Ndaj edhe mbreme, ariet e interpretuara per dekada ne skene nga Maria, ushtuan edhe ne skenen shqiptare te operes, duke kujtuar edhe ketu sopranon e perbotshme, e cila fitoi dashurine e publikut edhe ne skutat me te errta te botes. Enkas nga Greqia, ne skenen shqiptare per kete mbremje te vecante kujtimi, erdhi nje soprano e njohur ne shtetin helen, Mata Katsuli, e cila nxitoi te rrefeje: “Nuk dua te me krahasoni me diven e muzikes operistike, pasi s’ka aspak vend per nje krahasim te tille. Thjesht, jam e lumtur qe isha ne skenen tuaj per te interpretuar disa prej arieve boterore, qe Kalas i ngjiti ne skene me aq dashuri”. Publiku i operes mbreme mundi te shijoje prej sopranos Katsuli, arie nga Donizetti, Verdi, Rossini, Bellini me kryeveprat e tyre “Traviata”, “Berberi i Seviljes” apo edhe “Casta Diva”. Kompozitore qe Maria Anna Cecilia Sophia Kalogeropoulos, e njohur me emrin artistik Maria Kalas, i interpretoi gjate jetes se saj. Nje koncert ky, bashkepunim i Ambasades te Greqise ne Tirane me Teatrin e Operes dhe Baletit.
Lindi me 2 dhjetor 1923 dhe me 16 shtator te vitit 1977, njerezit qe punonin per te gjeten ne apartamentin e saj ne París, trupin e pajete te María Kallas, kur ajo ishte vetem 54 vjece. Vdiq, sipas gjasave, me nje emboli pulmonare, nderkohe qe kohet e fundit ajo merrte shume simulante. Dashuria e madhe e jetes se saj do te ishte Aristóteles Onassis, qe e braktisi per Zhakline Kenedin (Jacqueline Kennedy), e cila pas vdekjes se John F.Kennedy, u be vejusha me e deshiruar, nderkohe qe nga 20 tetori ‘68-te, do te ishte gruaja e manjatit grek. A.Y
Marre nga : Gazeta Koha Jone











