Nje imazh i ri per qytetin e gurte

Një imazh i ri për qytetin e gurtë

Apoloni Zbulohet Agoraja e qytetit të lashtë te fusha e sportit Zbulimin e qendrës së qytetit antik e realizoi ekspedita shqiptaro-franceze Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zotit Ylli Pango, Gjirokastra është përfshirë tashmë në prioritetet e qeverisë dhe UNESCO-s dhe qysh prej këtij viti do të kalojë në një proces restaurimi masiv, sipas një logjike të re, duke u përqendruar në një bllok banesash karakteristike. Ndërsa ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, zoti Genc Ruli, njëherësh dhe deputet i këtij qyteti, që së bashku me ministrin Pango prenë shiritin e përurimit në prani të disa qindra pjesëmarrësve, theksoi se plani i menaxhimit të Gjirokastrës ka tani edhe "bekimin" e UNESCO-s dhe shumë shpejt situata e vështirë e rrënimit do t‘ia lërë vendin një ndryshimi dhe vlerësimi të plotë, duke u ndalur në disa nga banesat që përbëjnë "ikonën e gurtë" të Gjirokastrës.

Zyra e re është vendosur në një godinë historike të Qafës së Pazarit, e cila me këtë rast kaloi në proces rijetëzimi të plotë të mjediseve të saj. "Çelja e zyrës për administrimin dhe koordinimin e qytetit-muze të Gjirokastrës u miratua në qershor të këtij viti nga qeveria shqiptare, në kuadrin e disa ndryshimeve në rregulloren e administrimit të qytetit-muze të Gjirokastrës dhe mbi bazën e rekomandimeve të Organizatës së Pasurive Botërore të Monumenteve UNESCO dhe u çel në interesimin e drejtpërdrejtë të ministrit të Kulturës, Ylli Pango", tha për "Shqip" drejtori i kësaj zyre të re, Raimond Kola. Zyra do ta përqendrojë aktivitetin në zbatimin e ligjit të trashëgimisë kulturore dhe rregullores për Gjirokastrën, me synimin që të ndjekë, koordinojë dhe monitorojë çështjet që lidhen me trashëgiminë e restaurimet, si dhe me nxitjen e turizmit familjar e kulturor. Në strukturën e zyrës do të punojnë dy ekspertë, njëri arkitekt dhe tjetri për menaxhimin e zhvillimit të turizmit. Qeveria shqiptare i ka dhënë UNESCO-s një fond prej 1,2 milionë dollarë për ta përdorur në zonën historike të Gjirokastrës. Ministri i Kulturës, Ylli Pango, deklaroi se edhe vetë ministria ka finalizuar financimin e ndërtimit të shtëpisë së lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare dhe objektit arkitekturor të Hanit të Stavros në pjesën e Pazarit të Vjetër. Këto ditë, sipas zotit Pango, në të dyja këto objekte do të nisin punimet.

Marre nga : Gazeta Shqip 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama