Autorja, njekohesisht edhe mike prej dekadash me "Ollgen" e dashur te shqiptareve, ka zgjedhur qe perkrah emrit te saj te shkoje fjala "Kryezonje e skenes". Duke e shnderruar kete ne nje liber-homazh per aktoren - gur themeli e Teatrit Kombetar.
Pritet qe pas fjales se hapjes nga Kristaq Skrami, drejtor i TK-se, te percjellin kujtime e vleresime nga personalitete te artit, kultures, skenes dhe filmit, bashkepunetore dhe miq te artistes, si edhe nje prej personaliteteve me te njohura te hapesires mbareshqiptare, shkrimtari Adem Demaci. Ndersa ne parathenien e librit te saj, gazetarja Zenepe Luka shkruan se "ka qene nje perpjekje e hershme per te shkruar kete liber, qe ka nisur nga regjisori Anton Pano dhe deri tek artisti i mirenjohur, Vangjush Furrxhi, por pata fatin e madh, qe une gazetarja, mikesha e artistes prej nje cerek shekulli, te realizoj endrren e tyre. Ishte nje perpjekje e dyfishte e imja, qofte si shkrimtare, ashtu edhe me pergjegjesine e Fondacionit Kulturor Mbarekombetar "Nermin Vlora Falaschi", qe ne statutin e tij ka qellim edhe botimet per grate e shquara te Kombit". Dhe eshte pikerisht libri "Violeta Manushi, kryezonja e skenes", ai qe cel siparin e ketyre botimeve.
Marre nga : Gazeta Koha Jone











