Madje, ajo e konsideron një padrejtësi të madhe faktin që gruaja e Shekspirit nuk ka arritur të marrë famën e të shoqit. Sipas saj, të gjithë meritojnë të hynë në "librin e të famshmëve". Është pikërisht ajo që sot bën çmos të flasë në emër të grave të lëna pas dore. Nëse shkroi "Sheakspear‘s Wife" sigurisht që e ka bërë me qëllimin e hapur për t‘u hakmarrë ndaj padrejtësive që i ishin bërë së gjorës, Ann Hathaway, bashkëshortes së dramaturgut. Kjo padrejtësi konsiston në indiferencën me të cilën është trajtuar nga ana e studiuesve. Sipas Geer, këta të fundit prej shekujsh kanë privilegjuar hapur dhe ua kanë kushtuar gjithë vëmendjen e tyre bashkëshortit të saj. Shekspir në këtë rast ka qenë bashkëshorti i Ann dhe studiuesit shekspirianë duhet të përgjigjen para akuzës: përse nuk e kanë trajtuar ashtu siç Ann e meritonte? Në të vërtetë përgjigja do të ishte e thjeshtë, nëse pyetja do të ishte e sinqertë. Me pak fjalë, me sinqeritet duhet të themi se për të nuk dihet thuajse asgjë, ashtu si nuk dihet asgjë për pjesën më të madhe të njerëzve që jetuan në atë kohë pa lënë asnjë shenjë dhe simbol.
A do të thotë kjo se jeta e njerëzve anonimë të së kaluarës vlen më pak? Sigurisht që jo. Thjesht, që secili ka të drejtën e qetësisë së vet. Heshtja është një ofendim? Po, ndoshta, por vetëm në një kuptim mediatiko-televiziv të ekzistencës. Megjithatë pyetja është arrogante. Në të kaluarën burrat dhe gratë me vullnet të plotë kanë deklaruar: duhet bërë një mbrojtje e të drejtave që janë shkelur. Por mes të drejtave njerëzore, a ekziston e drejta për të qenë i famshëm? Për sa i përket Ann-ës, në kohën e saj, ajo mbajti distancë dhe lavdinë e kërkoi larg "projektorëve". Në asnjë lloj mënyre nuk doli në pamje të parë, por Greer mes shumë gjërave të tjera është kokëfortë dhe autoritare: t‘i njihen meritat dhe "sfidat" e saj. Meritat dhe sfidat e saj janë që u martua me Shekspirin dhe me të pati tre fëmijë; Suzan në vitin 1583, dhe binjakët Judith dhe Hamnet dy vjet më vonë. Por para se të vazhdojmë duhet të marrin në konsideratë moshën, një e dhënë e rëndësishme për interpretimet e mëposhtme. Kurrë nuk është gjetur certifikata e lindjes së Ann-ës që ishte 8 vjet më e madhe se bashkëshorti, siç tregon pllaka e varrit ku shkruhet se:"Ann u largua nga kjo jetë më 6 gusht të vitit 1623, në moshën 67- vjeçare". Por nëse numri 7 do të ishte 1, ku do të përfundonte e gjithë historia e një gruaje të pjekur që futi në "kurth" djaloshin 18-vjeçar? Është një çështje tjetër. Është e sigurt që në testament Shekspiri nuk e përmend fare me emër, duke thënë thjesht "gruaja ime", madje nuk përdor as formulën e përdorimit "well belove", madje i lë edhe "the second bed", mes shtretërve të shtëpisë, sigurisht jo në atë më të mirin. Çfarë do me thënë e gjithë kjo? Është fakt, një nga të paktat fakte të dokumentuara që kemi, por ku edhe dëshmohet se interpretimi është gjithçka. Ka nga ata që e arsyetojnë trajtimin saj nga ana e tij si provë që i riu Uilliam ishte i detyruar të martohej me një vajzë më të rritur që e kishte mashtruar dhe që sapo mundi e braktisi dhe shkoi në Londër. Por nëse është kështu, përse vazhdonte të çonte ende para në shtëpi dhe për se u kthye në Stratford kur ishte gati për të vdekur?
Si biografët e tjerë, Germaine Greer, plotëson lajmet e rreme me fantazi. Madje ajo vet "krijon" Ann-ën e saj. A e dini se si është Ana e Germaine Greer? Është një tip i fortë, një grua që i rrit vet tre fëmijët e saj, që e vetme përballoi vdekjen e njërit prej tyre, që kishte lindur me një paralizë faciale. Ann për të ishte një nga ato që ngrihej herët në mëngjes dhe përgatiste ushqimin, kujdesej për derrat, milte delet dhe bënte djathin. Gjithmonë e vetme, me burrin që kishte shkuar për të punuar në Londër, sepse e kishte dërguar ajo, kishte hequr "qafe" një gojë më shumë për të ushqyer dhe nuk ishte aspak xheloze apo ziliqare dhe kur burri u kthye në shtëpi i sëmurë u kujdes më mirë sesa vjehrri që ishte doktor. Dhe a e dini se nga çfarë sëmundjeje vuante? Sipas Germaine Greer, i gjori Shekspir vuante nga sifilizi, sepse frekuentonte "botën" e madhe londineze: atë të teatrit dhe prostitutave. Pastaj, çfarë mund të bëjë një burrë i vetëm në një qytet të madh? Në arkivat e Warëickshire, Greer kërkon gjurmë të ekzistencës së Annës dhe Uilliamit , por nuk zbulon asgjë dhe gjen vetëm prova rrethanore që tregojnë se si ishte jeta atëherë.
Mes viteve ‘500 dhe ‘600. në këto kohë për shembull ishte fare e zakonshme që një çift të takohej dhe të kryente marrëdhënie seksuale para martesës. Për këtë mjaftonte që të shkëmbenin përballë një pale të tretë njerëzish premtimin për martesë, pavarësisht se dasma mund të kryhej më vonë. Me pak fjalë, asgjë e re për faktin se Ann mund të ishte shtatzënë kur u martua. Në analizën e kushteve të jetesës së grave të epokës Tudor, Greer jep më të mirën nga vetvetja duke kërkuar traktate të teorisë politike, të teologjisë, gjinekolologjie që me gatishmëri dhe shumë shpejt i përkthen në shënime ideologjike dhe ideale. Dhe çfarë zbuloi? Që ajo shoqëri ishte patriarkale hierarkike, por që gratë kishin pak liri dhe pavarësi. Por mbi të gjitha që nuk ishte një mbretëreshë? Si Ann ashtu edhe Uilliami e jetuan pjesën më të madhe të jetës së tyre në kohën e Elizabetës I, në një epokë ndryshimesh të rëndësishme të institucionit martesor dhe vetë ndjenjës së dashurisë. Një moshë me kontradikta të thella në krahasim me vlerat, sigurisht e kundërshtuar por edhe e afirmuar për lirinë dhe pavarësinë e individit, cilido qoftë përkatësia e tij seksuale.
Vlera dhe kontraste që edhe vet Shekspiri i tregon në veprat e tij, ku paraqet gra të lira dhe të pavarura të "plotësuara" me figura të tjera grash pasive dhe viktima. Është thënë shpesh: ky libër nuk flet për Shekspiri, por për gruan e tij. Kjo biografi nxjerr në pah probleme serioze të llojit gjinor. Për sa u përket gjinive, (që i referohet mundësive dhe normave të shoqërisë të lidhura me faktin e të qenit burrë apo grua, vajzë apo djalë, po ashtu edhe marrëdhënieve mes grave dhe burrave) pyetja që shtrohet është kjo: për të pohuar jetën dhe ekzistencën e një gruaje të vetme, ka kuptim ta përjashtosh nga sfondi i "llojit"? Ndërsa për sa i përket gjinisë, (identitetit) d.m.th atij formal, përveçse vëzhgimit spontan duhet të krijohet një fjalë e re për biografi të këtij lloji, që për cilësinë e informacionit dhe komunikimit janë më të denja për subjekte telenovelash dhe soap opera. Të gjithë, madje dhe vet Germaine Greer, që e quan veten të guximshme, heretike, sypatrembur dhe që mundohet të japë më të mirën në këtë libër, sa qesharake, e paqëndrueshme, i pafytyrë, ironike duhet të gjejë një fjalë të re, madje shumë veta e kanë gjetur tashmë: fantabiografi.
Marre nga : Gazeta Shqip











