
Gjithsesi zyrtarët e Pallatit Elise nuk kanë preferuar t’u përgjigjen ftesave për koment. Në të përditshmen e “Le Figaro”, e cila iu referohej disa të afërmve të Sarkozis, vendos titullin e faqes së parë “Karla Bruni, e fejuara e Presidentit”, titull i vendosur mbi një foto të buzëqeshur të 38-vjeçares e veshur në peliçe.
“Le Parisien”, publikon në faqen e parë një foto të kopjes të bashkuar në Disneiland Paris, e rrethuar nga tre fëmijë të paidentifikuar, titulli i kësaj të përditshme ka qenë, “Kreu i shtetit dhe e fejuara e tij Karla”.
Nuk është hera e parë që aristokratja Bruni përfundon në faqen e parë të gazetave për të fejuarit e saj të profilit të lartë. Ajo është shoqëruar më parë me Mik Xhaker, Erik Klapton dhe Donalt Tramp.
Bruni, me origjinë nga Torino, jeton prej shumë vitesh në Francë dhe ka qenë pjesëmarrëse në ceremonitë që kanë paraprirë një koncert në nëntor për mbështetjen e ligjit mbi emigracionin të propozuar nga Sarkozi.
Presidenti i Francës dhe gruaja e tij e dytë Cecila, kanë firmosur ndarjen pas njëmbëdhjetë vitesh martesë. Nga martesa e tyre ata kanë një fëmijë, dhe nga dy fëmijë nga martesat e tyre të para.
Lidhja e re nuk do të jetë një surprizë për nënën e Sarkozis, tashmë 52 vjeçe, e cila në një revistë franceze ka deklaruar një muaj më parë se për të birin nuk do të ishte e vështirë të gjente një tjetër grua pas divorcit.
Por nuk do të ketë më martesë ka thënë ajo në revistë.
Marre nga : Gazeta Metropol