Të gjithë e dinë që Beyonce Knowles mbijeton në çdo situatë. Dhe në të vërtetë shumë situata e tregojnë këtë. Por këtë herë nuk ka ndodhur gjë. Shembulli më i fundit është në paraqitjen skenike bërë disa ditë më parë prej saj. Teksa priste që të niste kënga ndërkohë që në sfond ishte vetëm baza muzikore, Beyonce zbriste me delikatesë shkallët. Edhe pse vëmendjen e kishte totalisht, taka i pengohet tek një prej shkallëve te tejdukshme dhe paksa të rrëshkitshme. Nuk e bën aspak veten, madje mundohet të mos e shprehë këtë gjë për asnjë asrye në fytyrë, por brenda pak sekondave e sheh veten të shtrirë në tokë. E kalon me sukses gjithë situatën edhe pse paksa e turpëruar, ku po aq shpejt sa u gjend në tokë po aq shpejt edhe u ngrit.



Marre nga : Gazeta Shqiptare











