Kush ishte Jakov Milaj

Kush ishte Jakov Milaj
Ne kete kohe ka formuar shume njohje, ku spikat mbi te gjitha, miqesia e madhe me Migjenin. Per ata, qe kane shfletuar ne median e shkruar ne vitet ‘30, ka qene e pamundur qe te mos e hasnin ngado emrin apo inincialet e tij. Fale erudicionit, ai shkruante ne fushen historike, etnografike, antropologjike. Ishte kjo arsyeja, qe ai qe ne vitin 1934 i eshte dhene e drejta e studimit per veterinari ne Universitetin e Torinos. Por, ne vitin 1935, ai nderpret perkohesisht studimet dhe kthehet ne vendlindje, ku merr pjese ne Kryengritjen e Fierit. Deshtimi i saj do te ishte fatal per Milajn. Ai do te denohej me burgim te perjetshem ose 101 vjet.

Pas nderhyrjes se organizatave te shumta nderkombetare, ai do te falej. Me pas, u largua perseri nga vendi, per te vazhduar perseri studimet e lena pergjysem. Ne ditet e fundit te Migjenit, ai do te ishte prane tij dhe te motres ne Senatoriumin e Tore Felices. Madje, do te ishte ai, qe do te sillte edhe fjalet e fundit te Migjenit te madh dhe doreshkrimet e fundit nga spitali.

Ne Shqiperi eshte rikthyer ne vitin 1939, pasi ishte diplomuar shkelqyeshem. Ai do te punonte ne institucionet zyrtare dhe ne qeverine e Maliq Bushatit do te ishte pak muaj edhe Minister i Bujqesise. Nga 12 shkurti deri me 12 prill 1943 punoi si Minister i Bujqesise dhe i Pyjeve. Shkak per largimin e tij te shpejte ishte se kerkoi qe pyjet tona te shkeputeshin nga kontrolli italian dhe milicia italiane e pyjeve te zevendesohej me shqiptare, kerkesa keto qe nuk u perfillen. Kuptohet se u detyrua te jape doreheqjen. I gjithe ky kalvar eshte pak, po te kujtosh ate, qe e ndoqi ne periudhen pas Çlirimit te vendit. Punoi si veteriner ne Durres, Bilisht, Fier dhe vazhdimisht i shmangur qytetit te tij. Qe me vitin 1945 u denua me 15 vjet burg, prej te cilave beri 6 vjet burg dhe 4 vjet, ai dhe familja u internuan ne Shtyllas te Fierit dhe Radostine.

Marre nga : werwolf88.wordpress.com

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama