“Mendoj se ka mundësi që deri në pranverë të vitit të ardhshëm të miratohen ligje rreth ngrohjes globale. Miratimi i ligjeve të tilla deri në vitin 2010 është i paevitueshëm”.
Protokolli i Kiotos është marrëveshja e parë ndërkombëtare në përpjekje për pakësimin e gazrave që kanë ndikim në ndryshimet klimatike. Administrata e Presidentit Bush e ka quajtur këtë marrëveshje të padrejtë sepse ajo nuk parasheh që edhe vendet në zhvillim të premtojnë uljen e gazrave të dëmshëm.
Udhëheqës shtetesh dhe përfaqësues nga më shumë se 150 vende do të takohen këtë javë në Nju Jork për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm për të luftuar ngrohjen globale. Më pas Shtëpia e Bardhë do të organizojë një takim të nivelit të lartë me udhëheqësit e vendeve që njihen si ndotësit më të mëdhenj të mjedisit.
Megjithëse e nënshkruan, Shtetet e Bashkuara nuk e ratifikuan kurrë protokollin e Kiotos, traktati global i Kombeve Bashkuara mbi ngrohjen globale. Elliot Dirinxher, drejtor i Strategjive Ndërkombëtare për ndryshimet klimatike pranë qendrës kërkimore “Pew”, tha në një konferencë shtypi këtë javë në Uashington se udhëheqësit botërorë presin që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol drejtues në këtë çështje.
“Ata po vijnë me shumë shpresë. Por, disa prej tyre janë skeptikë dhe dëshirojnë të sigurohen se nisma amerikane nuk do të pengojë përpjekjet për të filluar negociata formale mbi çështjen e ngrohjes globale”.
Protokolli i Kiotos është marrëveshja e parë ndërkombëtare në përpjekje për pakësimin e gazrave që kanë ndikim në ndryshimet klimatike. Administrata e Presidentit Bush e ka quajtur këtë marrëveshje të padrejtë sepse ajo nuk parasheh që edhe vendet në zhvillim të premtojnë uljen e gazrave të dëmshëm.
Presidentja e qendrës “Pew” për Ndryshime Klimatike Globale Eileen Claussen thotë se edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndonjë mandat federal për të ulur gazrat, shumë shtete amerikane kanë ndërmarrë nismat e tyre për uljen e nivelit të këtyre gazrave. Ajo thotë gjithashtu se në kongresin amerikan janë paraqitur për këtë qëllim një numër projektligjesh, të cilët janë përkrahur nga të dyja partitë si dhe nga bizneset amerikane.
“Mendoj se ka mundësi që deri në pranverë të vitit të ardhshëm të miratohen ligje rreth ngrohjes globale. Miratimi i ligjeve të tilla deri në vitin 2010 është i paevitueshëm”.
Me kufizime të tilla vendet në zhvillim do të jenë të detyruara të ndjekin këtë rrugë thotë Elliot Dirinxher i qendrës “Pew”. Ai thotë se me një perspektivë të tillë Shtetet e Bashkuara kanë një rast të mirë për të qëndruar aktive në negociatat ndërkombëtare.
“Kjo, sepse ne duhet të sigurohemi që edhe vendet e tjera me ekonomi të zhvilluara do të bëjnë përpjekje të ngjashme për mbrojtjen e mjedisit. Këtë duhet ta bëjmë edhe për hir të konkurrencës. Pra, mendoj se do ta shohim që është në interesin tonë të luajmë rol udhëheqës për hartimin e një projekt-traktati ndërkombëtar në këtë fushë”.
Dirinxher thotë se shpreson që takimet e javës së ardhshme do të forcojnë angazhimet ndërkombëtare për të luftuar ngrohjen globale dhe do të përgatisin terrenin për marrëveshje shumëpalëshe në konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi ngrohjen globale që do të mbahet këtë vit në Bali të Indonezisë.
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për klimën në Montrealin kanadez ka arritur një marrëveshje të rëndësishme lidhur me masat për mbrojtjen e shtresës së ozonit. Përfaqësuesit në konferencë nga 191 vende nën patronazhin e programit të Kombeve të Bashkuara për klimën ranë dakord për heqjen dorë nga përdorimi i fluorokarboni më parë nga sa ishte planifikuar. Sipas marrëveshjes, vendet e industrializuara do të ndërpresin përdorimin e lëndës së dëmshme për shtresën e ozonit në vitin 2020, ndërsa vendet në zhvillimin në vitin 2030. Në protokollin e Montrealit të vitit 1987 ishin parashikuar përkatësisht vitet 2030 dhe 2040. Përfaqësuesja e BE-së në negociata Marianne Wennig tha se marrëveshja është një hap vendimtar në luftën kundër ndryshimit të klimës.
Qeveria federale gjermane përshëndeti vendimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën të marra në Montreal. Marrëveshjet e arritura në qytetin kanadez janë të rëndësishme për mbrojtjen e shtresës së ozonit tha ministri gjerman i Mjedisit Sigrit Gabriel. Përfaqësuesit në konferencë nga 191 vende nën patronazhin e programit të Kombeve të Bashkuara për klimën ranë dakord për heqjen dorë nga përdorimi i fluorokarboni më parë nga sa ishte planifikuar.
Marre nga : Gazeta Metropol











