Gjashte fytyrat e Bob Dylan

Gjashtë fytyrat e Bob Dylan
Një lojë fjalësh, situatash e personazhesh, të gjitha në kërkim të së vërtetës së të kuptuarit të Dylan. Një përpjekje që pak duket se i ka interesuar atij të vërtetit. Asnjë nuk e ka parë Dylan të shfaqet në ndonjë sallë kinemaje ku filmi po shfaqet këto ditë, dhe asnjë reagim nuk ka dhënë ndaj autorit të filmit edhe pse një kopje e dvd-së, i është dërguar para premierës.

Të drejtat për t‘u marrë me jetën e tij, Dylan i ka dhënë nëpërmjet të birit, Jesse Dylan dhe menaxherit. Vetë Bob Dylan nuk është shumë dashamirës me median dhe nuk dëshiron të flitet shumë për të. Një dëshirë që sigurisht shfaqja e "I‘m not there" nuk mund t‘ia plotësojë. Ai lindi si Robert Zimmerman, u rrit si një djalosh me origjinë hebrenje në Minnesota, këndonte në një stil folk dhe po kështu e gjeti veten në skenë "folk" në New Yourk. Deri këtu ishte fare i zakonshëm për kohën; ajo që pasoi ishte gjeniale. Arriti të përpunohej dhe në të njëjtën kohë të ruante origjinën e tij fshatare. Nuk u përpoq të mishëronte, por të interpretonte në tinguj e vargje traditën amerikane.

Për të respektuar gjithë pasuesit e pasionuar pas muzikës së Bob Dylan, të cilët shpeshherë e kanë gjetur veten duke pyetur- çfarë do të thotë? - filmi "I‘m not there" kërkon t‘i përgjigjet me një tjetër pyetje: Çfarë ndjesie krijon?

E djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja në film janë të njëkohshme, njësoj si gjithë krijimtaria e pa kohë e Bob Dylan.

Por me gjithë lirinë që i jep koha dhe personazhet, Hayness zgjedh të udhëtojë më shpesh në vitet ‘60-të, atëherë kur rrënjët e personalitetit kishin filluar të shtriheshin.

Përgjegjësia i ka takuar më shumë Cate Blanchett, një zgjedhje e Hayness për të qenë një Dylan, që herë-herë me sjellje të çuditshme, ku feminiliteti zinte vendin e tipareve të një mashkulli të vërtetë si Dylan. Urpsixat nuk kanë të munguar te "I‘m not there": ikona Dylan është edhe i zi. Një metaforë për të treguar ndikimin afro-amerikan në muzikën e tij. Gjashtë personazhet që duan të krijojnë një Bob Dylan të vetëm, në të vërtetë janë liria që regjisori e skenaristi Tod Hayness i krijon vetes për të përkufizuar idenë e një njeriu që nuk arrin të ketë dimensione të matshme. Ai (Dylan) do të jetë Woody Guthrie, më pas nuk pëlqen më të jetë hebre, do të donte të ishte Arthur Rambo e në një pikë të caktuar të kthehej në Billy the Kid.

Marre nga : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama