Londra shpik muzeun e email-eve

Londra shpik muzeun e email-eve

Po nëse një mendim nuk është shkuar mbi një letër nëse ekziston vetëm në botën e pathyeshme dixhitale si të evitosh humbjen? Dyshimi që torturone kujdestarët e bibliotekës kombëtare britanike ( e cila konsiderohet si më e kompletuara e planetit) rreth email-eve. Posta elektronike bëhet brenda një 10 vjeccari mjeti kryesor dhe i vetëm i komunikimit për pjesën më të madhe të perëndimorëve, duke zëvendësuar letrat, madje dhe telefonatat.

Nëse shumëzojmë numrin e frekuentuesve të internetit në gjithë botën me numrin e email-eve të shkruara nga secili brenda ditës, kapet një shifër marramendëse: qindra milionë, miliarda mesazhe, të cilat për më tepër fshihen menjëherë, ose janë të destinuar, me një përzgjedhje të veccantë, për të mos lënë gjurmë. Tashmë do të lenë. Libraria britanike ka gjetur sistemin për të ruajtur edhe ato, duke krijuar arkivin e parë në botë të email- eve. Qëllimi është të mblidhen një milion të tilla, të ndara në kategori të ndryshme sipas temës: dashuri, humorizëm, protesta, lajme, gafa, mesazhe publicitare e kështu me radhë. Rezultati do të jetë "Email British", një portret i Britanisë se Madhe, përmes email-eve që shkëmbjenë shtetasit e saj. Ky projekt do të jetë një dëshmi e gjallë dhe me vlerë shumë të madhe për studjuesit e ardhshëm. Iniciativa e marrë në bashkëpunim me Mikrosoft-in e Bill Gates, i bën thirrje popullit ti dërgojë librarisë britanike një email të shkruar apo të marrë, mjafton që të mos ketë karakter ofendues( dhe pse fyerjet elektronike janë një kategori minoritare) dhe të mos përmbajë mbiemra, adresa, informacione personale (kjo për të ruajtur privatësinë).

Brenda 24 orëshit të parë pasi u mor kjo nisëm në adresën e librarisë kanë mbërritur me miliona të tilla, mendohet që arkivi i plotë do të jetë pas disa muajsh me objektivin për të mbledhur dhe mesazhe të personazheve të famshëm si shkrimtarja JK Rowling dhe shkencëtari Stephen Hawking. Kjo mendohet të jetë dhe një mënyrë mjaft efikase për të ilustruar gjuhën e veccantë të kësaj forme komunikimi.

Marre nga : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama