Nje zeber pikaloshe

Një zebër pikaloshe

Vjeshta 2007 prezanton në pasarelat e emrave më në zë një gërshetim të veshjeve të vijëzuara – fustanë, funde, bluza, pulovra të lehta, pantallona, këpucë dhe çanta – të të gjitha tipeve; horizontale, vertikale, në bardh e zi, me ngjyra, marinar apo në miniatura.

Përkrah tyre, të paperëndueshmet pika: të vogla si pikla shiu, diskrete dhe elegante për veshje të rëndësishme, por edhe të stërmëdha dhe të zhurmshme për ditët e gëzuara dhe gjithë diell buzë detit. Por mos harroni: Për të mos u humbur nga vëmendja janë edhe balerinat dhe nallanet brenda të njëjtit stil.

Marre nga : Revista Jeta


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama