Shpikjet me te mira dhe me te rendesishme te vitit 2007

Shpikjet më të mira dhe më të rëndësishme të vitit 2007

"Jobs" hyri në negociata me "Apple" dhe i dha lirinë për të ndërtuar "iPhone" sipas dëshirave të saj. Telefoni "iPhone" është lehtësisht i mbajtshëm dhe mund të konsiderohet një lloj kompjuteri. Një prej tendencave të vitit 2007 ishte ideja se shërbimet që ofron kompjuteri nuk duhet të ekzistojnë vetëm në një pozicion statik, por të jenë lehtësisht të transportueshme. "iPhone" ofron aplikacione të llojit të ndryshme siç është "Google maps" për ata që gjenden në rrugë që s'i njohin apo kërkojnë vendndodhje të ndryshme. Dhe ky është vetëm fillimi. Por "iPhone" është i pari një sërë shpikjesh të rëndësishme të këtij viti. Atë e pasojnë makinat ekologjike dhe të dobishme. Një prej tyre është "Venturi Eclectic", e cila mund të ecë vetëm me forcën e erës dhe atë të diellit.

Ndërkohë, firma franceze "R&D" ka hyrë në bisedime me kompaninë e makinave në Indi "Tata Motors" për të filluar prodhimin e një makine që ecën me ajër. Këto makina përveç faktit se nuk e dëmtojnë mjedisin edhe e ndihmojnë atë. Kur ecin ato nuk nxjerrin tym dhe blozë por ajër të ftohtë dhe më të pastër se ai që kanë thithur. Kur bëri fluturimin e parë avioni "Boeing 787" me 250 vetë në bord, u konsiderua pothuajse një revolucion për aviacionin komercial. Duke parë suksesin e këtij avioni të madh, 50 klientë janë vënë në radhë dhe kanë porositur nga kompanitë përkatëse, prodhimin e aeroplanëve të këtij lloji. Por ata kanë kërkuar që dritaret të jenë më të mëdha dhe hapësirat brenda akoma më të mëdha. Një aspekt tjetër pozitiv është fakti se këto avionë do të mund të fluturojnë me 20 përqind karburant më pak se aeroplanët normalë me një madhësi të tillë. Lista vazhdon me shpikje të tjera, siç janë syzet me titra që u vijnë në ndihmë jo atyre që kanë probleme me sytë, por atyre që kanë probleme me veshët, me robotë shtëpiakë, si dhe me stacione karburanti në hapësirë.

Shpikesit me te mire te te gjitha koherave

    * Arkimedi (287-212 Para Krishtit)
    * Al-Jazari (1150-1220 Pas Krishtit)
    * Euclid (circa 365-300 Para Krishtit)
    * Cai Lun (50-121 Pas Krishtit)
    * Pitagora (580-500 Para Krishtit)
    * Leonardo da Vinci (1452-1519)
    * Johannes Gutenberg (1452-1519)
    * Louis Pasteur (1822-1895)
    * Galileo Galilei (1564-1642)
    * Alessandro Volta (1745-1827)
    * Isaac Newton (1642-1727)
    * Nikola Tesla (1856-1943)
    * Ben Franklin (1706-1790)
    * Alexander Graham Bell (1847-1922)
    * Thomas Savery (1650-1715)
    * Joseph-Nicéphore Niépce (1765-1833)
    * Thomas Edison (1847-1931)
    * Vannevar Bush (1890-1974)
    * Arthur Fry (1931- ) dhe Spencer Silver (1941- )
    * Percy Spencer (1894-1970)
    * Henry Ford (1863-1947)
    * Martin Cooper (1926- )
    * Robert Watson-Watt (1892-1973)
    * Alexander Fleming (1881-1955)
    * Jack Kilby (1923-2005)
    * Gregory Pincus (1903-1967)
    * Philo Farnsworth dhe Vladimir Zworykin
    * Stephanie Kwolek (1923- )
    * Tim Berners-Lee (1955- )
    * Wilbur Wright (1867-1912) & Orville Wright (1871-1948)
    * Alec Jeffreys (1950- )
    * Patrick Christopher Steptoe (1913-1988)
    * Ian Wilmut (1944- ) dhe Keith Campbell (1954- 

"iPhone"

Telefoni "iPhone" është konsideruar si shpikja më e suksesshme e vitit 2007. Ai konsiderohet jo vetëm si telefon, por si platformë. Ai ka një tastiere të njëjtë me të një kompjuteri dhe ofron të gjitha shërbimet e mundshme. Gjithashtu ka një paraqitje elegante.

Makinë me erë e diell

Problemi me makinat "e gjelbra" është se ato kërkojnë vazhdimisht karburantin që i bën të ecin dhe që është hidrogjeni ose etani. Por "Venturi Eclectic" ecën vetëm me forcën e erës dhe atë diellore. Kur kjo nuk mjafton në sediljen e pasme ndodhet një pajisje që mund të karikojë makinën më pesë orë.

Makina e qytetit

Për ata që synojnë komoditetin që ofron ndërthurja e një automjeti privat dhe efikasiteti i transportit publik, makina "City Car" është pikërisht ajo që u nevojitet. Një makinë elektrike me disa kabina, ajo madje mund të kalojë dhe në aeroport si një mbajtëse bagazhi.

Motor me avull

E ardhmja e teknologjisë automobilistike mund të gjendet tek e shkuara. Bruce Crowr, 77 vjeç, një ndërtues i makinave të garave ka shpikur një motor me avull, në të cilin uji hidhet në cilindrin tradicional, duke e kthyer nxehtësinë e shpenzuar në energji të përdorshme.

Autobus në shina

Në fakt ky automjet që në dukje ngjan si autobus është me dy përdorime. Ai mund të ecë në rrugët e shtruara me shina treni. Dhe nëse ai është duke udhëtuar nëpër zona rurale, aty ku shinat mbarojnë mund t'i tërheqë rrotat e çelikut dhe të ecë në rrugë të zakonshme si ç'do autobus tjetër. 

Makinë ambientale

Me shumë elementë aviacioni makina "Saab" është krijuar nga inxhinierë të aeroplanëve. "Saab" është një makinë konceptuale me dy sedilje, e cila mund të shërbejë për ta bërë të ardhmen më të gjelbër. E dizenjuar si një avion i vogël në vend të dyerve ajo ka një kabinë e cila lëviz në mënyrë automatike.

Makinë me ajër

Makinat elektrike tashmë konsiderohen jashtë mode. Pikërisht kjo është arsyeja pse firma franceze "R&D" nënshkroi një marrëveshje me kompaninë e makinave në Indi "Tata Motors" për të filluar prodhimin e një makine që ecën me ajër. Këto makina nuk ndotin ambientin pasi nxjerrin vetëm ajër të ftohtë e më të pastër.

Aeroplanë të mëdhenj

Avioni i parë "Boeing 787" doli në treg para një viti, por aeroplani me 250 vende mbetet transportuesi ajror komercial më i suksesshëm në historinë e aviacionit. Aktualisht, 50 klientë kanë porositur aeroplanë të këtij lloji me dritare më të mëdha dhe me hapësira gjigande dhe që do përdorin 20 përqind më pak karburant.

 "Boeing Phantom Works"

Ky avion është prodhim i NASA-s në bashkëpunim me laboratorin e kërkimit të "Air Force". Ato kanë testuar një prototip që mendohet se do jetë pa zhurmë dhe me kapacitet të lartë në disa përdorime. Ai synohet të përdoret për funksione ushtarake, bombardime dhe misione të shërbimeve sekrete.

Aeroplan lodër me telekomandë

"WowWee" mund të jetë lodra e parë me telekomandë që do të përdorë krahë me rrahje në vend të një helike për të fluturuar. Trupi i kësaj lodre i përbërë nga fibra karboni e bën atë super të lehtë, por gjithashtu të fortë sa duhet për të mos u thyer nëse bie në tokë aksidentalisht.

Robot shtëpiak

Ajo çfarë e bën robotin "Domo" të veçantë është aftësia e tij për të njohur njerëzit, për të krijuar përshtypje dhe për të reaguar ndaj mjedisit që e rrethon. Ky robot mund të të përkëdhelë duart nëse e prek dhe mund të marrë një filxhan për ta vënë në banak. 

Robot që heq barërat e këqija

Roboti "Hortibot" që është krijuar nga një ekip shkencëtarësh danezë do u kursejë mjaft lodhje fermerëve. Ai është krijuar enkas për të hequr farërat e këqija. Ai lëviz nëpër fushën e mbjellë dhe është i pajisur me një kamera që e mban në vijë të drejtë dhe identifikon barërat e këqija.

Stacione hapësinore furnizuese

Është e vështirë të gjendet një stacion karburanti në hapësirë, por ama është e lehtë të gjendet metani, i cili ndodhet me bollëk në shumë planetë dhe në hënë. NASA po planifikon që të përdorë raketa të mbushura me metan dhe në të ardhmen sondat mund të marrin karburant përgjatë rrugës.

Aparat fotografik me teleskop

Teleskopët hapësinorë siç është "Hubble" janë të qartë dhe të mprehtë, por kushtojnë shumë. Aparati fotografik "Lucky Camera" punon me lente teleskopi dhe në tokë. Ai shkrep deri në 20 imazhe për sekond, përzgjedh më të mira dhe i kombinon ato në një foto shumë cilësore. Ai do dalë në masë në vitin 2009.

Syze me titra

Studiuesit në universitetin e Madridit "Carlos III" kanë shpikur një mënyrë për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga dëgjimi i dobët dhe që duan të shohin televizor, "syze me titra". Këto syze kanë anash një aparaturë, e cila e kap tekstin dhe e përkthen atë në titra.

Jastëk me dritë

Shumë njerëz e urrejnë zilen e alarmit të mëngjesit. Kjo është arsyeja pse Eoin McNally dhe Ian Waltson kanë krijuar jastëkun me dritë. Ky lloj jastëku nuk përdor asgjë tjetër përveç dritës për të bërë zgjimin e një personi në mëngjes. Ai lëshon dritë në mënyrë graduale duke imituar dritën e diellit. 


Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama