Edhe prania ishte mungese

Edhe prania ishte mungese

Dhe s’ka shume kohe, vdiq poeti Piro Kuqi. Nga uria?! Jo nga uria! Nga uria vdesin fukarenjte. Piro ishte i pasur. Ai kishte para te blinte, te gatuante e te hante! Njeqind dollarot, qe i jepte çdo muaj shteti, i mjaftonin e i tepronin per te ngrene e per te pire. Atij e gjithe lagjes.
Nga te ftohtit?! As nga te ftohtit! Nuk mund te mberdhifte Piro ne shpellen ku jetonte. Shpella prej tullash, kartonesh, derrasash e rraqesh e fuste eren dhe shiun nga katerqind te çara e rrekera. Por Pirua i mbledhur me lecka nuk mund te mberdhifte, se ngrohej me vargjet qe thurte. Ngrohej duke u dridhur e duke thurur vargje. Ato vargjet per shembull, ato vargjet qe shkroi nje nate dite dimri, kur nje flete gjethe, arratisur prej kushedi nga, erdh’ t'i feshferinte nen dere: “Ik moj flete neper nate, ik mos me rri tek dera, se dimri ishte aq i gjate, sa frike po kam dhe nga pranvera.”
Jo-jo, Piro Kuqi nuk vdiq as nga te ftohtit, as nga uria. Ai as vdiq as lindi, as lindi as vdiq, as i uritur as i mberdhifur.
Piro Kuqi erdhi naten, shtyu porten, kaloi kalldremin e oborrit, ndali nen ate driten e verandes qe s’fiket kurre, e pa orgjine qe behej brenda, u skuq, u zverdh, u zbardh, u nxi, u lemerit, dhe iku. Kaq.

*
Po kush ishte Piro Kuqi?!
Eshte me lehte te pergjigjesh kush ishte Jezu Krishti, sesa kush ishte Piro Kuqi.
Piro Kuqi ishte nje kujnaje njerezore persosmerisht e mbyllur dhe e mbytur, qe mund te krahasohet me brimat e zeza te universit, ekzistenca e te cilave nuk mund te konstatohet drejtperdrejt, por vetem terthorazi permes efekteve.
Prania e tij ishte mungesa e tij!
Piro Kuqi erdhi ne jete jo per t’u dukur, por per t’u zhdukur.
Vdeketaret banale lodhen gjithe jeten te bien ne sy me prezence. Piro Kuqi ishte nga ata te rrallet fare, te cilet mbi qiellin e zi te botes sone vijne e ikin si kometat, per te sfiduar dhe zhvleftesuar rregullin ne dukje te pandryshueshem te renies ne sy me pranine. Ai ia arriti jo thjesht te bjere ne sy, por te behet i pavdekshem permes mungeses.
Piro Kuqi ishte trupezimi i dhenies se shembullit te heshtjes, terheqjes, urtesise, mbylljes ne vetvete, arratisjes ne abiset e bukura te trishtimit meditues. Skllav i perulur i fjales se bukur te zgjedhur, Piro Kuqi i pamposhtshem na la shembullin aq te rralle te poetit, i cili per hir te artit, poezise, njerezillekut, cilesise, refuzoi çdo lloj kompromisi me materialitetin dhe sasine, deri ne kufijte e te pabesueshmes.

*
Pak vite burg politik qe beri, ishin kurrgje krahasuar me ç’hoqi me pas. Prandaj, pa as me te voglin dyshim, Piro Kuqi mund te quhet poet trim. A ka me te madhe e me te shenjte trimeri se ajo e te urtit Piro, i cili me vetedije te plote, rehatite e botes i kembeu me zjarrmine e artit?!
Nje strehe me te rehatshme dhe disa orendi gjithkush mund t’ia jepte Piros. S’eshte ky problemi. Problemi dhe zgjidhja e problemit, çudia dhe fati, mrekullia dhe shenjteria, eshte se Piro ishte refuzues i materialitetit deri ne veteflijim. Pra nuk e refuzoi jeta Piro Kuqin! Piro Kuqi refuzoi jeten!
Pothuaj as fryme nuk merrte. Nuk llafosej, qe te mos u jepte rast te shpifnin. Nuk udhetonte, qe te mos i thoshin si ketu e qysh atje. Nuk simpatizoi ndonje parti, qe te mos e bezdisnin veshet t’ia shurdhonin. Nuk bleu kurre ndonje gje, jo thjesht pse pare s’kishte, por te mos i jepte askujt rast qe te mekatonte: t’ia hidhte, shtrenjte t’ia shiste. Si dhe nuk shiti kurre kurrgje, qe lire t’ia blinin, duart te ferkonin. Ndoshta edhe buke hengri pak, qe te mos i thoshin bere therrime shume.
I pangjashem me asnje dhe me asgje, Ai jetoi kohen e tij. Jo kete qe njohim! Tjeter! Nje kohe tjeter, e cila ishte e gjitha e tija. Jetoi kohen kur kompjuteri dhe interneti ose donin shekuj te shpikeshin, ose kishin shekuj qe ishin zhdukur.

*
A ishte i ndjeshem Piro Kuqi?!
Sa s’thuhet, sa s’rrefehet, sa s’shkruhet, sa s’shikohet, sa s’degjohet, sa s’uleritet, sa s’dihet, sa s’njihet, sa s’kendohet, sa s’pentagramohet, sa s’filmohet, sa s’gdhendet, sa s’besohet, sa s’kuptohet!
Piro Kuqi ishte i ndjeshem, sa dhe si, arriti deri te eksperimentonte me shqisat, shqisat deri ku mund te mbanin!
Perbindeshi i ndjeshmerise nuk u martua kurre.
Ndonje e ndjeshme e vonuar, e cila me kete fakt njihet vetem tani, mund te habitet: Si nuk e paskam njohur, pika me rente!
Pergjigjet Piro nga varri: “Kjo femer qe me njohu/ Tani qe kam vdekur/ Me kujton nje tjeter/ Qe dot s’e pata gjetur…”

Edison Ypi : Gazeta Albania

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama