10 aeroportet me te mira ne bote per vitin 2007

10 aeroportet më të mira në botë për vitin 2007

Instituti për kërkimet në fushën e udhëtimeve ajrore, "Skytrax", ka publikuar dje një listë me aeroportet më të mira në botë. Numri një në listë, sipas votave të udhëtarëve e pasagjerëve të kombësive të ndryshme, rezulton të jetë ai i Hong-Kongut.

Duke i hedhur një sy të shpejtë listës, vëren se pesë ndër dhjetë aeroportet më të mira të botës ndodhen në Azi. Ai i Hong-Kongut listohet i pari, duke lënë më pas atë të Seulit e të Singaporit. Në vendin e katërt ndodhet aeroporti i Munihut në Gjermani, i pasuar nga ai i Kuala Lumpurit të Malajzisë. Më pas vazhdojnë me radhë ai i Cyrihut në Zvicër, i Amsterdamit në Holandë, i Vankuverit në Kanada, i Osakës në Japoni, ndërsa renditjen e dhjetë më të mirëve e mbyll aeroporti i Madridit në Spanjë. Duket disi e Ä"uditshme, por nga kontinenti i Amerikës, në këtë listë është futur vetëm ai i Vankuverit, pra një aeroport nga Kanadaja, duke mos i hapur rrugë asnjërit prej aeroporteve amerikane, si shteti më i fuqishëm në botë. Instituti i kërkimeve në fushën e udhëtimeve ajrore me qendër në Londër, i njohur me emrin "Skytrax", e ka publikuar këtë listë, duke u bazuar në mbledhjen e një numri prej 7,8 milionë formularësh e pyetësorësh të plotësuar nga pasagjerët ndërkombëtarë në një hark kohor prej 11 muajsh e të shpërndarë në mjediset e 170 aeroporteve ndërkombëtare.

Cfare binte në sy më shumë te fituesi, pra te aeroporti i Hong-Kongut: restorantet e këndshme, si dhe rregulli e korrektësia gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit. Në faqen zyrtare të institutit "Skytrax", thuhej ndër të tjera edhe se: "...për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni të dhënies së Ä"mimit për aeroportet më të mira në botë, vendi i dytë i jepet në të njëjtën kohë dy aeroporteve: atij të Seulit ‘Incheon‘ dhe atij të Singaporit, ‘Changi‘". Më tej aty thuhet që "studimi i këtij viti provoi se lufta mes aeroporteve për standarde ishte shumë e fortë. Kur intervistat mbaruan dhe analiza e të dhënave kishte përfunduar, ne menduam se tashmë do të kishim gati renditjen klasike të tri më të mirave. Por një rezultat i tillë këtë vit ishte i pamundur. Pas një periudhe shtesë për rishikimin e rezultateve, aeroporti i Hong-Kongut rezultoi si fituesi sovran, duke zënë vendin e parë, i pasuar si asnjëherë tjetër nga dy aeroporte që zunë vendin e dytë. Hong-Kongu ka qenë një fitues i vazhdueshëm i anketës sonë, dhe rikthimi i tij në krye të listës gjatë këtij viti është një ‘kurorë me lule‘ për cilësinë në shërbime që ai ofron e stafin e tij të përkushtuar, duke e kombinuar atë me aspekte të tjera funksionale që e bëjnë një aeroport të ketë efikasitet e qëndrueshmëri në renditje", tha ndër të tjera me këtë rast edhe Edward Plaisted, kreu i institutit në fjalë. Për sa i përket Evropës, aeroporti i Munihut mbetet për pasagjerët më i miri, duke zënë vendin e parë në renditjen kontinentale dhe të katërtin në botë. Aeroporti i Cyrihut është një tjetër aeroport që ka avancuar në renditje, duke rezultuar i dyti në kontinent e i pesti në rang global për vitin 2007. Sondazhi i pasagjerëve të linjave ajrore kryhet Ä"do vit nga organizata për kërkimet në fushën e aviacionit, "Skytrax", dhe kulmon në kohën kur bëhet dhe shpallja e Ä"mimeve për aeroportet më të mira në botë, të njohura me emrin "World Airport Awards". Gjykimet finale të pasagjerëve përfshijnë mbi 40 kategori cilësie nga sferat e prodhimit e të shërbimeve, të tilla si pastërtia e terminaleve, efikasiteti i stafeve dhe sjellja e tyre, sistemi i sinjalizimit e ndriÄ"imit të terminaleve, rrjetin e dyqaneve, të restoranteve, shërbimet e internetit etj. Procedurat e sigurisë dhe ato të kontrollit të emigracionit të paligjshëm që kushtojnë kohë pritjeje e radhë të gjata e të bezdisshme ndonjëherë, ishin gjithashtu një nga faktorët vendimtarë që përcaktuan fituesit.


Top Ten - 2007
Lista e më të mirëve
1. Hong Kong Int‘l Airport
2. Seoul Incheon Airport
Singapore Changi Airport
4. Munich Airport
5. Kuala Lumpur Int‘l Airport
6. Zurich Airport
7. Amsterdam Schiphol Airport
8. Vancouver Int‘l Airport
9. Kansai Int‘l Airport
10. Madrid Barajas Airport


Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama