Bluza dhe taka per mbretereshat e Versace

Bluza dhe taka për mbretëreshat e Versace

Janë rroba të pikturuara me dorë, të mbushura me lule gjigande. Sfilata e Dolce & Gabbana mbyllet me një pasarelë triumfante veshje mbrëmjesh, e cila manifeston pasionin e ri dhe tronditës për artin bashkëkohor të dy stilistëve. Të frymëzuar nga një udhëtim në Nju Jork ku dhe kanë zbuluar fenomenin, i cili po bën që të rilindë Chelsea, lagjia e artistëve. Stilistët kanë vendosur të bëjnë një revolucion në modën e tyre. Si? Duke realizuar veshje që janë pak a shumë “piktura“, vepra arti të vërteta, në një edicion të limituar. Funde me kurora lulesh dhe këmisha janë të pikturuara me duar. Penelata abstrakte alternohen me degë lulesh me ngjyra sensuale dhe të forta. Dhe këpucët janë vepra artistike, me taka trullosëse. Vera e ardhshme për femrën Dolce & Gabbana do të jetë më sensuale dhe më seksidhe pse në butiqet e dy stilistëvefustanet e tjerë, ato që bëjnë që trupi të duket i mbrekullueshëm, janë best sellër-at e tyre, bashkë me xhinset. Zhvillimi artistike i Dolce & Gabbana është pëlqyer, duartrokitjet kanë qenë të shumta, duke përfshirë dhe ato të Naomi Campbell, e ulur në radhën e parë si e ftuar. Janë të shumtë stilistët që kanë përvetsuar magjepsjen e pop artit. “ ky fenomen ka një arsye të caktuar- shpjegon Laura Biagiotti- sot njerëzit kërkojnë emocione dhe e kërkojnë në galeritë e artit. Ja pse unë kam krijuar rroba të lyera me bojë vaji“.

Këpucët

Elgeante dhe të gjalla me lojëra gjeometrike, këpuca e Santoni Pellami- t, të mrekullueshme, taka të larta dhe ngjyra të ndezura

Canta

Mban firmën e Mandarina- s , e dobishme, plot me xhepa. E projektuar për të dhënë fantazi, për tu mbajtur gjithmonë me vete.

Xhaketa

Lapo Elkan , i cili prezanton 12 të tilla. Me astar të përbërë nga fibra alumini

Sandalja

Është firmosur Pucci. Një sandale bizhu perfekte për tu veshur me xhinse dhe komplete shumë ngjyrëshe

Fendi

Efektromantike për femrat e Fendi i thyer nga dizenjo gjeometrikë

Max Mara

Linja të reja, më pak klasike për Max Mara e cila luan me përmasat

Biagiotti

Bardh e zi përkhar argjendit, ja zgjidhjet e Laura Biagiotti

Les Copains

Një rikthim në vitet ‚70

Feminiliteti i kujdesur mirë i jep forcë imazhit dhe krijon fuqi. Stilisti pyet pse politikat nuk i kushtojnë shumë vëmendje look-ut

Bluza dhe taka për mbretëreshat e Versace

Hillary clinton, por edhe angela Merkel, kancelarja gjermane dhe princesha e bukur Rania e Giordanë- s. Ccfarë i bashkon këto tre gra të famshme, por kaq të ndryshme mes tyre? Përgjigja jepet nga Donatella Versace : “ Është fuqia, forca e tyre dhe vendosmëria“. Për to dhe për gratë që janë në vende ku japin komanda Versace u dedikon koleksionin, i përbërë nga rroba të thjeshta dhe të rafinuara, linerae, ku mungon dekori, por që nuk kalojnë pa u vënë re dhe kjo për shkak të perfektësisë së tyre. Donatella Versace ka dashur tu dërgojë një mesazh grave që kanë fuqi “ ushtrojeni, por me stil“. Mjaft më me veshjet gri dhe mashkullore, jo takave të ulëta dhe syzeve optike kur jeni larg televizionit. Gratë lodhen për të fituar fuqinë dhe kue e kanë duheta ta mbajnë fort, duke përdorur trurin, por pa lënë pas dore imazhin. Dhe atëherë, dritë jeshile për një aspekt të bukur, me syze ku bie në sy rimeli i qerpikëve, këmbë të mbuluara nga ccorape të zeza. Pjesët e forta të garderobës qëDonatella Versace ka dizainuar për femrat e saj që kanë fudi, janë tre.

Xhaketa, mbi të gjitha me shpatulla të përshtatura pas trupit dhe një fustan i linjës së butë, të afta për të krijuar silueta . dhe e gjithë kjo duhet të vishet me sandale të larta. Për të dhënë një imazh më të butëkëtyre grave Donatella Versace ka përdorur mëndafshe , të trajtuara në mënyrë të tillë për të qenë të buta dhe të përshtatshme me takat, duke humbur kështu ccdo gjurmë ashpërsie. “Me ëmbëlsinë mund të pushtohet bota“ kjo është teoria e Donatella Versace e cila për mbrëmjen , ka ngjitur mbi pasarelë fustaneme prerje spektakolare në shpinë të përshkruara nga dekore si ato të artit antik turk, nga të njëjtat stile janë frymëzuar dhe stampat e këmishave, me gjeometri otomane. Versacce vlerëson rrobat me feminilitet të madh, të përshtatura me ccanta me dimensione të mëdha, në të cilat një grua mund të marrë me vete gjithë shtëpinë. “ për një grua, veshja është një aspekt i rëndësishëm, jashtë kush bën politikë apo mban poste të rëndësishme është e vetëdijshme për këtë, ndërsa në Itali ajo që vishet ka më pak rëndësi. Mëkat. Pasi gjykimi i njerzve është kompleks dhe nuk është i influencuar vetëm nga ajo që thuhet, por edhe nga mënyra si thuhet dhe ccfarë ka veshur ai që e thotë“. Dhe për ta përfunduar Donatella Versaceb shton “ për të pasur një garderobë të bukur nuk tregon mendjelehtësi, por maturitet“.

Fantazi

Një aspekt i ri dhe për gratë me fuqi. Grija serioze perëndon për ti lënë vendin fantazisë shumë ngjyrëshe, pa lënë kurrë pas dore tualetin. Të hapura dhe stampa në këmishat me gjeometri otomane

Canta

E stërmadhe, për të mbajtur në të gjithë shtëpinë dhe për një udhëtim të shkurtër pune.

Marre nga : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama