Kultura shqiptare pushton kalane e Ulqinit

Kultura shqiptare  pushton  kalanë e Ulqinit

Interpretimi përshëndetës plot mjeshtri i tenorit Kastriot Tusha dhe sopranos Vikena Kamenica në hapjen e këtij festivali krijoi një atmosferë mbresëlënëse te publiku. Festivali i organizuar nga shtëpia e kulturës Ulqin do të zgjasë nga 25 ditë. Aty do të prezantohen pothuajse të gjitha gjinitë dhe llojet e artit, duke filluar nga ekspozitat e pikturës, ekspozitat filmike, interpretimet teatrale si drama, mbrëmje poetike për të vijuar më pas me interpretime këngësh dhe vallesh. Për kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga, ky qytet tashmë, siç shihet dhe nga aktivitetet që zhvillon ka marrë stafetën e kulturës për gjithë shqiptarët, jo vetëm të atyre jashtë trojeve, por dhe për shqiptarët e Shqipërisë. Aktiviteti i zhvilluar në kalanë e Ulqinit, sipas tij, është një domethënie për të treguar se duhet të kthejmë kokën nga historia jonë shekullore.


Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama